Kardhiq-Delvinë, shpallen fituesit për lotin e fundit, oferta 2.37 miliardë lekë

1118
Sigal

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar fituesit e procedurës së prokurimit për lotin e fundit në aksin Kardhiq-Delvinë. Bëhet fjalë për lotin 6, i cili mbyll ciklin e tre procedurave të zhvilluara përgjatë këtyre muajve. Oferta fituese ka ardhur nga “Agbes Konstruksion shpk & Arbëria shpk” me adresë: Sheq i madh, Fier, me një vlerë 2. 37 miliardë lekë  lekë pa TVSH. Në garë kanë marrë pjesë edhe tre kompani të tjera si “Geci sh.p.k”, “GPG Company sh.p.k”  të cilët janë s’kualifikuar dhe “Vëllezërit Hysa” që nuk kanë paraqitur dokumentacionin e nevojshëm per kete procedure . Më herët gjatë shtatorit Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se kishte shpallur fituesit për lotin 5 dhe 4 të kësaj rruge përkatësisht kompania “Alb-star” me një ofertë 1.8 miliardë lekë dhe Cobial sh.p.k dhe Gjoka Konstruksion me 2.38 miliardë lekë. Në total sipas ofertave të shpallura fituese rruga pritet t’i kushtojë buxhetit të shtetit pak më shumë se 6.6 miliardë lekë apo rreth 51 milionë euro (1 euro=127 lekë) pa përfshirë këtu edhe Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Rruga Kardhiq-Delvinë ka një historik të gjatë zvarritjeje me punimet që nisën në vitin 2008 por që nuk përfunduan plotësisht aksin. Sot janë vetëm 14 kilometra punime të mbetura të cilat do të ndërtohen në vijim përmes tre kontratave që ARRSH ka lidhur dhe është në proces me kompanitë private të shpallura fituese. Fillimisht projekti u mendua të kalohej si pjesë e paketës një miliardë por më pas qeveria vendosi që të financonte atë nga buxheti duke shtrirë financimin në disa vite. Nisja zyrtare për punimet e reja në këtë rrugë u bë përmes një ceremonie zyrtare në 30 shtator. Kostoja e lartë e kësaj rruge u argumentua gjatë kësaj ceremonie me faktin se projekti u ribë nga e para, ndërsa tuneli dhe pjesa e fundit që duhet të lidhë Delvinën me Sarandën janë në proces.