Ja si Leonidha Çobo gllabëroi 100 mln nga nafta

77

“Bankers Petroleum” padit për korrupsion zëvendësdrejtorin e  Përgjithshëm

Leonidha Çobo ka qenë një prej personazheve kryesorë të “Bankers Petroleum” gjatë viteve të fundit. Emri i tij ishte i pari në listën e hetimit të Prokurorisë së Fierit, pas shpërthimeve që ndodhën në puset e Marinzës, në Prill 2015. Por ditët e fundit ai po lakohet nga nga kompania “Bankers”, e cila me anë të një letre të hapur drejtuar qeverisë, kryeministrit Rama, presidentit Meta, liderit të PD-së Basha, si kryeprokurorit Çela dhe kreut të SPAK Kraja, kërkon hetimin e Çobos për abuzimet e tij.

Kompania “Bankers” shkruan në këtë letër se “Z. Çobo është në hetim nga prokuroria Fier për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh, vjedhje duke shpërdoruar detyrën, dhe nën hetim se bashku me z. Calabro nga prokuroria e Romës, Itali i dyshuar për veprën penale të korrupsionit”.

Gjithashtu “Bankers” ka paditur atë për shkelje të klauzolës së konfidencialitetit duke shkaktuar dëme të mëdha financiare kompanisë në treg.

“Kështu që çdo tentim i Z. Çobo për t’u zhvendosur në një nga vendet ku ai ka depozituar para duhet të konsiderohet nga organet ligjzbatuese, si një tentative për t’u mos përballur me drejtësinë në Shqipëri dhe për të humbur gjurmët”, thuhet në këtë letër.

Parajsa e krijuar nga Çobo me firmën e vëllait dhe të gruas

“Bankers” pretendon se në vitin 2015 llogaria bankare e Çobos regjistronte një balancë prej  9,675,147,952 lekë. Sipas tyre ia ka përdorur qëllimisht disa llogari bankare që të qarkullonte paranë cash që të mos evidentohej pasuria e tij, duke pretenduar se një pjesë e saj është me burim kriminal, duke përdorur lëvizje investimesh ai ka lehtësuar pastrimin e parave duke krijuar depozita të mëdha parash ashtu siç ka vepruar me llogarinë e tij bankare në Kanada.

Sipas denoncimeve Çobo ka marrrë pagesa komisionesh rregullisht deri  në 200,000 USD në vit. Sipas fakteve “MAB OIL lid” ka mbuluar edhe shpenzime personale për z.Çobo për lidhjet e tij të ngushta (jo lidhje gjaku) me qëllime transferimi në Itali. Kompania “Bankers” e cilëson si një alarm dhe që kërkon investigim ndërkombëtar abuzimesh. Një ndër skemat e përfitimit është edhe nëpërmjet kompanisë  “TEA CO shpk”, ku pas saj është “Sëiss Aproval shpk”, ku pronar faktit, sipas “Bankers”, ka Çobon, e cila shton se kjo shoqëri është blerë nga ai për t’u përdorur si një kontraktor i Bankers, e cila krijoi një qarkullim prej 1,6 Ml EUR që në tre vitet e para te kontratës.

“TEA CO”, është një shoqëri e themeluar nga vëllai i tij dhe po në bashkëpronësi të kunatës se tij, shoqëri e cila ka hyrë në marrëveshje me “Bankers” nën drejtimin e Çobos.

“Në 15 vite të aktivitetit kontraktor, kjo shoqëri ka gjeneruar një xhiro prej 45 milionë euro nga “Bankers”, edhe duke mos pasur asetet e mjaftueshme për të përmbushur këtë aktivitet intensiv të deklaruar.  Bazuar në fakte “TEA CO shpk” ka kryer transferim të parave drejt bashkëshortes së z.Çobo nëpërmjet sistemit bankar duke e bërë këtë një skemë vjedhjeje dhe korruptive klasike duke afektuar shpenzimet e  shoqërisë”, thuhet në denoncimin e “Bankers”.

Vetë Çobo i ka cilësuar si të pavërteta këto akuza, i ka hedhur poshtë, duke e cilësuar si të pavërteta dhe që synon të mbulojnë humbjet “Bankers” gjatë kohës së pandemisë e se kjo kompani ka marrë garanci sovrane nga shteti.

Në 16 prill 2019, “Bankers” shkarkoi Leonidha Çobon nga posti i zv.drejtorit të Përgjithshëm. Ai është në hetim nga prokuroria e Fierit, ndërsa “Bankers” jep alarmin se ai mund të strehohet në Kanada, ku ka dhe pjesën më të madhe të llogarive bankare.