Ja universitetet e preferuara për shqiptarët në Evropë

538
graduation
Sigal

Shtohen të diplomuarit shqiptarë në universitetet e Evropës. Ja vendet e preferuara

Studentët shqiptarë janë të prirur gjithnjë e më shumë për të kryer studimet në një nga universitetet e Evropës. Dëshira për të marrë një kualifikim më të plotë e ndihmuar kjo dhe nga cilësia e dobët e arsimit në vendit tonë ka shtyrë shumë të rinj për tu larguar dhe arsimuar jashtë shtetit. Sipas raporteve, Shqipëria ka numrin më të lartë të studentëve që zgjedhin për të studiuar jashtë për 1000 banorë. Teksa edhe numri i shqiptarëve të diplomuar në një nga universitetet e Bashkimit Evropian ka pësuar rritje gjatë viteve të fundit. Instituti Evropian i Statistikave ka bërë me dije se në 2016, janë diplomuar në nivelet Bachelor, cikli i dytë master e doktoraturë 2477 studentë nga Shqipëria, me një rritje prej 7% krahasuar me vitin paraardhës. Sipas Eurostat, në 2017-n kanë marrë një diplomë Bachelor në një nga universitetet e BE-së 1341 studentë shqiptarë, rreth 1038 kanë marrë diplomën për përfundimin e studimeve master, ndërsa 99 persona kanë përfunduar doktoratën.

Italia dhe Greqia, vendet e preferuara nga studentët shqiptarë

Pjesa më e madhe e të diplomuarve shqiptarë kanë studiuar në universitetet italiane, me 67% të totalit. Në vend të dytë renditet Greqia me 112 studentë të diplomuar në 2017-n. Ndërsa më pas renditen, Anglia me 101 studentë dhe Gjermania me 91 studentë. Studentët shqiptarë që kanë zgjedhur të studiojnë në universitetet në vendet e BE-së dhe kandidatet për t’u anëtarësuar në 2016-n janë afërsisht 15,500, sipas Eurostat. Italia ka numrin më të madh të studentëve shqiptarë, ku në 2016-n, sipas të dhënave të Eurostat, studionin rreth 10,724 studentë shqiptarë në universitetet italiane. Në vend të dytë për numrin më të lartë të studentëve shqiptarë qëndron Greqia, ku numri i studentëve shqiptarë të regjistruar në universitetet greke është 1633, sipas Eurostat. Në vend të tretë është Turqia, me 886 studentë. Numri i studentëve shqiptarë që kanë zgjedhur të studiojnë në universitetet e Turqisë është rritur në tre vitet e fundit. Një vit më parë ishin të regjistruar rreth 775 studentë, ndërsa në 2014 ishin 644 studentë.