Njerëz që kanë pushtet dhe pasuri marrin vendime sipas interesit të momentit, duke anashkaluar interesin kombëtar
Qytetet tona prej vitesh po zhvillohen mbi një logjikë, që favorizon betonin, asfaltin dhe sipërfaqet e papërshkueshme.
- – Lakmia për fitim, një zhvillim i pakontrolluar, gabimet urbanistike nuk sjellin vetëm dëme materiale, por edhe rrezik real për jetën njerëzore.
- – Ruajtja e një raporti real mes betonit dhe tokës nuk është çështje estetike, por çështje sigurie urbane, mjedisi dhe cilësi jete.
- – Çdo oborr i shtruar me beton, çdo shesh i asfaltuar dhe çdo çati e zhveshur nga gjelbërimi e ul ndjeshëm aftësinë e qytetit për të përthithur ujin e shiut.
- – Çdo oborr i shtruar me beton, çdo shesh i asfaltuar dhe çdo çati e zhveshur nga gjelbërimi e ul ndjeshëm aftësinë e qytetit për të përthithur ujin e shiut.
- – Filozofia e shërbimeve urbane dhe planet rregulluese, edhe kur hartohen, shpesh nuk respektohen.

Nga.ing.Vladimir Marku
Qytetet tona prej vitesh po zhvillohen mbi një logjikë ,që favorizon betonin, asfaltin dhe sipërfaqet e papërshkueshme, në dëm të tokës natyrore dhe hapësirave të gjelbra. Raporti mes betonit dhe tokës nuk ruhet më si një ekuilibër funksional, por si një kompromis formal, që shpesh mbetet vetëm në letra. Çdo oborr i shtruar me beton, çdo shesh i asfaltuar dhe çdo çati e zhveshur nga gjelbërimi e ul ndjeshëm aftësinë e qytetit për të përthithur ujin e shiut. Këtë prishje të raportit mes ujit të shiut dhe betonit mjafton ta shohësh sapo del nga shtëpia. Në pamje të parë, rrjedhja duket e përballueshme, por vetëm 50 apo 100 metra më tutje krijohet përroi i vërtetë, sepse çdo sipërfaqe është e betonizuar. Uji nuk gjen asnjë hapësirë për t’u ndalur, për t’u infiltruar apo për t’u shpërndarë gradualisht. Madje edhe sipërfaqja minimale e tokës rreth pemëve në trotuare është reduktuar në ekstrem, pasi rrugët dhe hapësirat publike projektohen pothuajse tërësisht si sipërfaqe të forta, pa asnjë konsideratë për përthithjen e ujit. Në këto kushte, uji rrjedh me shpejtësi drejt kanaleve, të cilat, pavarësisht se sa shpesh pastrohen, kanë një kapacitet të kufizuar. Këtu nuk analizohet nëse i plotësojnë parametrat kanalet nëntokësore. Kështu, edhe reshjet e zakonshme kthehen në rrezik përmbytjeje. Pastrimi i kanaleve krijon iluzionin e zgjidhjes, por nuk ndalon përsëritjen e problemit. Problemi thelbësor qëndron te filozofia urbane, që e trajton ujin e shiut si mbetje për t’u larguar sa më shpejt, dhe jo si pjesë të ciklit natyror që duhet menaxhuar aty ku bie. Urbanistika bashkëkohore po e braktis këtë qasje dhe po promovon zgjidhje, që rikthejnë balancën mes ndërtimit dhe natyrës: sipërfaqe të përshkueshme, hapësira të gjelbra funksionale, kopshte shiu, çati të gjelbra dhe zona, që lejojnë përmbytje të kontrolluar. Për ta çdramatizuar, një arkitekt më tha që i vetmi qytet ku ruhet plani urbanistik i projektuar në vitet 1920 është Korça, ku ruhet pothuajse në 90%. I lumtë – është qyteti më i bukur, më i vizituar. Ruajtja e një raporti real mes betonit dhe tokës nuk është çështje estetike, por çështje sigurie urbane, mjedisi dhe cilësi jete. Pa këtë ekuilibër, çdo investim në pastrim kanalesh mbetet i përkohshëm dhe çdo përmbytje një paralajmërim për tjetrën. Zgjidhja afatgjatë kërkon ndryshim në planifikim, projektim dhe në mënyrën se si e kuptojmë marrëdhënien mes qytetit dhe ujit. Qyteti nuk mund të vazhdojë të ndërtohet kundër natyrës; ai duhet të mësojë të bashkëjetojë me të, duke i dhënë tokës hapësirën që i takon dhe ujit rrugën që i përket. Meqë ne po mbështetemi tek shoqëria konsumatore dhe jo tek ajo prodhuese, do të ishte mirë që të kishte ligje të tilla që çdo m2 tokë që do ndërtohej të shkonte në referendume të vogla në lagje. Përmirësim real dhe jo në letër.

Uji i shiut, betoni dhe humbja e ekuilibrit urban..!
Debati mbi përmbytjet urbane shpesh reduktohet në një shpjegim të thjeshtë: kanalet janë të bllokuara nga plastikat dhe mbetjet, pa përjashtuar dhe mungesën e optimizimit të parametrave të menaxhimit të baseneve të hidrocentraleve tona. Me këtë nënkuptohet menaxhimi i kapacitetit të baseneve, sasia e reshjeve që bien (dmth. prurjet), shkarkimet e ujit, strategjitë e shitblerjes së energjisë dhe vendimet që varen nga aktiviteti i njeriut. Pa mohuar rëndësinë e pastrimit dhe mirëmbajtjes, ky interpretim mbetet sipërfaqësor dhe shmang thelbin e problemit. Siç thekson edhe Prof. Zydi Teqja, përmbytjet janë më shumë pasojë e një modeli të gabuar urbanizimi sesa e mungesës së pastrimit periodik. Kjo situatë tregon qartë se sot filozofia e shërbimeve urbane dhe planet rregulluese, edhe kur hartohen, shpesh nuk respektohen.

Shembujt janë të përditshëm dhe personalë. Pallati ku jetoj ishte pesëkatësh, është shtuar me një kat tjetër, ndërsa ngjitur me të, vetëm 30 centimetra larg, ngrihet një godinë nëntëkatëshe ngjitur me një tjetër katërkatësh. Ngjitur me kopështin 41 po ngrihet 9-katëshi që do tramaksen fëmijët. Gjejë tokë dhe përshtat ndërtesën në forma nga më të çuditshmet
Ato udhëhiqen nga interesa afatshkurtra, nga lakmia dhe nga një zhvillim i pakontrolluar, ku gabimet urbanistike nuk sjellin vetëm dëme materiale, por edhe rrezik real për jetën njerëzore. Jemi futur në një epokë ndërtimesh pa kriter, ku kullat ngrihen “kuturu”, më shumë për të kënaqur shijet dhe interesat e pushtetit dhe të investitorëve – shpesh më tepër të huaj sesa vendas – sesa për të respektuar mjedisin dhe komunitetin. Ata marrin fitimin dhe largohen, ndërsa qytetit i mbetet llumi, pisllëku dhe pasojat. Shembujt janë të përditshëm dhe personalë. Pallati ku jetoj ishte pesëkatësh, është shtuar me një kat tjetër, ndërsa ngjitur me të, vetëm 30 centimetra larg, ngrihet një godinë nëntëkatëshe ngjitur me një tjetër katërkatësh. Ngjitur me kopështin 41 po ngrihet 9-katëshi që do tramaksen fëmijët. Gjejë tokë dhe përshtat ndërtesën në forma nga më të çuditshmet. Vendime të tilla merren pa ndjeshmëri urbane, sikur hapësira të ishte pa kufi dhe pa pasoja. Njerëz që kanë pushtet dhe pasuri marrin vendime sipas interesit të momentit, duke anashkaluar edhe njohuritë më elementare që mësohen që në fëmijëri: se toka përthith ujin, se gjelbërimi e ngadalëson rrjedhjen, se betoni e përkeqëson përmbytjen. Mjafton të shohësh rrugët kombëtare që shemben, apo të vëzhgosh ndërtimet në terrene të pjerrëta, me tarraca të sheshta, pa respektuar as kriteret bazë të projektimit, pa hyrë fare në studime serioze gjeologo-inxhinierike për tabanin dhe stabilitetin. Malet po mbulohen me ndërtime dhe ne i lutemi fatit që të mos ndodhin rrëshqitje masive, si ato që pamë në Itali.






















