Ja lista me emrat sipas qyteteve që përfitojnë nga miratimi i kompensimit për dosjet e reja të miratuara nga ATP
Telegraf zbardh për lexuesit 113 pronarët që marrin paratë për kompensim financiar. Në këtë fazë pronarët do marrin 70% të vlerës së tregut të pronës. Qytetet në këtë listë janë Tianë, Durës, Fier, Vlorë dhe Elbasan.
Telegraf zbardh për lexuesit 113 pronarët që marrin paratë për kompensim financiar. Në këtë fazë pronarët do marrin 70% të vlerës së tregut të pronës. Qytetet në këtë listë janë Tianë, Durës, Fier, Vlorë dhe Elbasan, ku dhe bëhet e ditur numri i zonës kadastrale dhe numri i pasurisë. Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) ka përfunduar procesin e shqyrtimit për njëqind e trembëdhjetë kërkesa, të cilat përfitojnë këstin e parë, të dytë, të tretë, të katërt dhe të pestë të kompensimit në të holla në një total prej 70% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse. Në njoftimin zyrtar thuhet se: Procesi i shqyrtimit të këtyre kërkesave dhe i shpërndarjes së fondit të kompensimit është bazuar në ligjin nr.9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, i ndryshuar, në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.383, datë 19.05.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, i ndryshuar, dhe në vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave, në të cilët është përcaktuar masa e shpërblimit për secilin pronar.
Aplikimi
Për 113 (njëqind e trembëdhjetë) kërkesat ka përfunduar procesi i shqyrtimit nga ana e ATP-së, ka rezultuar se dokumentacioni i tyre është në përputhje me kriteret e përcaktuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 383, datë 19.05.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, i ndryshuar. Fondi financiar që shpërndahet nga ATP është në vlerën: 247 062 129,76 (dyqind e dyzet e shtatë milion e gjashtëdhjetë e dy mijë e njëqind e njëzet e nëntë presje shtatëdhjetë e gjashtë) lekë.