Evdal Nuri: Politika si arti i të drejtuarit dhe jo të pasuruarit

303
Sigal

    “ Ju  njohim kush  jeni , por  nuk dimë   ç’pasuri   keni  …?!”

1-Si ishit e s’i jeni ? S’i gjithë të tjerët. Me punë e pa punë. Me shkollë dite , apo part-time , në qytet apo fshat, në shtet apo privat. Atëhere ju njihnin vetëm njërëzit për rreth, të tjerët s’ja u varnin se s’dalloheshit për ndonjë gjë ! Nga “ aftësia “, rastësia , shoqëria, miqësia jeni bërë të njohur. Për ju flasin gazetat ,televizionet, jepen mendime, ju mburrin, ju shajnë. Këto i prisni pa shqetësim e s’ju bëjnë fare përshtypje! Pra keni krijuar “imunitet”…Nuk pyesni se në lajmet ju del emri e ju akuzojnë përgjegjës ! Në shumë shkrime në facebooc japin opinione qindra njerëz, por përsëri s’ju bëhet vonë ! Nuk pyeni as për opinionin e krijuar! Për ju mjafton të jeni të pasur e të njohur, pavarësisht nga rruga që ndiqni.  Këshu qënka kjo botë! Disa mbetën në vend të harruar edhe pse kanë aftësi, por kënaqen me  një rrogë minimale. Ju jeni bërë të pasur; rrugët vetëm ju i dini! Fjalë ka boll, mund të mos jenë të vërteta, por poulli thotë se ku ka zë s’është pa gjë ! Para disa ditëve isha në Petrelë . Jo në vilat që janë pranë Tegut , ( edhe ato janë shumë të bukura ), por më lart.Ç’të shikoje . Me dhjetëra vila ” përrallore “. Shumë hektarë tokë të zëna. Pashë një botë tjetër. Shoqëruesi ( banor i zonës) më tregonte vilat që vetëm imagjinata mund t’i prekë ! Ai më thoshte me emra e mbiemra. Kjo është e filanit , kurse ajo e fistëkut.

Ajo atje e x-it , kurse kjo e y-it. Të gjithë emra të dëgjuar të politikës, biznesit e mediave.  Çmimet shkojnë mbi 700 mijë euro. Mendova, ç’aftësi të veçantë kanë këta njerëz ? I keni dëgjuar s’i flasin e ç’nivel diskutimi bëjnë?. Janë mjeshtra për të abuzuar me këtë shtet,- më sqaroi shoqëruesi. E ” rropën” këtë vend. Shtetin e drejtësinë e kanë të tyre. Ca ata e ca këta . Kur i pyet për këtë vilë apo atë pasuri, të thonë : “Kam marrë kredi “! “Kredia” është rruga më “bindëse” dhe e sofistikuar për të mbuluar korrupsionin ! Tek ne, kur i varfëri merr diçka, që s’i takon , quhet hajdut e futet në burg dhe e quajnë të korruptuar e kaq ! I varfëri kursen gjithë jetën që të mos vdesë i varfër, e përsëri i varfër vdes. I pasuri shpenzon  gjithë jetën e përsër i pasur mbetet. Kur u ktheva në Tiranë takova një pensionist të nderuar , ish oficer F. Xh.. Për t’u liruar nga ç’ kisha parë ia tregova. E dini s’i m’u përgjigj. Edhe në Boston s’i gjen këto vila! Kam vajzën atje e s’kam parë vila kaq lluksoze! Sa të pasur një grup njërëzish e sa të varfër shumica! Është e çuditshme se politikanët tanë  kanë ”aftësi “  për gjithçka. Të japin “ mendime” dhe flasin në televizion, jo vetëm për politikën, por dhe për sportin, guzhinën, artin, kulturën , modën, mjedisin e gjithçka, kurse për zanatin që kanë e paguhen ” ngelen në klasë” ! Mirë që nga shteti s’kanë frikë , por s’pyesin as nga Zoti ! Ata s’besojnë në Zot , se po të besonin do t’na kishin bashkuar e jo ndarë,- m’u përgjigj miku im . Të kuptohemi , unë vura në dukje ç’pashë. Nuk dua të akuzoj asnjë, prandaj s’përdora emra . Kush e ka vënë me djersë e ndershmëri, hallall e pastë. Të tjerët që kanë shfrytëzuar postin e në rrugë korruptive e janë pasuruar, harram ta kenë !

3-Politika është arti i të drejtuarit  dhe jo arti i të pasuruarit si ndodh tek ne

Por ja: që politikanët tanë janë kthyer në mjeshtra për t’u pasuruar e përfituar! Ministri i drejtësisë njoftoi ditë më parë  se do të krijohet  një drejtori antikorrupsion që me mbështetjen e qeverisë do të zbatojë misionin që ka marrë përsipër. Nga drejtoritë ne s’kemi vuajtur asnjëherë, puna sa e si e bëjnë punën për të cilën janë krijuar, s’kemi parë asgjë. Peshorja e drejtësisë deri tani është anuar kaq keq e kaq njëanshëm, sa që vetëm mendimi se mund të fillojë nivelimi i saj, është i pakapshëm. Institucionet  e krijuara do të mund t’i rrezistojnë presioneve që s’do të jenë të vogla . Tani po flitet që të zgjatet afati i vetingut të politikanëve. Lidhjet e tyre me krimin e organizuar, për pasuritë e tyre, të familjarëve apo të ortakëve të hapura apo të fshehura, brenda apo jashtë Shqipërisë, për figurën morale të tyre në parajsa fiskale apo banka kërkon vazhdimësinë e vetingut. S.P.K e ka marrë në dorë situatën, por po ecën me hapa të ngadalta. Shumë nga ata  që kanë  mëkate s’po i zë gjumi!“Kush bënë shtëmbën bënë dhe vegjen “. Mos kanë menduar dhe për “vegjën “ ? Duan të shpëtojë shtëmbën të mos thyhet , mbase është mbushur plotë me mëkate ? Ata  përdorin forma nga më të sofistikuarat për të fituar, por dhe për t’i fshehur pasuritë e shumta që kanë vënë. Pazari i tyre është  i lartë. E kanë me  tendera, toka, leje pallatesh, rrugë, tregëti me shumicë, investime, blerje lirë e shitje shtrenjtë, nxjerje nga burgu  e plot forma të tjera që veç ata i dinë. Justifikimi më i zakonshëm, por i pabesueshëm janë ‘kredia e tashëgimia. “ I varfëri  kursen gjithë jetën  që të mos vdesë i varfër, e përsëri i varfër vdes. I pasuri harxhon gjithë jetën e përsëri i pasur mbetet. Kjo është filozofia e jetës tonë …? Të pasur i kemi të majtët , por dhe të djathtët !Arsyeja se të dy palët e kanë patur pushtetin  kush më shumë e kush më pak  e kanë shfrytëzuar këtë pushtet  për t’u pasuruar. Fakti që të dy palët janë pasuruar,  tregon burimin nga korrupsioni, trafiqet e tjerë. Dy grupet politike e shohin jo objektivisht situatën, por bardhë e zi, sipas interesave  partiake. Fjala vjen, për hapjen e negociatave , mbajnë qëndrime diametralisht të kundërta. Pozita e quan fitore, megjithëse s’është kështu. Opozita dështim edhe pse s’mund ta quajmë të tillë !

Përgjegjësia për këtë situatë të dëshpëruuar i bije klasës politike që në 30 vjet ka krijuar konflikte artificiale për të penguar  reformat që prekin ata për korrupsionin e gjithanshëm. Tani janë strukur se po i mblidhet, por përsëri këkojnë ta shtyjnë sa më tepër. Gjykatat e Apelit kanë një numër të madh të çështjeve të trashëguara dhe vende të lira gjyqësore, me vetëm 40 gjyqtarë në detyrë nga 78. Deri tani janë 801 gjyqtarë të përfshirë në veting. Numri i dosjeve është shumë i madh dhe pse çdo prokuror ka në dorë 40 dosje për t’i ndjekur. Një hartë e re gjyqësore duhet të miratohet dhe zbatohen urgjentisht për rishpërndarjen e gjyqtarëve . Kohëzgjatja mesatare për një çështje në nivelin e apelit është rreth 1000 ditë për çështjet penale dhe mbi 1700 ditë për çështjet civile. Gjykatat me ngarkesën më të madhe janë Gjykata e Lartë dhe Gjykata Administrative e Apelit. Gjykata e Apelit ka  15 000 çështje të depozituara  më shumë se dy vite. Gjykata e Lartë ka numrin më të lartë mbi  36 000 çështje. Porosia nga B.E. është sa më shpejt të krijohen institucionet e reja. Këto po zvarriten jo pa qëllim nga politikanët tanë! Këto nga frika e seleksionimit nga Vetingu, prandaj duan shtytjen e afateve të vetingut ! Të gjithë s’duan ta dinë se kujt i jep fuqi vetingu, por presin që të dënohet çdo njeri i korruptuar. Por, deri kur do t’i rrezistojnë presioneve  të ndërkombëtarëve që s’ janë të vogla ! Të shohim , këto t’ia lemë kohës !   Për të gjitha këto, shumëkush  pyet ? Por, kurrë… ?!

Evdal   Nuri