- – Nafta ka squfur dhe jo acid sulfurik, por ja që nga ju “shkencëtarët e qeverisë” ne do mësojmë shumë gjëra
- – Bazuar në të dhënat e testimit në puset Shpirag-1, 2, 4, nëse vërtetohet zbulimi, ai është gaz-kondensat me kat të vogël nafte
- – Në Delvinë, ku të dhënat nuk janë të plota, kati i naftës interpretohet sa gjysma e atij në Cakran dhe nëse kati naftës do jetë aq sa në Delvinë, rezervat janë të vogla
- – Me këtë kontratë dhe me këtë qeveri të korruptuar, SHELL duhet të jetë mëse i kënaqur dhe s’ka pse abuzon, se këtë fitim nuk e merr dot në asnjë vend të botës.
Isuf Tushe, Inxh. Gjeolog Nafte, Doktor i Shkencave Gjeologjike
Specialist dhe ish-shef i kabinetit të vendburimeve në ish-Institutin Gjeologjik të Naftës, Fier.
Maksimumi që mund të fitojë shteti nga nafta që nxirret do jetë 10%-Royalty Tax dhe jo më shumë se 15% fitim, gjithësej 25% të nxjerrjes naftës, shumë i ulët. Bazuar në faktin se koha e shpimit, kompletimit, deri tek vënia në shfrytëzim e një pusi në Shpirag zgjat mbi një vit dhe me kosto të lartë, faktori “R” do e “shtrydhi” mirë shtetin në vlerën e fitimit 1% plus 10% Royalty Tax, pra gjithsej 11% të nxjerrjes naftës.
Shteti nuk merr asnjë fitim nga gazi shoqërues i naftës dhe kondensatit, por shpenzimet operative dhe investimi për infrastrukturën e tij deri tek konsumatori janë pjesë e paketës së investimit të konçesionarit që futen në llogaritjen e faktorit “R” dhe vlera e tij ulet artificialisht bashkë me fitimin total që merr shteti.
Bazuar në të dhënat e testimit në puset Shpirag-1, 2, 4, nëse vërtetohet zbulimi, ai është gaz-kondensat me kat të vogël nafte. Nga eksperienca jonë, kati naftëmbajtës në vendburimin Cakran ishte rreth 3.5 herë më i vogël se ai gaz-kondensat, pavarësisht se rezervat e konvertuara të gazit ishin pothuajse të barabarta me ato të naftës. Në Delvinë, ku të dhënat nuk janë të plota, kati i naftës interpretohet sa gjysma e atij në Cakran. Nëse kati naftës do jetë aq sa në Delvinë, rezervat janë të vogla. Nëse është i njëjti apo disi më i madh se në Cakran, rezervat e naftës do jenë diçka më shumë, por shpimi i puseve për të shfrytëzuar naftën me prioritet, në këtë thellësi, rrit kohën e shpimit, puset mbyten shpejt nga ujrat fundor dhe rritet kosto e nxjerrjes, prandaj ai do të përpunohet me puse si vendburim gaz-kondensati dhe naftënxjerrja do zvogëlohet. Gjatë shfrytëzimit në këto dy vendburime, me regjim optimal, raporti gaz/kondensat ishte rreth 3,000 Nm3 gaz/1 m3 kondensat, i konvertuar ky është 3 me 1 dhe në Cakran çdo pus nxirrte 250-300 mijë Nm3 gaz/ditë dhe 80-100 m3 kondensat. Në Shpirag flitet se do shpohen 15 puse, atëherë mund të nxirret rreth 3,8-4,5 milion Nm3 gaz/ditë dhe 1,200-1,500 m3 kondensat. Në kontratë gazi i falet privatit dhe ai ndan me shtetin kondensatin sipas faktorit “R”, pra shteti merr rreth 120-150 m3 kondensat/ditë apo 750-950 barrela si Royalty Tax dhe 1% të tij si fitim nëse faktori R<1.50. Më vonë, mbase për 30 vite, kur puset gradualisht do kapen nga lëvizja e naftës lartë, nxjerrja saj do rritet por do ulet sasia e gazit dhe kondensatit, do rritet kosto e nxjerrjes dhe shteti aq do marri prapë. Atëherë fondi sovran nuk nevoitet!
Ne specialistët, që kemi studiuar për naftën, por dhe nga eksperienca në shfrytëzimin e vendburimeve, dimë se gazi dhe nafta kanë squfur dhe jo acid sulfurik, por ja që nga ju “shkencëtarët e qeverisë” ne do mësojmë shumë gjëra. Zotërinj, pas zbulimit të vendburimit Cakran, shteti asaj kohe bleu një sondë të thellë, vërtetë ishte uzinë dhe u montua në pusin Cakran-39 me projekt gjeologjik për të provuar fluidmbajtjen e gëlqerorëve në nivele më të thella se ato më sipër. Në ecuri, me ndërhyrje nga lartë projekti u anullua dhe pusi kaloi në shfrytëzim
Pra, vërehet se loja vazhdon me faktorin “R” dhe luhet midis privatit dhe hajdutëve të qeverisë, ndërsa për ekonominë dhe popullin faktori (R = Fitimi/Investimi) është bërë një gangrenë që po grabit gjithë pasuritë tona natyrore, ku shteti ligjërisht ja fal ato privatit. Duket sikur gjithë fitimin e merr privati, por me qeveri të korruptuar ai ndahet midis tij, “ekspertëve” që përgatitën kontratën dhe firmëtarëve të saj. Në këtë kontratë, me aq sa shikoj apo sa dëgjova, nuk bëhet fjalë për ndarje prodhimi 51/49% në favor të shtetit, por ministrja me gjysëm zëri tha se tatimi mbi fitimin është përcaktuar 50%, me siguri pasi shlyhet investimi. Vetëm tek ne ndodhin këto çudira që falim pasuritë natyrore dhe shteti vjel vetëm Royalty Tax, 2-3% deri në 10% dhe privati jo më pak se 90% të fitimit. Pra, me këtë kontratë dhe me këtë qeveri të korruptuar, SHELL duhet të jetë mëse i kënaqur dhe s’ka pse abuzon, se këtë fitim nuk e merr dot në asnjë vend të botës dhe s’ka pse ngutet që ta vërë sa më parë vendburimin në shfrytëzim duke investuar miliarda, ndërsa kështu investon pak nga pak në ecuri, mund t’i rritet pak kosto, por fitimin e ka më të lartë, sepse e kontrollon me faktorin “R” dhe paguan më pak Royalty Tax. Sa për bonuset apo ndihmat e SHELL në zonën për rreth, që flasin me të madhe tellallët dhe qeveria, ato janë vetëm ca thërrime krahasuar me fitimin që ai do marrë nëse zbulohet. Kacidhet që hedhin kompanitë konçesionare për të ndërtuar ndonjë copë rrugë apo shkollë, i përdorin që të fitojnë kredite nga komuniteti për rreth, i cili mund t’i prishë punë nëse ato lënë pasoja gjatë aktivitetit të tyre. P.sh SHELL, ka humbur një kontratë kërkimi për naftë/gaz në Bregun e Egër të Afrikës Jugut për shkak të denoncimit në Gjykatën e Lartë nga komuniteti për rreth, e cila e pezulloi atë se SHELLI nuk ishte konsultuar me ta, por me drejtuesit shtetëror dhe nuk kishte marrë parasysh dëmin që mund të shkaktonte në jetën e banorëve, bizneset e tyre dhe ndryshimet klimaterike. Pra, nga Val d’Agri ynë, shteti nuk fiton më shumë se sa “fiton” nga vendburimet ekzistuese. Do hapen ca vende pune për roje tubacionesh, siç ndodhi me TAP-in dhe mund të krijohet një Patos-Marinës e dytë, siç jepet në video!
SHELLI dhe simotrat e tij, s’kanë sonda, as brigada shpimi, as inxhinierë, çdo gjë i marrin me qira dhe kosto e tyre tepër e lartë rëndon mbi konçesionin. Ato kanë vetëm paratë ose marrin kredi në banka dhe grupe projektimi me specialistë. Atë teknologji dhe specialistët ne i kishim. Megjithatë ashtu si Shelli, ato mund tëi merrte me qira edhe Albpetroli dhe e shponte vetë Shpiragun, Velçën, Dumrenë, etj.,
Të komentojmë ca fragmente të tjera kryesore nga kjo intervistë, ku broçkullat dhe ekzagjerimet e tyre janë pafund dhe nuk mund të trajtohen të gjitha në një shkrim. Midis të tjerash ata theksuan se: “ nafta e zbuluar është e cilësisë më të lartë, është hera e parë që kjo ndodh në vendin tonë. Është një naftë e të njëjtës cilësi me naftën premium të Arabisë Saudite. ” Zotërinj, ne specialistët dhe naftëtarët e thjeshtë, i njohim mirë cilësitë e naftave në vëndburimet tona. Kemi zbuluar vendburime gazi kondensat me brez nafte të lehtë në Cakran-Mollaj, Delvinë, në ranorët e “Suitës Bubullima” dhe naftë e lehtë në ranorët e “Suitës Marinëza” në vendburimin Patos-Marinës-Kolonjë, në atë të Kuçovës deri në zonën e Poshnjes, në Pekisht-Murriz dhe në Drashovicë. Kondensati kishte 60-70% fraksione të bardha kurse naftat 30-40% dhe pak bitum, etj. Në vendburimet e tjera është zbuluar naftë e rëndë me përqindje të lartë bitumi dhe më pak fraksione të bardha, etj. Të gjitha i rafineronte Uzina e Ballshit, e cila siguronte një gamë të gjërë nënprodukte me cilësi të lartë, por Berisha e privatizoi atë, ndërsa ju e shkatërruat dhe e çuat për SKARP, sepse ashtu donin oligarkët e qeverisë tuaj, kush ka përgjegjësi ligjore për këtë?
Gjatë turneut tuaj në sondë nuk pamë ndonjë prezantim të veçantë, siç u shprehët ju se:
“Kemi parë një vepër ekselence, punën ekselente që ka bërë një kompani ekselente, siç është SHELL”. Sondat e kërkimit janë të paisur me aparate vrojtimi, laboratorë, etj., që regjistrojnë gjithë informacionin gjeologo-teknik gjatë shpimit dhe ka specialistë që interpretojnë atë në ecuri që të parashikojnë ecurinë e pusit dhe korigjojnë projektin e tij, kjo bëhej dikur edhe në sondat tona. Nuk pamë asgjë të prezantohej për ju si drejtues shteti që edhe ne të gjykonim mbi rezultatin e pritshëm, por ju deklaroni se janë sekret! Ato nuk janë më sekret se studimet tona i ka në përdorim SHELLI dhe për ne ato qënkan sekret!? Ata treguan vetëm prerjen e gëlqerorëve në sipërfaqe rreth pusit dhe folën se kjo është ajo që shpojmë në thellësi. Ne specialistët e institutit, e kemi studiuar në çdo metër prerjen e Shpiragut, Këlcyrës nga Tepelena në Përmet, Kremenarës deri në Poçem të Sarandës, etj. Kemi bërë analiza dhe studime të detajuara mbi rezervuarin, mbulesën flishore, shënjat e naftës etj., sepse rreth tyre kemi zbuluar vendburimet dhe të gjitha këto “ekspertët” tuaj ia falën SHELLIT, ndërsa për ne të dhënat e puseve në Shpirag qënkan sekret! Sa për teknologjinë që përdor SHELL, ju deklaruat .” aty Kompania ShELL ka përdorur teknologjinë më të fundit. Ajo që po bëhet në Shpirag është fjala e fundit në industrinë gaz dhe naftënxjerrëse botërore” apo siç flet ministresha juaj që nuk ka njohuritë elementare mbi naftën, ku nxënësit ato i mësojnË që në klasat e 8-vjeçares, kur thotë se, “ ndarja e këtij produkti, i cili ndahet në 3 nënprodukte, pra gazi, nafta dhe acidi sulfurik etj.” Ne specialistët, që kemi studiuar për naftën, por dhe nga eksperienca në shfrytëzimin e vendburimeve, dimë se gazi dhe nafta kanë squfur dhe jo acid sulfurik, por ja që nga ju “shkencëtarët e qeverisë” ne do mësojmë shumë gjëra. Zotërinj, pas zbulimit të vendburimit Cakran, shteti asaj kohe bleu një sondë të thellë, vërtetë ishte uzinë dhe u montua në pusin Cakran-39 me projekt gjeologjik për të provuar fluidmbajtjen e gëlqerorëve në nivele më të thella se ato më sipër. Në ecuri, me ndërhyrje nga lartë projekti u anullua dhe pusi kaloi në shfrytëzim. Pastaj, sonda shpoi pusin Ardenica-18, 6,700 m’i thellë, në prerje gjeologjike të komplikuar. Pas saj, u blenë edhe rreth 10 sonda të tjera, për shpime deri në thellësinë 5,000 m. Kulla e njërës prej tyre, që nuk u përdor, ka vite që dergjet në Kuçovë se s’ka projekt kërkimi pasi institutin e mbylli Berisha në vitin 2007 dhe specialistët ikën nëpër botë. Nëse ju bëni fushatë zgjedhjesh në Kuçovë, për merak çoni një tufë lule atje. Në atë kohë, uzinat mekanike të naftës, prodhonin sonda me kapacitete të ndryshme dhe kishim një park me mbi 80 sonda që shponin një metrazh të madh në vendburime dhe në fushat e reja për kërkim. Të gjitha këto Berisha i çoi për SKARP dhe duhet të përgjigjet ligjërisht. Për teknologjinë le të flasin specialistët e shpimit. SHELLI dhe simotrat e tij, s’kanë sonda, as brigada shpimi, as inxhinierë, çdo gjë i marrin me qira dhe kosto e tyre tepër e lartë rëndon mbi konçesionin. Ato kanë vetëm paratë ose marrin kredi në banka dhe grupe projektimi me specialistë. Atë teknologji dhe specialistët ne i kishim. Megjithatë ashtu si Shelli, ato mund tëi merrte me qira edhe Albpetroli dhe e shponte vetë Shpiragun, Velçën, Dumrenë, etj., me shpejt dhe me kosto disa herë më të ulët. Projektet ishin përgatitur nga specialistët tanë, por “Shelli ynë” është plot me patronazhistë, drejtohet nga hajdutë, që nuk mendojnë për naftën, por si të vjedhin. Nëse Albpetroli administron vendburimet, fitimet janë mjaft për të investuar në kërkime dhe s’ka nevojë për investime nga shteti. Pra, ri-shtetëzimi është emergjente kombëtare se këtë pasuri po e vjedhin oligarkët bashkë me hajdutët që kanë fshehur qeveritë si “aksionerë” dhe konçesionarët. Mos na duket e veçantë teknologjia e SHELL, ajo është një sondë normale, shpoi një pus vertikal me kosto tepër të lartë dhe në një kohë të gjatë. Me atë “kokën e sondës” që është daltë me diamant, Shelli shpon 2 m/orë në gëlqeror, kurse ne me daltë të zakonshme shponim 2-3 m/orë. Pra, teknologji e fundit nuk janë vetëm sondat, por eksperienca që sjell rendiment, shpimi dhe orientimi i pusit në rezervuar deri tek kompletimi i tij me kosto të ulët. Sot shpohen puse 4,000 m horizontal ose kaçub në rezervuar dhe bëhen çarje hidraulike me presion të lartë. Ky pus nuk është i tillë. Me këtë kosto, Albpetroli mund të blinte 10 sonda, do shponte 10 puse njëherësh, pastaj edhe po t’i çonte ato për SKARP prapë do dilte me fitim dhe naftën dhe gazin që do nxirrte do e merrte vetë 100%. Pra, ju zotërinjë qeveritarë, që nuk mbani këshilltarë specialistë të fushës në institucione, por hajdutë, servila dhe “ekspertë” që nuk janë marrë kurrë me naftën, jeni kthyer në një grup humoristik!