FOTO/ Borë pa pushim në kukës, ja si paraqitet situata në qytet e fshatra në mesditë

770
Sigal

Reshjet e borës, në territorin e Bashkisë Kukës, vazhdojnë të bien me ritëm të lartë edhe gjatë ditës së sotme, për pasojë situata e përgjithshme paraqitet si më poshtë:

Rrugët e Njësive Administrative Kalis, Grykëçajë, Ujmisht, Surroj, Malzi, Arrën, Shishtavec e Zapod janë të bllokuara. Në Njësitë Administrative Topojan e Bicaj rrugët e fshatrave janë të bllokuara, ndërsa rrugët që lidhin qendrën e NJA me qytetin janë të kalueshme me zinxhirë. Po punohet në rrugët e NJA. Tërthore, Shtiqën e Kolsh.

Furnizimi me energji elektrike është i rregullt dhe pa probleme, përjashtuar NJA Surroj dhe fshatrat Pistë, Gdheshtë e Qam të NJA Malzi.

Në shkollat e qytetit të Kukësit mësimi ka vazhduar normalisht ndërsa nuk ëzhtë zhvilluar mësim në të gjitha njësitë administrative. Furnizimi me lëndë djegëse është i rregullt dhe në asnjë shkollë nuk mungon ngrohja.

Në qytetin e Kukësit mjetet borëpastruese vazhdojnë punën pa ndërprerje për pastrimin e borës nga rruga dhe hedhjen e kripës. Qarkullimi i mjeteve kryhet pa probleme. Gradualisht, me pushimin e reshjeve të borës, do të ndërhyet edhe në rrugët e njësive administrative me probleme.

Shtabi i Emergjencave në Bashkinë e Kukësit dhe grupet e punës në terren janë në gadishmeri të plotë dhe në koordinim me institucionet e tjera.