Një tërmet i vërtetë ka goditur në godinën e Kryeministrisë. Engjëll Agaçi, që u tërhiqte fijet ministrave dhe aferave me tenderat dhe inceneratorët, njeriu më i besuar Ramës dhe Sekretari i Përgjithshëm i qeverisë prej 13 vitesh, është larguar nga detyra pas njollës me dosje në SPAK.
Një tërmet i vërtetë ka goditur në godinën e Kryeministrisë. Burime për mediat bëjnë me dije se Engjëll Agaçi, njeriu më i besuar i Edi Ramës dhe Sekretari i Përgjithshëm i qeverisë prej 13 vitesh, është larguar nga detyra.Ky largim i papritur vjen në një moment kritik dhe ngre dyshime të forta, pasi ndodhi vetëm pak orë pasi Agaçi “u mbërthye” për 3 orë brenda SPAK.
Çfarë ndodhi në dyert e Prokurorisë së Posaçme?
Paraditen e djeshme , Agaçi u pa të futej në ambientet e SPAK-ut, ku u mor në pyetje intensivisht për rreth 180 minuta. Në dalje, ai u tregua i rezervuar por konfirmoi atë që pritej:”U pyeta lidhur me inceneratorin e Tiranës. Jam në dispozicion të organeve të drejtësisë,” deklaroi ai për gazetarët.
A ishte dëshmia në SPAK “pika që derdhi gotën”?
Misteri i largimit: Dorëheqje apo shkarkim?Pyetja që po qarkullon me shpejtësi në korridoret e politikës është: Pse pikërisht tani ? A ishte dëshmia në SPAK “pika që derdhi gotën”?A dha Agaçi dorëheqjen për t’u mbrojtur si person privat, apo u shkarkua menjëherë pas daljes nga prokuroria?Deri tani, zyra e shtypit e Kryeministrisë ka zgjedhur heshtjen, duke mos dhënë asnjë sqarim nëse ky ishte një largim i paralajmëruar apo një “shkrirje” e menjëhershme e marrëdhënieve me bashkëpunëtorin më të ngushtë të Ramës.
Rënia dhe shkëlqimi i Don Agaçit
Mirëpo me këtë lëvizje, a po i paraprin Edi Rama arrestimit nga SPAK të Don Agaçit të tij? Engjëll Agaçi, duke përdorur funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, ka ndërtuar një pushtet që shkon përtej titullit formal, duke kontrolluar administratën, duke komanduar sekretarët e përgjithshëm të ministrive, duke orientuar vendimmarrjen ekonomike dhe politike të qeverisë dhe duke u shndërruar në filtrin e detyrueshëm për çdo vendim që prodhon para publike, koncesione, favore apo mbrojtje politike, çka e bënte atë figurën më të rëndësishme dhe më të rrezikshme të qeverisjes Rama. Emri i Agaçit flitet se del edhe në hetime të tjera që lidhen me tendera sekretë , inceneratorët, duke filluar nga bonusi i inceneratorit që iu dha kompanisë, e cila nuk ekzistonte dhe gjithashtu te tenderat e AKSHI-t.
Në fron një grua Sekretare të Përgjithshme
Ndërkohë, në vend të tij është emëruar Elsonida Rama, e cila është prezantuar në mbledhjen e qeverisë nga kryeministri Edi Rama.Agaçi kishte mbajtur postin për gati 13 vite, që nga ardhja e Ramës në pushtet. Lëvizja vjen në një moment delikat për qeverinë, mes hetimeve të hapura për inceneratorët.Gjithashtu, shefe e re e kabintetit të kryeministrit Edi Rama është Vilma Guri, e cila më parë ka qenë drejtoreshë e Dapartamentit të Administratës Publike. Të 2 emrat janë prezantuar gjatë takimit 5 orësh të kryeministrit Rama me anëtarët e qeverisë.



















