Intervista për të Përzgjedhurit e Vizave të Lotarisë

1949
Sigal

Aplikimi për vizë turistike në USA, vizita tek të afërmit, vizat B1/B2, sa kohë mund të qëndroni në SHBA kur keni vizë tre vjeçare turistike dhe punësimi. Plotësimi i aplikimit online ose me postë, pagesa, përgatitja për intervistën, rinovimi dhe takimi për vizën   

Pyetje: Të lutem kam një pyetje, Unë jam pajisur me vizë turistike në shkurt të këtij viti, mirëpo mundësia ime për të ikur për vizite në USA është në Gusht, pasi punoj në gjykatë. Dhe vetëm atë muaj kemi pushim, ka problem koha kur iki apo ka afate??? Të lutem pasi dua të pres biletën këto ditë! Ju uroj punë të mbarë!

Përgjigje: Zonjë, patjetër që mundesh në kohën që ti ke zgjedhur. Pushime të mbara!

Këshillat janë si më poshtë:

Kini parasysh që viza turistike ka për qëllim një qëndrim për një kohë të shkurtër në SHBA – Viza turistike NUK është për të jetuar në SHBA dhe as për të punuar atje. Përndryshe, ju mund të gjendeni i papranueshëm sipas ligjit të imigracionit. Në përgjithësi, ju duhet të qëndroni për aq kohë sa ju keni deklaruar në aplikimin tuaj për vizë. Gjithashtu, brenda një viti nuk mund të qëndroni më shumë se gjashtë muaj në total, ose edhe më pak – sipas autorizimit nga oficeri i imigracionit. Me vizë turistike është e ndaluar të punoni në SHBA. Nëse oficeri i imigracionit ngre dyshime që qëllimi juaj i vizitës nuk është turistik, por për punë, juve mund t’ju revokohet viza. Dhe kini parasysh që keqpërdorimi i vizës ndikon edhe tek bashkëkombësit tuaj. Lexoni më poshtë pyetje të shtruara shpesh:

Pyetje: Sa kohë mund të qëndroj në Shtetet e Bashkuara?
Zyrtarët e kufirit të Shteteve të Bashkuara përcaktojnë se sa kohë mund të qëndroni në Shtetet e Bashkuara. Për shumicën e mbajtësve të vizave të vizitorit (B1/B2), koha maksimale e qëndrimit është në përgjithësi gjashtë muaj në një vit kohor. Studentët, vizitorët e programeve të shkëmbimit dhe punëtorët e përkohshëm janë në përgjithësi të pranuar për kohëzgjatjen e statusit (e shkruar “d/s” në pasaportën tuaj). Pavarësisht nga kjo, për të shmangur në të ardhmen problemet me vizën apo me hyrjen në Shtetet e Bashkuara, qëllimi dhe koha e qëndrimit në Shtetet e Bashkuara duhet të jetë në përputhje me çfarë keni thënë në aplikimin për vizë.

Sa kohë mund të qëndroj me vizën B1/B2 në SHBA?

Ambasada e Shteteve të Bashkuara lëshon viza 3-vjeçare. A do të thotë kjo që unë mund të qëndroj në SHBA për tre vite?
Një vizë nuk garanton hyrjen në SHBA, por ju lejon të vini nga jashtë e të udhëtoni në pikën e hyrjes në SHBA dhe të kërkoni leje për të hyrë në SHBA. Zyrtarët e Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit, Departamenti i Sigurisë Kombëtare, kanë të drejtën të japin lejen apo të mos pranojnë hyrjen në SHBA, si dhe të përcaktojnë se sa kohë mund të qëndroni. Ky zyrtar, pasi ju lejon hyrjen, ju vendos një vulë në pasaportë, ku ka ose një datë, ose një shënim D/S (duration of Status). Nëse vula juaj e pranimit ka një datë specifike, atëherë ju duhet të largoheni nga SHBA përpara kësaj date. Për shumicën e vizave të vizitorëve (B1/B2), maksimumi i kohës është zakonisht gjashtë muaj në një vit kohor. Kini parasysh që në përgjithësi nuk lejohet të punosh në SHBA ndërkohë që je me vizë turistike. Për të shmangur probleme të mëvonshme me vizën apo probleme me hyrjen në SHBA, qëllimi dhe kohëzgjatja juaj e udhëtimit duhet të jetë në përputhje me kohën që keni deklaruar gjatë aplikimit tuaj për vizë dhe gjatë intervistës suaj në Seksionin Konsullor.

Kam qëndruar gati gjashtë muaj në SHBA, u ktheva për tre javë në Shqipëri dhe dua të iki përsëri në SHBA, a mundem?
Jo. Një vizë 3-vjeçare nuk do të thotë që ju mund të qëndroni në SHBA për tre vite. Në përgjithësi ju nuk mund të qëndroni më shumë se gjashtë muaj në një vit. Nëse ju e bëni një gjë të tillë, zyrtari i Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit do jua anulojë vizën dhe do ju kthejë mbrapsht. Qëndrimi përtej afatit të lejuar nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare, apo qëndrimi jashtë statusit në SHBA është shkelje e ligjit të imigracionit të SHBA-së dhe mund t’ju bëjë ju të papranueshëm për vizë në të ardhmen.

Pyetje: Çfarë veprimesh duhen kryer për të aplikuar për një vizë turistike në USA dua të vizitoj të afërmit?

Përgjigje: Për të aplikuar për vizë jo-emigrimi (p.sh.: biznes, turist, vizitor, student, punë etj.), ju lutemi të ndiqni hapat e mëposhtëm:

1. Hapi i parë: Plotësoni Aplikimin Online

Secili aplikant, pavarësisht moshës, duhet të plotësojë formularin e aplikimit për vizë jo-imigrimi DS-160 online tek https://ceac.state.gov/genniv/. Gjatë aplikimit, ju do të ngarkoni edhe një fotografi digjitale që i përmbush standardet e Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore. Pasi të keni plotësuar formularin DS-160, printoni fletën e konfirmimit që mban barkodin e aplikimit tuaj. Ju duhet ta sillni këtë fletë konfirmimi kur ju të paraqiteni në Ambasadën Amerikane në Tiranë për intervistën tuaj për vizë.

E RËNDËSISHME: Plotësoni të gjithë informacionin me saktësi në formularin DS-160. Nëse keni përdorur emër ose mbiemër tjetër për shkak të martesës apo për arsye të tjera, ju duhet të vendosni tek DS-160 të gjithë emrat dhe mbiemrat e mëparshëm. Nëse nuk vendosni informacionin e saktë, do të krijohen vonesa në shqyrtimin e aplikimit tuaj për vizë. Formulari duhet plotësuar në Anglisht; për ndihmë ju lutemi lexoni udhëzimet në Shqip (PDF 251 KB).

2. Hapi i dytë: Paguani Tarifën e Vizës

Secili aplikant, pavarësisht moshës, duhet të krijojë një llogari duke përdorur një nga mënyrat e mëposhtme për të paguar tarifën e vizës dhe për të caktuar takimin për vizë:

• Në internet: https://ais.usvisa-info.com/sq-al/niv
Me telefonon në numrin: +355-044-500-037; ose 703-520-2498 nga SHBA;
Me shërbimin Skype nën emrin usvisaalbania.
Pasi të keni krijuar një llogari, bëni pagesën tek banka BKT duke printuar fletën e pagesës nga sistemi (PDF 182 KB) për tarifën e vizës jo-emigruese. Pasi të paguani tarifën ju duhet për të caktoni një takim siç jeni udhëzuar.

3. Hapi i tretë: Rinovim i vizës me postë ose Caktimi i Takimit për Vizë

Nëse ju po rinovoni një vizë që ka skaduar brenda 12 muajve, dhe kjo vizë ishte lëshuar në Tiranë, si dhe ju po aplikoni për të njëjtën kategori vize për të cilën kishit aplikuar edhe në vizën e fundit, atëherë ju mund të mos paraqiteni në Ambasadë për intervistë. Hyni tek llogaria juaj tek https://ais.usvisa-info.com/sq-al/niv dhe përgjigjuni pyetjeve të rinovimit të vizës me postë për të parë nëse kualifikoheni. Këtu do të gjeni një shembull të pyetësorit (PDF 208 KB). Nëse ju nuk kualifikoheni për rinovimin e vizës me postë, atëherë ju duhet të caktoni një takim për t’u paraqitur në Ambasadë. Ju mund të:

• Hyni tek llogaria juaj tek: https://ais.usvisa-info.com/sq-al/niv;
Me telefonon në numrin: +355-044-500-037; ose 703-520-2498 nga SHBA;
Me shërbimin Skype nën emrin usvisaalbania.
Kërkesat për takimet të përshpejtuara për intervistë konsiderohen vetëm në rrethana të kufizuara, dhe mund të kërkohen vetëm pasi të keni plotësuar të gjitha hapat më lart.

4. Hapi i katërt: Përgatituni për Intervistën Tuaj

Ju duhet të sillni dokumentacionin e mëposhtëm a) në intervistën tuaj nëse do të intervistoheni personalisht, ose b) me postë nëse po rinovoni vizën me postë: Pasaportën tuaj; Fletën e konfirmimit të formularit DS-160 që përmban barkodin dhe fotografinë tuaj; Një fotografi me përmasa 5×5 cm; Fletën e takimit për intervistë që printuat nga https://ais.usvisa-info.com/sq-al/niv. Ditë të mbarë!

 

Të Përzgjedhurit e Vizave të Lotarisë – Përgatitja për intervistën

Në qoftë se jeni i përzgjedhur ju duhet të lexoni udhëzimet e mëposhtme se si të përgatiteni për intervistën:

Përpara intervistës tuaj për vizë, ne ju rekomandojmë të rishikoni të dhënat që keni dhënë në aplikimin tuaj fillestar për lotarinë. Sigurohuni që të keni dhënë informacionin e saktë mbi statusin tuaj civil në momentin e aplikimit fillestar. Nëse ju ishit i/e martuar në momentin e aplikimit fillestar për lotarinë, ju duhet të kishit përfshirë bashkëshortin/en tuaj në atë aplikim fillestar (edhe nëse keni qenë në proces divorci). Përjashtim bëjnë rastet kur bashkëshorti është Nënshtetas Amerikan, ose Banor i Përhershëm i Ligjshëm. Gjithashtu, ju duhej të kishit përfshirë të gjithë fëmijët tuaj të pamartuar dhe nën 21 vjeç në momentin e aplikimit fillestar. Me fëmijë nënkuptohen fëmijët tuaj biologjikë, dhe thjeshtrit- fëmijët e bashkëshortit/es tuaj, apo fëmijë që i keni birësuar ligjërisht, pavarësisht nëse jetojnë me ju ose jo. Sigurohuni që ju keni ngarkuar fotografinë e saktë për çdo pjesëtar të familjes në momentin e aplikimit fillestar për lotarinë. Ngatërrimi i fotografive në aplikimin fillestar do të rezultojnë në refuzimin e vizës për ju dhe familjen tuaj.

Mosdeklarimi i bashkëshortit/es ekzistues, apo i fëmijës ekzistues në momentin e aplikimit fillestar për lotarinë do të rezultojnë në refuzimin e vizës për ju dhe familjen tuaj. Çdo tarifë e paguar ndaj qeverisë së Shteteve të Bashkuara për aplikimin tuaj për vizë nuk rimbursohet. Nëse në momentin e aplikimit fillestar, ju nuk keni përfshirë një fëmijë ekzistues, apo një bashkëshort/e me të cilën ishit i martuar (pra, statusi juaj civil ishte “i martuar” në momentin e aplikimit fillestar), atëherë mos vazhdoni me procedurën e aplikimit për vizë. Ju mund të rishikoni kriteret e pranueshmërisë online. Të gjithë aplikantët e lotarisë së Vizave të Shumëllojshmërisë (DV) këshillohen të shqyrtojnë udhëzimet mbi kriteret e kualifikimit të arsimimit dhe punësimit para se të aplikojnë. Aplikanti kryesor (ai që është përzgjedhur në bazë të numrit të aplikimit) duhet të ketë arsimim apo punësim të kualifikueshëm me qëllim që të kualifikohet për një vizë të programit të lotarisë së DV-së.

Arsimimi: Aplikantët duhet të kenë mbaruar arsimin e mesëm me kohë të plotë që është i barasvlershëm me arsimimin në të paktën një shkollë të mesme amerikane (4 vjeçare, me kohë të plotë, arsim i përgjithshëm). Diplomat e shkollës së mesme gjimnaz me kohë të plotë kualifikohen për lotarinë. Shkollat e mesme profesionale me kohë të plotë mund të kualifikohen nëse ato në thelb përputhen me kërkesat thelbësore të një të arsimi të mesëm me kohë të plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vendimi përfundimtar do të merret nga oficeri konsullor në ditën e intervistës për vizë. Diplomat e shkollës së mesme me kohë të pjesshme – pa shkëputje nga puna, shkollat e natës ose ato me korrespondencë, përfshirë programet pesë vjeçare ose programet e gjata (me kohë të pjesshme, pa shkëputje nga puna, shkollat e natës ose me korrespondencë) nuk kualifikohen për programin e lotarisë. Edhe nëse ju keni mbaruar një pjesë të shkollës së mesme në sistemin pa shkëputje nga puna dhe pjesën tjetër në sistemin me kohë të plotë, kjo diplomë nuk kualifikohet për programin e lotarisë. Diplomat universitare kualifikohen për programin e lotarisë së DV-së.

Punësimi: Aplikantët që nuk përmbushin kriterin e arsimimit, duhet të përmbushin kriterin e përvojës në punë për dy vjet në një profesion që kërkon të paktën dy vjet trajnim apo përvojë brenda një periudhe pesëvjeçare menjëherë para aplikimit. Vetëm disa profesione specifike kualifikohen për programin e Vizave të Shumëllojshmërisë. Për t’u kualifikuar për një vizë të lotarisë mbi bazën e eksperiencës së punës, ju duhet të keni brenda pesë viteve të fundit dy vjet përvojë në një profesion që është përcaktuar si Zonë Pune 4 ose 5, e klasifikuar në Përgatitjen Profesionale Specifike (SVP) të vlerës 7.0 ose më lart. Profesionet kualifikuese të DV-së janë të renditura në Bazën e të dhënave të Departamentit të Punës

Pyetje: Familja ime është fituese. Shume po dëgjojmë po lexojmë te ndjekim avokat njerëz te tjerë qe u kanë plotësuar të tjerëve qe kanë ikur. Doja te dija nëse është e nevojshme ta bëjmë diçka të tillë? Janë procedura të vështira sa për ti ndjekur me avokat? Apo t’ju ndjekim ju hap pas hapi?

Përgjigje: Po të lexoni udhëzimet me kujdes nuk është e vështire dhe të plotësoni formularët siç duhet. Për më shumë lexoni kriteret kualifikuese si dhe informacionin shtesë në faqen zyrtare: https://al.usembassy.gov/…/kriteret-kualifikuese-mbi…/ Suksese!