Hapen aplikimet për Lotarinë Amerikane, ja procedurat

548
Sigal

Dje filluan aplikimet për lotarinë amerikane DV-2021. Ambasada Amerikane në Tiranë përmes një njoftimi në ‘Facebook’, bën me dije për të gjithë ata që dëshirojnë të bëhen pjesë e saj se aplikimet do të zgjasin deri më 5 nëntor. Shqiptarët një një hark kohor prej katër javësh mund të aplikojnë që të jenë pjesë e lotarisë amerikane.  Regjistrimet për Programin e Lotarisë DV-2021 do të jenë nga 2 tetor, ora 18:00 deri më 5 nëntor 2019, ora 17:00! Vazhdoni të na ndiqni në Facebook për të marrë këshilla mbi plotësimin e aplikimit tuaj. Këshilla ime e parë është që të hapni faqen tonë të internetit dhe të lexoni udhëzimet e këtij viti. Ato janë të përkthyera në shqip! Këtu mund t’i gjeni udhëzimet: https://bit.ly/2l7myjg