Drejtori Verdho, bamirësi me paratë e taksapaguesve

441
Sigal

Qeveria shqiptare do të ndryshoi ligjin për mbledhjen me forcë të borxhit publik për garancitë e lëshuara ndaj OSHEE, KESH dhe Ujësjellësit. Ndërkohë që qytetarve për faturat dhe kamatat nuk u është kursyer as burgu, për kreu e KESH i cili çuditrisht tenderon 650 mln. lekë për ashensorët e spitalit të Shkodrës, pa pasur asnji llojë lidhjeje, të gjithë heshtin. Pas 850 mln. lekë për parkimin e 10 makinave, ky është një tjetër skandal që duhet të hetohet nga SPAK

Mbase SPAK, do gjejë pak kohë për t’i hetuar këto miliarda lekë, që zhduken me këtë lloj tenderësh, sepse ky drejtor duhej të ishte në pranga dhe për afro 800 milionë Euro korrupsion që ka bërë gjatë kohës si drejtor i rrugëve

Gjersa nuk po e ndalon SPAK, drejtori i KESH, Ergys Verdho nuk po i ndalon qokat dhe çudirat, me tenderat që po bën dhe gjatë 6 muajve si drejtues në këtë kompani shtetërore, ku po zbaton “përvojën”  e hajdutërive të bëra në Drejtorinë e Rrugëve. Sajesa e radhës, është tenderi 65 milionë lekë për mirëmbajtjen e  ashensorëve të Spitalit Rajonal të Shkodrës, kur nuk ka asnjë lidhje administrative, kontraktuale e financiare me këtë spital e me krejt shëndetësinë. Fillimisht, menduam si Agjencia e Prokurimit ka publikuar gabim emrin e institucionit, por është e saktë, që KESH ka bërë këtë tender, me urdhër prokurimi të drejtorit Ergys Verdho, i cili ka shpallur dhe fituesin. KESH është kompani që menaxhon hidrocentralet dhe prodhimin e energjisë, por në rastin konkret, është futur në shërbimet e shëndetësisë sikur është… fondacion bamirës apo OJF. Sipas plan-buxhetit financiar të Ministrisë së Shëndetësisë, rezulton se shërbimi për blerje e mirëmbajtje ashensorësh dhe për vitin 2021 e 2022, është i planifikuar në fondet e Spitalit të Shkodrës. Tenderi dhe financimi i bërë nga KESH për ashensorët e një spitali, krijon indicie të plotë shkresore, se me verdhushat e shtetit, drejtori Ergys Verdho ka bërë qokë të paligjshme, që në rastin konkret duhet hetuar si vjedhje. Kujtojmë, se gjatë 6 muajve në krye të KESH, drejtori Ergys Verdho ka bërë tender 850 milionë lekë për parkimin e 10 makinave të zyrtarëve të HEC-Fierzë; ka bërë tender 980 milionë lekë për mbushjen me ujë të makinave zjarrfikëse në HEC-Fierzë e Koman, dhe tender 65 milionë lekë, për monitorimin e rënies së gjetheve nga pemët pranë HEC-Fierzë. Mbase SPAK, do gjejë pak kohë për t’i hetuar këto miliarda lekë që zhduken me këtë lloj tenderash, sepse ky drejtor duhej të ishte në pranga dhe për afro 800 milionë Euro korrupsion me tenderët e rrugëve./Pamfleti

Qeveria do të mbledhë me “forcë” garancitë e lëshuara ndaj OSHEE, KESH dhe ndërmarrjeve të ujësjellësve

 

Kontrolli i Lartë i Shtetit zbuloi se borxhi i jashtëm të garantuar u rrit me 8.8 miliardë lekë për vitin 2020, ndërsa qeveria nga buxheti i shtetit ka paguar 2.7 miliardë lekë për garancitë e huaja përfituesit e të cilëve kanë dështuar të përmbushin detyrimet e tyre.

 

Qeveria nxori për konsultim ndryshimet, që priten të bëhen në ligjin e borxhit publik. Në themel të ndryshimeve qëndrojnë shtrëngimi i mjeteve dhe masave për arkëtimin e garancive dhe nënhuave të lëshuara ndaj kompanive publike, kryesisht KESH, OSHHE dhe ndërmarrjeve të ujësjellësve. Kompetencat për mbledhjen e borxhit të garantuar dhe nënhuave do t’i marrë Agjencia për Trajtimin e Kredive një ent që u ngrit shumë vite më parë për mbledhjen e kredive të këqija, që ishin krijuar kur bankat ishin në pronësi të shtetit.

Vlera totale e borxhit të garantuar arriti 47 miliardë lekë në fund të tremujorit të tretë 2020, duke zënë 3.7 për qind të totalit të borxhit publik.

Kontrolli i Lartë i Shtetit zbuloi se borxhi i jashtëm të garantuar u rrit me 8.8 miliard lekë për vitin 2020, ndërsa qeveria nga buxheti i shtetit ka paguar 2.7 miliard lekë për garancitë e huaja përfituesit e të cilëve kanë dështuar të përmbushin detyrimet e tyre.

Shuma e kthyer nga përfituesit e garancive në Buxhetin e Shtetit, për këto garanci të paguara është vetëm 81 milion lekë duke vazhduar tendencën e akumulimit të detyrimeve ndaj buxhetit të shtetit. Në lidhje me të drejtat për të arkëtuar nga marrëdhëniet e nënhuasë, janë konstatuar krijim i detyrimeve të reja në shumën 7.75 miliard lekë (rreth 62.6 milion euro) të subjekteve nënhuamarrësve në kuadër të marrëveshjeve të nënhuasë, si pasojë e mos shlyerjes së detyrimeve kontraktuale duke përkeqësimin e performancës së stokut të kredive .

Sektorët me përkeqësim të situatës financiare paraqiten sektori i energjetikës kryesisht me nënhuatë e KESH, OSHEE dhe OST me rreth 5.79 miliard lekë të rritjes totale të detyrimeve nga 7.75 miliard lekë gjithsej, pushteti vendor me rreth 1.17 miliard lekë dhe sektori i ujësjellësve me rreth 768 milion lekë.

Sipas nenit 306 të ligjit për huamarrjen është përgjegjësi ligjore e huamarrësve, të cilët kanë marrë fonde, që t’i kthejnë fondet e marra hua në përputhje me marrëveshjet e nënhuave dhe të paraqesin raporte për gjendjen e huasë dhe përdorimin e saj, sipas kërkesave të përcaktuara nga Ministria e Financave”.

Gjendja e detyrimeve në lidhje me garancitë shtetërore që subjektet përfituese kanë ndaj shtetit shkoi në 15.8 miliardë lekë me 2020.

Në kuadër të menaxhimit të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 për mbështetjen e shoqërive tregtare për pagesën e pagave dhe rimëkëmbjen e aktivitetit tregtar, u miratua emetimi i dy garancive shtetërore përkatësisht në shumën 11 dhe 15 miliard lekë. Nga auditimi konstatohet se deri në fund të vitit 2020 janë përdorur gjithsej 14.9 miliard lekë.

Sipas ndryshimeve ligjore të propozuara ATK, në emër të Ministrisë së Financave do të ndërmarrë të gjitha masat e paracaktuara në këtë ligj, në ligje të tjera në fuqi dhe në marrëveshjet e mirëkuptimit, për rikuperimin e garancisë të përftuar nga huamarrësi çdo pagesë të bërë sipas garancisë, duke përfshirë edhe kostot që lidhen me të, referuar të gjitha garancive shtetërore të lëshuara sipas objektit të këtij ligji, dhe garancive të tjera të lëshuara para hyrjes në fuqi të tij.

Ndryshimi në ligj synon të rregullojë edhe rikuperimin e të drejtave të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në kuadër të marrëveshjeve të nënhuasë, ku serish funksioni i rikuperimit të këtyre të drejtave do ti kalohet ATK.

ATK do të mbajë dhe administrojë të dhënat dhe dokumentacionin, që lidhen me skemat e veçanta të garancisë, pa cënuar detyrimin e MFE për administrimin e të dhënave të borxhit dhe garancive shtetërore.

ATK do të raportojë rregullisht pranë MFE të dhënat e regjistrit për garancitë që do të menaxhojnë, si dhe do të dokumentojë përfundimin e garancisë referuar skemave të veçanta të garancive. / Pamfleti/