Inflacioni në nivelin më të lartë! Çmimet e shtrenjta, nga ushqimet te karburantet

319
Sigal

 

Ritmet e rritjes së çmimeve ishin të larta edhe në muajin janar 2022, ndonëse vala e konsumit të festave të fundit vitit kishte kaluar. INSTAT lajmëroi sot se indeksi i Çmimeve të Konsumit në u rrit me 3,7 %, në krahasim me janarin 2021.Ritmet e rritjes së çmimeve në dy muajt e fundit ishin në nivelet më të larta të dekadës ( Që nga korriku 2011) të ndikuara më së shumti nga çmimet e ushqimeve, naftës dhe energjisë për biznesin. Në krahasim me dhjetorin e vitit të kaluar çmimet u rriten me 1,3 %. Inflacioni është prej dy muajsh më i lartë se objektivi i shënjestruar i bankës së Shqipërisë, prej rreth 3%. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë paralajmëroi në mbledhjen e fundit se banka mund të rrisë normën bazë të interesit, për herë të parë që nga viti 2011.E gjithë Europa po përballet më një valë inflacioni, e nxitur nga zhbalancimet e kërkesë ofertës që erdhi nga pandemia dhe shtrenjtimin e ndjeshëm të energjisë.Krahasuar me muajin janar 2021, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 9,0 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 6,7 %, “Argëtim dhe kulturë” me 3,5 %, “Komunikimi” me 3,3 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 3,0 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 2,1 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,9 %, “Veshje dhe këpucë” me 1,2 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,8 % dhe “Shërbimi arsimor” me 0/5 %.Ndërsa, grupi “Mallra dhe shërbime të ndryshme” u ul me 0,3 %, pasuar nga grupi “Shëndeti” me 0,1 %.Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 17,0 %, pasuar nga nëngrupet “vajra dhe yndyra” me 9,1 %, “fruta” me 8,5 %, “bukë dhe drithëra” me 6,0 %, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 5,5 %, “mish” me 3,1 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 3,0 %, etj.Ndryshimet mujore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Dhjetor 2021, çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rritën me 3,3 %, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,8 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,3 %, “Transporti” me 0,2 % dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,1 %. Ndërsa, grupi “Veshje dhe këpucë” u ul me 0,3 %.Rritja vjetore e çmimeve në muajin janar është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +2,35 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me +0,48 pikë përqindje.Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,38 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Argëtim dhe kulturë” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,12 pikë përqindje secilisipas monitor.