Kosova kthen në kufi hekur me cilësi të dobët, ndërsa institucionet shqiptare heshtin ndaj fenomenit kriminal

409
Sigal

Kosova kthen në kufi hekur me cilësi të dobët, ndërsa institucionet shqiptare heshtin ndaj fenomenit

 

Në Shqipëri  heshtet teksa vjen hekur me radioaktivitet, pa kontroll, ku e vetmja gjë që kontrollohet, janë disa mostra  betoni  që i merr firma dhe i çon tek institutet e ndërtimit, të cilat masin fortësinë, ndërkohë, që duhet të jenë vetë institutet e ndërtimit, që t’a marrin aty në objekt mostrën, për të bërë analizën, dhe jo që t’ua çojë përfaqësuesi i firmës.

Për herë të parë në Republikën e Kosovës po kontrollohet cilësia e armaturës, me qëllim ngritjen e sigurisë së produkteve në treg, mbrojtjen e konsumatorit, si dhe mbrojtjen e konkurrencës, njoftoi Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), e cila e ka mobilizuar Inspektoratin e Tregut. Ky mobilizim është koordinuar edhe me Doganën e Kosovës, ku me datën 03.06.2021, në pikën kufitare në Vërmicë, inspektorët e tregut kanë marrë nga 5 mostra të produkteve  ndërtimore “shufra çeliku – armaturë φ12mm, të kualitetit B500C”, nga tre importues të ndryshëm.“Mostrat janë testuar në Laboratorin e akredituar dhe për secilën mostër janë testuar nga 8 parametra. Referuar raporteve të lëshuar nga Laboratori i akredituar, rezulton që në të tri ngarkesat është shfaqur jo-konformiteti sipas Standardit EN 10080, prandaj Inspektorati i Tregut, ka marrë vendim që produktet e ndërtimit shufra çeliku – armaturë φ12mm, të mos lejohen të vendosen në tregun e brendshëm, për shkak se të njëjtat nuk plotësojnë kërkesat sipas Ligjit nr. 06/l-033 për Produkte të Ndërtimit, gjegjësisht sipas Standardit përkatës EN 10080”, thuhet në njoftimin e MINT. Sipas kësaj ministrie, produktet e lartpërmendura, të të njëjtit prodhues, nuk lejohet të futen në tregun e brendshëm të Republikës së Kosovës derisa të mos eliminojnë jokonformitetin e përmendur më lartë.“Po ashtu edhe produktet e njëjta (shufra çeliku – armaturë), të cilat importohen nga prodhues të shteteve të tjera, para hyrjes në tregun e brendshëm, do të verifikohen nga Inspektorati i Tregut i MINT. MINT, respektivisht Inspektorati i Tregut, do të vazhdojë me verifikimin e sigurisë së produkteve, në bashkëpunim të ngushtë me operatorët ekonomikë dhe organet e tjera përgjegjëse për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve dhe standardeve në fuqi”.

Cilësia e dobët e hekurit këmbanë alarmi për Shqipërinë

Cilësia e hekurit është një nga elementët kryesorë për mbrojtjen dhe sigurinë e të gjitha ndërtimeve, sidomos ato të objekteve shumë të larta. Pikërisht cilësia e hekurit, mungesa e elementëve kimikë dhe mekanikë të tij nëse nuk kanë cilësinë e duhur të mos lidhen me betonin, të mos bëhet uniformë në mbajtjen e goditjeve të ndryshme, qoftë sizmike apo probleme të tjera të ngarkesave. Nga ana tjetër,  mungon përkulshmëria, elasticiteti, të cilat janë elementë teknikë që më mirë se kushdo tjetër i dinë institutet  e mekanikës së ndërtimit  dhe ato të tjera të specializuara  në këtë fushë. Në Shqipëri heshtet teksa vjen hekur me radioaktivitet, pa kontroll, ku e vetmja gjë që kontrollohet  janë disa mostra  betoni  që i merr firma dhe i çon tek institutet e ndërtimit, të cilat masin fortësinë, ndërkohë që duhet të jenë vetë insitutet e ndërtimit që ta marrin aty në object, mostrën për të bërë analizën, dhe jo që t’ua çojë përfaqësuesi i firmës. Pasi padiskutim që firma do të çojë një mostër me cilësi të lartë. Laborantët e instituteve të ndërtimit  duhet të vihen në punë. Rasti i hekurit është më flagrant, koha tregoi që tërmeti në Durrës dhe Tiranë  dhe rrethe, evidentoi problemet me hekurin, betonin dhe muret. Shumë objekte u shkatërruan pikërisht nga këto mangësi. Ky është një motiv alarmant për të mobilizuar që tek ai që hedh firmën, që nga dogana, pikat kufitare, ata që marrin analizat tenknike duhet të mbajnë përgjegjësi për problematikat që pasojnë këtë lloj papërgjegjshmërie. Kontrollet e menjëhershme të garantojnë qytetarët, blerësit  për sigurinë në pallate, duke qenë se në raste dëmtimi nuk penalizohen vetëm qytetarët që banojnë në ato apartamente, por rrezikojnë dhe objektet përreth.

Pse hesht qeveria shqiptare, kush janë oligarkët që kanë monopolizuar  tregtinë e hekurit ?  Të mos harrojmë që qeveria aktuale,  me shumë pompozitet kërkoi që të merren masa për riparimin e dëmeve gjatë tërmetit, por askush nuk analizoi që në 90% të zonave ku pati ndërtime të cilat u prishën si Kavajë, Tiranë, Durrës, Laç etj.. i kanë drejtuar krybashkiakë të Partisë Socialiste dhe ata janë përgjegjësit kryesorë që sot, u hapën rrugët e këtyre materialeve të pakontrolluara.