Fëmijët në rrezik, 158 kopshte me 494 edukatorë janë të pa licencuar

381
Sigal

Nën hundën e ministrisë që bën sehir, 158 kopshte janë jashtë standarteve dhe 494 edukatorë pa license, për të cilën njësia antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë i ka nisur rekomandimet MAS. Nga verifikimi në QKB i 310 kopshteve private, vetëm 140 janë të licensuar. Një tjetër rrezik për fëmijët janë edhe lodrat, të cilat janë burim sëmundjesh kanceroze dhe infektive. Pas superaksionit ndërkombëtar, BE jep alarmin se mbi 5 milion lodra janë sekuestruar në 21 shtete, duke paralajmëruar doganat dhe autoritetet në Shqipëri

Drejtorët e arsimit kokë turku për të fshehur skandalin dhe për të shmangur përgjegjësinë e Evis Kushi!

 Nga verifikimi në QKB nga 310 kopshte privatë rezultoi se vetëm 140 kopshte janë të licencuar, ndërsa 158 me 494 edukatorë janë të pa licencuar e për pasojë zhvillojnë aktivitetin e tyre në mungesë totali kontrolli nga DPAP, DRAP dhe ZVAP. 3 në Berat, 24 në Durrës, 2 në Elbasan, 6 në Fier, 1 në Gjirokastër, 2 në Korçë, 7 në Lezhë, l në Sarande, 6 në Shkodër, 98 në Tiranë dhe 10 në Vlorë”

Plot 98 kopshte në kryeqytet dhe 159 në të gjithë vendin e zhvillojnë aktivitetin e tyre privat jo vetëm pa asnjë lloj leje, pa licencë, por edhe jashtë çdo standardi për edukimin dhe mirërritjen e të vegjëlve. Këto të dhëna kanë dalë nga një raport i njësisë antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë, i cili duket se është hartuar për të “prerë kokat” e drejtuesve të arsimit vendorë dhe jo për të gjetur përgjegjësit e vërtetë dhe për t’i ndëshkuar ata.

Ndërsa në Tiranë, kryesisht po bëhen name, dhe të fëmijëve mund t’u rrezikohet jeta në kopshtet pa standarte, në Ministrinë e Arsimit, nuk preket askush.

Ministria e Arsimit është përgjegjëse për licensimin e institucioneve shkollore dhe parashkollore dhe automatikisht përgjegjëse për kontrollimin e institucioneve të tilla. Në raportin në fjalë, i cili dyshohet se është përdorur nga Ministrja e Arsimit Evis Kushi për të kërcënuar drejtuesit e arsimit dhe për t’ju kërkuar me forcë atyre dorëheqjen, rekomandimet janë për Ministrinë e Arsimit. Për skandalet në sistemin arsimor, ku shpesh janë prodhuar edhe tragjedi siç ishte rasti i humbjes së jetës së një fëmije në Fier, në radhë të parë përgjegjësi duhet të japë drejtuesi i Ministrisë së Arsimit, Sekretari i Përgjithshëm, zëvendësministrat dhe më pas drejtuesit vendore. Por, kjo gjë nuk ka ndodhur.

Me anë të këtij raporti janë bërë “koka turku”, drejtuesit e arsimit vendor, që janë detyruar dhunshëm të dorëhiqen. Ministrja e Arsimit Evis Kushi dhe vartësit e saj, përgjegjësit e parë për çdo skandal në arsim, vazhdojnë punën sikur mos të ketë ndodhur asnjë gjë. Ndërkohë nën hundën e Ministres së Arsimit Evis Kushi, në Tiranë, operojnë 98 kopshte të palicensuara. Sikur mos të kishte ndodhur tragjedia në Fier, as numri i këtyre kopshteve nuk do të dihej. Gjithçka do të vijonte normalisht pasi Ministrja e Arsimit, i ka gati “koka për të prerë” dhe njëherësh zbaton edhe urdhërin e kryeministrit për furtunën në administratë. Në raportin e njësisë antikorrupsion të Ministrisë së Drejtësisë, janë dhënë disa rekomandime për Ministrinë e Arsimit. Por më shumë se rekomandime janë shkelje të Ministrisë së Arsimit dhe detyra që ky institucion nuk i ka kryer. Sipas të njëjti raport, i bie që e para nga detyra të largohej ministrja Evis Kushi, me zëvendësat dhe sekretarin e përgjithshëm, pra i gjithë klani i saj. Ndërkohë që Kushi, e ka sistemin arsimor jashtë kontrollit, duke iu referuar këtu numrit të kopshteve të palicensuara në rang vendi, e ka përdorur këtë raport për të kërcënuar drejtuesit e arsimit që të japin dorëheqjen.

Shkeljet e Ministrisë së Arsimit, të zbukuruara si rekomandime

Njësia antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë në formë rekomandimesh ka zbuluar edhe shkeljet e Ministrisë së Arsimit. Ndaj në raport i kërkon, kryerjen e trajnimeve vazhduese të punonjësve të DRAP dhe ZVAP nw rang vendi.

Monitorimin dhe inspektimin periodik pwrpara dhe gjatë fillimit të vitit arsimor të institucioneve të arsimit parauniversitar.

Inspektime dhe verifikime sistematike të gjendjes së institucioneve arsimore nw terren.

Plotësimin e vendeve vakante.

Miratimin dhe planifikimin e inspektimeve/verifikimeve për çdo DRAP dhe ZVAP në rang vendi..

Si dhe ndjekjen në të gjitha instancat kompetente për rastet e pezullimit të aktivitetit dhe sidomos heqjes pwrfundimtare të licencave dhe mbylljes së aktivitetit. Koordinim dhe bashkëpunim me organet e tjera kontrolluese si Organet tatimore sipas city neës, Njësitë e qeverisjes Vendore, AKU apo Policinë Shtetit etj;Monitorimin periodik të DRAP dhe ZVAP nga DPAP, sidomos përpara fillimit të vitit arsimor.

Lodrat e fëmijëve burim i sëmundjeve kanceroze dhe atyre të gjakut

Superaksioni ndërkombëtar, më shumë se 5 milionë lodra potencialisht të rrezikshme janë sekuestruar në 21 shtete

Zyrat për mbrojtjen e konsumatorëve të BE-së, ngrenë shpesh alarmin për sëmundjet, që përhapin lodrat e fëmijëve, kryesisht ato të prodhuara në vendet e Azisë, të disa vendeve të lindjes apo të tregut turk. Por ky shqetësim i BE-së , ëndrra ku shqiptarët kërkojnë të integrohen, zhvlerësohet nga institucionet shqiptare si ato të doganave, por edhe të shëndetit publik. Madje për të disatën herë BE ka paralajmëruar autoritetet shqiptare sidomos për ushqimin e fëmijëve, “kinderat, lëngjet e bebeve me kimikate, qumështin, vezët dhe mishin me salmonelë etj. Por si gjithmonë institucionet tona që nga AKU, dhe ato të Kontrollit Teknik, ISHP, Krimi Ekonomik, Antikontrabanda, Laboratori Doganor etj, heshtin në këmbim të pazareve me tregtarët e krimit që sjellin sëmundjet dhe vdekjen e fëmijëve dhe familjet shqiptare. Madje përveç lodrave dhe produkteve ushqimore me salmonelë, këto ditë edhe ‘Bebelinat” e fëmijëve kanë dalë me infeksione çka ka krijuar një shtim të rasteve të sëmundjeve tek bebet, rrezikojnë sipas specialistëve të shëndetit edhe sterilitetin e fëmijve në të ardhmen e tyre. Shteti dhe institucionet e hetimit duhet të shkunden dhe të masakrojnë këtë grup të strukturuar banditësh dhe lidhjet midis batakçinjve të tregëtisë dhe institucioneve që kanë për detyrë t’i kontrollojnë dhe bllokojnë lodrat, produktet ushqimore, veshmbathjeve, kremrave të ndryshëm, produkteve të qumështit, vezëve dhe mishit me salmonelë. Dhe denoncimi, sekuestrimi i pasurisë dhe emrat e këtyre sharlatanëve  të tregëtisë dhe zyrtarë duhet të jenë me emra konkret dhe firma konkrete dhe jo në parim. Kjo do të bëjë që konsumatorët të braktisin produktet dhe dyqanet e tyre të shitjes.

Operacioni i dytë i koordinuar nga Europoli Ludus II çoi në sekuestrimin e lodrave të rrezikshme me një vlerë totale prej më shumë se 18 milionë euro. Midis tetorit 2021 dhe 31 janarit 2022, Europol koordinoi operacionin Ludus II që synonte trafikimin e lodrave të falsifikuara dhe mallrave të tjera. Konfiskimet e kryera gjatë operacionit përfshijnë lodra të falsifikuara dhe të paligjshme, video lojëra dhe personazhe të lidhura me to, kukulla nga seriale të famshme televizive, lojra për fëmijë dhe veshje e aksesorë të markave të famshme. Malli i sekuestruar përmban rreziqe të tilla si ekspozim kimik, mbytje, goditje elektrike, dëmtim të dëgjimit dhe rrezik zjarri. Ky ishte rezultati i një analize të EUIPO-së për këto sinjalizime, e cila çoi në ngritjen e operacionit të parë Ludus në vitin 2020.

Operacioni Ludus II arrini në: Sekuestrimin e lodrave me vlerë afro 18 milionë euro. Më shumë se 5 milionë lodra të falsifikuara. Më shumë se 2600 raste të gjetura për parandalimin e nxjerrjes në treg të lodrave. 99 persona janë denoncuar në organet gjyqësore.1459 individë u raportuan pranë autoriteteve administrative/shëndetësore.72 tregje online të kontrolluara. 30 faqe interneti u mbyllën.

Fronti ndërkombëtar kundër lodrave false

Europol koordinoi aktivitetet operacionale, lehtësoi shkëmbimin e komunikimit dhe ofroi analiza operacionale. Europol gjithashtu i mbështeti aktivitetet me ekspertizë teknike. IPC3 i Europolit (Koalicioni i Koordinuar i Krimit të Pronësisë Intelektuale), i cili mbështeti hetimin, është një projekt për të luftuar krimin e pronësisë intelektuale i bashkëfinancuar nga EUIPO (Zyra e Pronësisë Intelektuale të Bashkimit Evropian). Shtetet Anëtare të BE-së pjesëmarrëse: Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Çekia, Estonia, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Letonia, Holanda, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja. Vendet joanëtare: Cote d’Ivoire, Maqedonia e Veriut, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.