Ja sa rriten pagat e ushtrakëve/ VKM, për shtesat e pagave për oficerët, Nënoficerët, Flotën Ajrore, Tokësore, Detare, policinë kriminale dhe punonjësit e logjistikës. Rritja varion nga 3.000 deri në 60.000 lekë

980
Sigal

Shtesat e pagave për Oficerët, Nënoficerët, ushtarakët aktivë fluturues, të Forcës Tokësore, Detare etj,. Rritja varion nga 3.000 në 60.000 lekë

Ja sa rriten pagat e ushtarakëve të Forcave të Armatosura

Qeveria shqiptare miratoi disa ditë më parë vendimin për rritjen e pagave për disa kategori të caktuara punonjësish. Pas vendimi të Këshillit të Ministrave, u bë dhe publikimi në Fletoren Zyrtarë, në të cilin janë përcaktuar dhe shumat e rritjes së pagave për punonjësit e Forcave të Armatosura. Këto ndryshime i kanë efektet që nga data 1 prill 2019.

– Pagat sipas gradëve në radhët e ushtarakëve aktivë të Forcave të Armatosura variojnë nga 39300 lekë të ushtarakëve të thjeshtë deri në 169500 lekë që merr një Gjeneral lejtnant.

-Shtesat në paga janë parashikuar për kushte të veçanta pune e shërbimi të ushtarakëve aktivë fluturues të Forcave të Armatosura ku përfshihen: Pilotë, inxhinierë fluturimi, inxhinierë bordi, avioni, helikopteri, kontrollor ajror, teknik avioni etj,. Shtesa e pagës për këtë kategori varion nga 10.000 lekë të teknikëve deri në 60.000 lekë për pilotët në skuadrone dhe grupe të helikopterëve në bazën ajrore Farkë të Forcave të Armatosura.

-Rritje të pagave për kushte të veçanta pune e shërbimi përfitojnë edhe ushtarakët në Batalionin e Forcave Speciale dhe Batalionin e Forcave Komando në Forcën Tokësore, ushtarakët e Forcës Detare, ushtarakët dhe sektori i Policisë Kriminale në Policinë Ushtarakë të Forcave të Armatosura. Rritje gjithashtu parashikohet dhe për mjekët, infermierët, komandot, parashutistët e shumë të tjerë. Masa e shtesës për këto kategori punonjësish të Forcave të Armatosura variojnë nga 3000 deri në 15000 lekë.