Lotaria e re Amerikane/ Ambasada jep këshillat e para. Aplikimet nisin, më 2 tetor, ora 18.00 dhe do të vazhdojnë deri më 5 tetor

501
Sigal

Lotaria e re amerikane, ambasada nxjerr datën dhe Këshillën e parë

Aplikimet nisin më 2 tetor dhe do të vazhdojnë deri më 5 nëntor

Këshilla ime e parë është që të hapni faqen tonë të internetit dhe të lexoni udhëzimet e këtij viti

Së shpejti do të nisin aplikimet për lotarinë amerikane DV-2021. Ambasada amerikane në Tiranë siç është bërë traditë tashmë, ka publikuar sot datën kur nisin zyrtarisht aplikimet dhe afatin sa zgjasin.

Aplikimet nisin më 2 tetor dhe do të vazhdojnë deri më 5 nëntor. Bëhet fjalë për më shumë se 4 javë kohë kur shqiptarët mund të aplikojnë për lotarinë amerikane.

Gjithashtu jep edhe këshillën e parë për të gjithë ata që duan të aplikojnë për këtë lotari.

“Regjistrimet për Programin e Lotarisë DV-2021 do të jenë nga 2 tetor, ora 18:00 deri më 5 nëntor 2019, ora 17:00! Vazhdoni të na ndiqni në Facebook për të marrë këshilla mbi plotësimin e aplikimit tuaj.

Këshilla ime e parë është që të hapni faqen tonë të internetit dhe të lexoni udhëzimet e këtij viti. Ato janë të përkthyera në shqip! Këtu mund t’i gjeni udhëzimet:” shkruan Ambasada amerikane.

Ja kur nisin aplikimet

Të gjithë ata që janë të interesuar për Lotarinë Amerikane Dv 2021 dhe për t’u zhvendosur drejt Shteteve të Bashkuara, bëhuni gati!

Muajin e ardhshëm nisin aplikimet për lotarinë amerikane. “Duke filluar nga data 2 tetor 2019 në mesditë 12:00, Ora Ditore Lindore (EDT) (GMT-4) dhe do të mbyllet të martën, më 5 nëntor 2019, në mesditë 12:00 Ora Standarde Lindore (EST)(GMT-5), ju mund të aplikoni për Lotarinë e Vizës së Shumëllojshmërisë”, thuhet në një njoftim të ambasadës amerikane në Tiranë.

Kjo është periudha zyrtare e Regjistrimit Elektronik për Lotarinë DV-2021

Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve

“Regjistrimi elektronik për lotarinë DV-2021 do të rifillojë të mërkurën, më 2 tetor 2019 në mesditë 12:00, Ora Ditore Lindore (EDT) (GMT-4) dhe do të mbyllet të martën, më 5 nëntor 2019, në mesditë 12:00 Ora Standarde Lindore (EST)(GMT-5).

Aplikantët mund të kryejnë aplikimin elektronik në faqen zyrtare të E-DV, gjatë periudhës së regjistrimit.

Duke filluar nga 5 maji 2020, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2021 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së.

Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre. Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve“, – thotë Ambasada Amerikane.