Kazinoja “Manastirliu” dhe enigma e kapitalit 19 milionë E

1332
Sigal

Kazinoja “Manastirliu”, nisi punë me 2 milionë Euro regjistrim fillestar në QKB-ë dhe 19 milionë Euro kapital. Ku i gjeti?
Dokument për SPAK-un/ Ky koncesion u publikua më 4 gusht 2019, por që u shpërfill nga dyshja Arta Marku e Donika Prela. Pas 9 muajsh, PD-ja e mbetur pa alternativë, ri-publikoi një skandal, të denoncuar më herët lidhur me biznesin monopol të ministres Ogerta Manastirliu, “Kazino elektronike në hotele me 5 Yje”. Këtë biznes me afat për 5 -vite, ministrja e 104 milionë Eurove tendera, ilaçe, pajisje e rikonstruksione spitalore, në 2 vite, e ka maskuar pas emrit të vëllait të saj, Alban Manastirliu dhe kunatit ekspert kontabël T. Gjini. Fillimisht koncesioni “Kazino elektronike”, punoi me logon e firmës “V.L.T-ALBANIA” 100% në pronësi të motër e vëlla Manastiriliu, pastaj si pjesë e biznesit “APEX-AL”, me administrator “mikun e shumë punëve”, Altin Kundraxhiu, ku aktualisht kanë nga 33.33% të kapitalit. Qysh prej datës 20 maj 2020, kjo kazino elektronike monopol, është licencuar me afat 10 -vite dhe vepron e do të veprojë për lojëra fati në “Hotele me 5 Yje”, të cilët sipas licensës së AMLF-së, janë të detyruar të pranojnë vetëm këtë kompani.
Për të humbur gjurmët e pronësisë së ministres, kazinoja monopol po ushtron aktivitet, me emrin e rilindur “ADRIA ENTERTAINMENT sh.a.”, ku administrator është Alban Manastirliu, Kryetar Bordi është Altin Kundraxhiu, ndërsa anëtar bordi, janë familjarë të tyre; njera kunata e ministres së ilaçeve.
Plus dy fakte për t’u denoncuar
Biznesi monopol kazino elektronike “ADRIA ENTERTAINMENT sh.a.”, ushtron aktivitet edhe në këto 9 shtete: Serbi, Bosnje, Rumani, Bullgari, Moldavi, Kroaci, Maqedoni, Kosovë e Mali i Zi; licencuar pas një CV-Biznesi me vlerësim “Shkëlqyer”, dhënë nga tatimet, Autoriteti Mbikqyrjes Financiare, Drejtoria parandalim-Pastrimit të Parave në Shqipëri dhe shoqatë lavatriçja “Biznes Albania” e Luan Bregasit. Ky biznes kazino, me ortakëri 66.66% pronësi e Ogerta Manastirliut e vëllait të saj, ka nisur aktivitetin me 2 milionë Euro regjistrim fillestar në QKB-ë, dhe me 19 milionë Euro kapital të deklaruar. Është detyrim ligjor i Prokurorisë së Përgjithshme dhe SPAK-ut, të nisin hetimin dhe gjurmojnë aktivitetin kazino “Manastirliu” në këta 9 shtete, e në Shqipëri; dhe indicien e shpërfillur nga dyshja Arta Marku e Donika Prela, në muajin gusht 2019 kur u publikua. Ta hetojnë jo për kuriozitet e statistikë, por për të zbuluar, se ku i paskan gjetur ministrja Ogerta Manastriliu e vëllai i saj; këto 2 milionë Euro “çek” për regjistrim-deklarim fillestar në QKB-në dhe 19 milionë Euro kapital që kanë.