Drama e pensioneve, rreth 1200 ente publike nuk paguajnë sigurimet

679
Sigal

Skema e shmangies së sigurimeve, si po krijohen detyrimet, shkarkimet e padrejta nga puna bashkitë e falimentuara, si rrezikohen pensionet, pse privati është më korrekt se shteti dhe fillimi i hetimeve. Vetëm më 2018 u akumuluan 2.6 miliardë lekë ose 25 milionë USD

 

Drama e pensioneve, rreth 1200 ente publike nuk paguajnë sigurimet. Ja Lista

 

Një situatë alarmante është rikthyer në arkën e sigurimeve shoqërore, ku entet publike po refuzojnë në masë të paguajnë kontributet. Sipas të dhënave zyrtare nga Tatimet, lista e debitorëve arriti në 1171 në maj 2019, teksa mijëra persona që punojnë në shtet u rrezikohen pensionet*. Debitorë që nga Kuvendi, ministritë, tatimet, dogana, burgjet, ujësjellësit, bashki, klube futbolli, qendra shëndetësore, zyra arsimore. Borxhi total arriti në 13.8 miliardë lekë ose 135 milion Dollarë në fund të 2018 dhe u zgjerua me 19% në një vit…..

Si po përsëriten borxhet e bujshme të sigurimeve të 2015

Mijëra punonjës që aktualisht punojnë në shtet dhe në ndërmarrjet në pronësi publike do të përballen me dramë në pleqërinë e tyre, pasi institucionet ku ata punojnë nuk i paguajnë detyrimet për sigurimet shoqërore. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, nëpërmjet një kërkese me të drejtë informimi nga “Monitor”, vuri në dispozicion një listë në përbërjen e së cilës aktualisht janë 1171 institucione dhe ente publike që nuk kanë paguar sigurimet shoqërore dhe ato shëndetësore për personelin e tyre. Lista e borxhlinjve dominohet nga ndërmarrjet e ujësjellësit, ish-komunat, klubet e futbollit, sh.a.-të shtetërore, qendrat shëndetësore, zyrat arsimore, repartet ushtarake, madje edhe institucione të larta të administratës publike, si Kuvendi i Shqipërisë, madje gjykatat dhe drejtori të ndryshme në Tatime dhe në Dogana. Entet publike që nuk i kanë paguar rregullisht sigurimet shoqërore dhe ato shëndetësore deri në fund të vitit 2018 kanë akumuluar borxhe në vlerën e 13.8 miliardë lekëve, ose rreth 110 milionë euro. Detyrimet janë krijuar në katër vitet e fundit, pasi në vitin 2015, qeveria “Rama”, e cila sapo erdhi në pushtet i shleu të gjitha detyrimet e gjetura nëpërmjet një pakete të re borxhi mbi 500 milionë euro. Detyrimet e akumuluara, të cilat duhet të shkonin për llogari të arkës së Sigurimeve Shoqërore kanë krijuar efekte negative të shumëfishta. Buxheti i shtetit i subvencionon të ardhurat e munguara nga taksa e sigurimeve prej të ardhurave të tjera të përbashkëta nga buxheti. Në këtë mënyrë, shqiptarët i kanë paguar me taksa të tjera abuzimet që administrata e shtetit dhe entet publike kanë bërë me fondet e sigurimeve. Këto fonde janë të planifikuara, por drejtuesit e enteve buxhetore devijojnë përdorimin e tyre në destinacione të tjera. Ndërsa efektet afatgjata lidhen me dëmet që këto borxhe do të krijojnë në pensionet e pleqërisë ndaj personave që po punojnë aktualisht në entet borxhlie.

Skema e shmangies së sigurimeve

Rasti tipik për krijimin e detyrimeve ndaj sigurimeve shoqërore janë ndërmarrjet e ujësjellësit, pushtetit lokal dhe entet në varësi të tij dhe agjencitë publike që varen nga entet qendrore. Këto ente, sidomos ndërmarrjet buxhetore që i administrojnë fondet publike vetë nëpërmjet llogarive të veçanta dhe jo direkt nga thesari janë të prira të krijojnë borxhe. Në presionin e politikës për të punësuar sa më shumë persona, ndërmarrjet e ujësjellësit, sha shtetërore, bashkitë etj., e përdorin fondin e sigurimeve për të paguar punonjës të rinj.

Si po krijohen detyrimet

Devijimi i fondeve për pagesën e sigurimeve shoqërore janë abuzimi në ekstrem që një institucion publik bën, ndaj përgjegjësia në këtë rast konsiderohet vepër penale sipas ligjeve në fuqi. Por, fakti që institucionet shqiptare vijojnë të mos i paguajnë sigurimet në masë, do të thotë se ligji jo vetëm që vepron, por është lënë tërësisht në harresë duke mos frenuar së paku zgjerimin e mëtejshëm të detyrimeve. Burimet nga tatimet pohuan se rasti tipik për krijimin e detyrimeve ndaj sigurimeve shoqërore janë ndërmarrjet e ujësjellësit, pushtetit lokal dhe entet në varësi të tij dhe agjencitë publike që varen nga entet qendrore. Këto ente, sidomos ndërmarrjet buxhetore që i administrojnë fondet publike vetë nëpërmjet llogarive të veçanta dhe jo direkt nga thesari janë të prira të krijojnë borxhe. Në presionin e politikës për të punësuar sa më shumë persona, ndërmarrjet e ujësjellësit, sha shtetërore, bashkitë etj., e përdorin fondin e sigurimeve për të paguar punonjës të rinj. Gjithashtu ato mund ta përdorin fondin për të financuar edhe programe të tjera për të cilat nuk gjerojnë fonde të mjaftueshme. Enti Rregullator i Ujit (ERRU) ka ngritur më shumë se një herë shqetësimin se ndërmarrjet e ujësjellësve janë të mbingarkuara me staf. Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2018, ndërmarrjet e ujësjellësit në të gjithë vendin punësonin 124 punonjës, ose 374 punonjës më shumë se ata të raportuar në vitin 2017. ERRU vlerëson se në përgjithësi, sektori është i mbingarkuar me staf të pajustifikuar. Lidhur me këtë tregues, kërkohet një analizë e thelluar për secilën shoqëri në lidhje me numrin e punonjësve dhe pozicionet në organigramë, përshkrimet e punës dhe ngarkesën reale për çdo pozicion pune. Në total, rritja e raportuar e numrit të stafit ka sjellë rritjen e Kostove të Punës me rreth 392.8 milionë lekë, e cila po mbulohet duke mos paguar sigurimet për stafet e punonjësve që realisht nevojiten. E njëjta praktikë ndiqet edhe nga bashkitë. Sipas të dhënave nga Shoqata e Bashkive, pushteti vendor kishte të punësuar më 2018 rreth 33,500 punonjës nga 22,000 në vitin 2015, ose 11 mijë e 500 punonjës më shumë. Nga transferimi i funksioneve të reja nuk janë më shumë se 10 mijë punonjës. Edhe pa transferimin e funksioneve të reja (arsimi parashkollor, administrimi i pyjeve, mirëmbajtja, shërbimi i mbrojtjes nga zjarri etj.) administrata e bashkive është më e fryrë se para reformës. Për këtë arsye, shumë bashki në të gjithë vendin kanë dështuar të paguajnë sigurimet shoqërore për punonjësit. Për shkak të kësaj situate, kriza në disa bashki mund të përshkruhet si faliment, pasi tatimet kanë nisur procedurat e sekuestros në disa prej tyre. Problemet financiare të pushtetit vendor në disa raste janë përkeqësuar nga pushteti qendror, i cili ka transferuar funksionet e administratës, por jo të gjitha fondet për administrimin e tyre.

Bashkitë e falimentuara

Shumë bashki në të gjithë vendin kanë dështuar të paguajnë sigurimet shoqërore për punonjësit. Për shkak të kësaj situate, kriza në disa bashki mund të përshkruhet si faliment, pasi tatimet kanë nisur procedurat e sekuestros në disa prej tyre. Problemet financiare të pushtetit vendor në disa raste janë përkeqësuar nga pushteti qendror, i cili ka transferuar funksionet e administratës, por jo të gjitha fondet për administrimin e tyre.

 

 

Shkarkimet e padrejta nga puna, akumulojnë borxh te sigurimet

Ministria e Financave ka shtrënguar masat ndaj institucioneve publike që nuk paguajnë në mënyrë të rregullt detyrimet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të punonjësve. “Strukturat përgjegjëse në degët e thesarit nuk autorizojnë pagesën e pagës në muajin pasardhës, nëse nuk është kryer pagesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe tatimit mbi të ardhurat personale, në muajin e mëparshëm nga njësitë shpenzuese të qeverisjes qendrore dhe vendore”, thuhet në udhëzimin për zbatimin e buxhetit 2, i cili është lëshuar për njësitë zbatuese nga Ministria e Financave. Me implementimin e sistemit të ri informatik tatimor dhe me mbylljen e llogarive bankare në emër të Drejtorive Rajonale Tatimore, kërkohet çdo ditë të sigurohet dërgim elektronik i arkëtimeve të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore nga struktura përgjegjëse për tatimet, sipas klasifikimit ekonomik buxhetor. Ekspertë të thesarit nga Ministria e Financave shpjeguan se udhëzimi zbatohet plotësisht. “Ne koordinojmë çdo muaj me tatimet për debitorët në sigurime dhe i anulojmë fondet për pagat në muajin në vijim sipas udhëzimit, por ka një arsye tjetër pse po krijohen këto borxhe edhe nga administrata qendrore”, – shpjegoi ekspertja e Thesarit. Vitet e fundit, shumë punonjës edhe në pozicione të larta të administratës publike, duke përfshirë Kuvendin, ministritë etj., kanë fituar gjyqet për shkarkime të padrejta nga puna. Si pasojë e vendimeve të gjykatave janë akumuluar detyrime edhe në formën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore ndaj këtyre punonjësve. Ekspertja shpjegon se Drejtoria e Thesarit në Ministrinë e Financave nuk mund të veprojë në këto raste, pasi fondet nuk ishin të planifikuara në fillim të vitit.

 

Mospagesa e sigurimeve, vepër penale

Në vitin 2015, qeveria i forcoi masat dhe penalitetet ndaj biznesmenëve që shmangin pagesat e sigurimeve shoqërore. Sipas ligjit të procedurave tatimore, nëse nga kontrolli në vendndodhjen e biznesit rezulton se tatimpaguesi nuk ka deklaruar në organin tatimor çdo të punësuar rishtazi, të paktën një ditë kalendarike përpara fillimit të punës, përveç detyrimit për pagimin e shumës së detyrimeve tatimore dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, të llogaritura nga data e konstatimit, dënohet me gjobë prej 500 000 (pesëqind mijë) lekësh. Çdo konstatim i përsëritur i mosdeklarimit të punonjësve, pas aplikimit të dënimit konsiderohet evazion tatimor, sipas nenit 116 të ligjit dhe administrata tatimore ushtron të drejtën e parashikuar në nenin 131, të këtij ligji, duke bërë kallëzimin penal për tatimpaguesin. Katër vite më parë mospagesa e përsëritur e sigurimeve u konsiderua vepër penale. Mirëpo përderisa ka një borxh të akumuluar dhe institucionet nuk paguajnë në mënyrë të përsëritur sigurimet, shtrëngimet ligjore, sado të forta, nuk kanë funksionuar. Sipas ligjit për sigurimet shoqërore, Radha e pagesës së kontributeve dhe të detyrimeve tatimore bëhet duke paguar fillimisht pagesat e kontributet e detyrueshme të sigurimeve shëndetësore, më pas kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore të punëmarrësit, kontributet e detyrueshme suplementare të sigurimeve shoqërore, kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore të punëdhënësit, tatimet, kamatëvonesat, gjobat dhe kostot administrative. ( vijon nesër )

Nga Blerina Hoxha

 

Som

 

Skema e shmangies së sigurimeve, si po krijohen detyrimet, shkarkimet e padrejta nga puna bashkitë e falimentuara, si rrezikohen pensionet, pse privati është më korrekt se shteti dhe fillimi i hetimeve.

 

 

Ja lista e institucioneve që nuk kanë paguar sigurimet shoqërore

 

 

 

 

 

 

Nr. SUBJEKTI Forma Ligjore e përpunuar
1 A.R.M.O. Sh A Shtetërore
2 REPARTI USHTARAK 4303 Ent publik
7 REPARTI USHTARAK  4006 Ent publik
8 REPARTI USHTARAK 4460 Ent publik
9 ALUIZNI  TIRANA  RURALE Ent publik
10 FAKULTETI EKONOMIK Ent publik
15 NJËSIA  MBËSHTETJES TEKNIKE PROG. IADSA Ent publik
17 MINISTRIA E MBROJTJES Ent publik
19 FAKULTETI SHKENCAVE NATYRES Ent publik
23 MINISTRIA  E  FINANCAVE Ent publik
27 ZYRA ARSIMORE LIBRAZHD Ent publik
28 REPARTI USHTARAK  NR 4443 Ent publik
29 FAKULTETI DREJTËSISË Ent publik
30 REPART USHTARAK NR.4009 Ent publik
31 UZINA LËNDËVE PLASËSE Ent publik
32 APARATI I MINISTRISË SË BRENDSHME Ent publik
35 HOTEL DAJTI Ent publik
38 KOMB. TEKSTILEVE TË PAMBUKTA Ent publik
41 ZYRA ARSIMORE MALLAKASTËR Ent publik
42 MINISTRIA E KULTURËS Ent publik
46 AGJENSIA (­­­ALUIZNI ) Ent publik
47 ZYRA ARSIMORE HAS Ent publik
48 DREJTORIA ARSIMORE QYTET Ent publik
51 AUTORITETI RRUGOR SHQIPTAR Ent publik
55 SPITALI UNIVERSITAR “SHEFQET NDROQI Ent publik
56 PREFEKTURA  TIRANË Ent publik
57 REPARTI USHTARAK  5001 Ent publik
58 REPARTI USHTARAK  3001 Ent publik
63 QEND.SHEND.KAMEZ Ent publik
67 FEDERATA MUNDJES Ent publik
68 INSTITUTI I  KËRKIMEVE TË USHQIMIT Ent publik
70 QENDRA E ARTIT, TEATRI SKAMPA. Ent publik
72 NDËRMARRJA E RRUGËVE RURALE Ent publik
74 N N   H/C BANJE Ent publik
76 NDËRMARRJA ELEKTROTEKNIKE Ent publik
77 GJYKATA E TIRANËS Ent publik
78 PROKURORIA RRETHI GJYQËSOR KRUJË Ent publik
81 INSPEKTORATI SHTETËROR I ARSIMIT Ent publik
82 FAKULTETI  ARKITEKTURËS DHE URBANISTIKËS Ent publik
83 MINISTRIA E ENERGJISË DHE INDUSTRISË Ent publik
85 REPARTI USHTARAK NR.6640 Ent publik
86 AGJENS. SHQIPT. E BIZNES.DHE INVEST. Ent publik
87 SHËRBIMI KOMBËTAR I RINISË Ent publik
88 REPARTI USHTARAK 1109 Ent publik
89 DREJT.RAJON.KUFIRI E MIGRA Ent publik
93 GJYKATA PËR KRIMET E RËNDA Ent publik
96 AGJENCIA E MENAXHIMIT TË BURIMEVE UJORE Ent publik
97 DREJTORIA E PËRGJITSHME E POLICISË Ent publik
98 DREJT. RAJONALE E MONUMENTEVE TË KULTURËS Ent publik
102 ASISTENCA TEKNIKE IPA ADRIATIK Ent publik
104 AGJENCIA KOMB.TË BURIMEVE NATYRORE Ent publik
107 PARTIA SOCIALISTE KOLONJË Ent publik
109 SHKOLLA  INDUSTRIALE Ent publik
112 REPARTI USHTARAK NR 1301 Ent publik
114 ZYRA E ARSIMIT PEQIN Ent publik
115 REP. ISPEKT. SHPËTIM MINIERA TIRANË Ent publik
116 ZYRA ARSIMORE SARANDË Ent publik
117 ” Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura” Ent publik
120 REPARTI USHTARAK NR. 3500 , RINAS Ent publik
121 FEDERATA SHQIPTARE E SHAHUT Ent publik
122 INSPEKTORATI SHTETËROR TEKNIK DHE INDUSTRIAL Ent publik
123 MINISTRIA MJEDISIT Ent publik
125 INSTITUTI I STATISTIKËS Ent publik
127 SHTËPIA  BOTUESE  BOTEM Ent publik
128 QEND.SHEND.PASKUQAN Ent publik
129 KOMISIONERI PER MBIKQYRJEN E SHERBIMIT CIVIL Ent publik
131 SHKOLLA ARTISITIKE JORDAN MISJA Ent publik
133 KOMITETI SHTETËROR TË MINORITETEVE Ent publik
134 SPITALI UNIVERSITAR I TRAUMES Ent publik
135 SPITALI UNIVERSITAR I TRAUMËS (SHËRBIMI URGJENCES) Ent publik
136 KËSHILLI I MINISTRAVE Ent publik
137 QENDRA SHËNDETËSORE DIVJAKË Ent publik
138 TEATRI KOMBËTAR Ent publik
139 FEDERATA GJIMNASTIKËS Ent publik
140 DREJTORIA E ALUIZNIT TIRANA VERI Ent publik
142 PR.”FURNIZ.UJEKANALIZ F.KRUJË ,PESHKOPI” Ent publik
143 DREJTORIA POLICISË QARKUT Ent publik
144 “DREJTORIA SHERBIMIT PYJOR” Ent publik
146 REPARTI USHTARAK 2222 Ent publik
147 PROJEKTI  ” S P E E D Y ” Ent publik
148 INSTITUTI I MJEKSISË LIGJORE Ent publik
150 I. E. D. P  PARABURGIMI DURRËS Ent publik
152 DREJTORIA E ARTIT DHE KULTURËS Ent publik
154 REPARTI USHTARAK  4001 Ent publik
155 QENDRA E ZHVILLIMIT MENDOR SHKODËR Ent publik
158 BURGU  313 Ent publik
159 REPARTI USHTARAK 4001 Ent publik
160 REPARTI USHTARAK 6620 Ent publik
161 DREJTORIA E ALUIZMIT SARANDË Ent publik
166 DEGA E POLICISE NDERTIMORE RRETHI Ent publik
168 REPARTI USHTARAK 2001 Ent publik
170 RRUGET RURALE Ent publik
171 ARKIVI QEND. SHTETËROR FILMIT Ent publik
174 DREJTORIA NR 2 E PUNËTORËVE TË QYTETIT Ent publik
176 DREJT.PERGJITHSHME SHERBIMIT TË PROVËS Ent publik
177 DREJTORIA  E  POLICISË Ent publik
178 DREJTORIA PËRGJITHSHME BURGJEVE Ent publik
179 ZYRA E  PARKUT ARKEOLOGJIK BYLIS Ent publik
180 QENDRA E LLOGARISË SË ARSIMIT KAVAJË Ent publik
181 SHTEPIA E FEMIJEVE ” PELLUMBAT” Ent publik
182 AGJENCIA PER MBESHTETJEN  SHOQ. CIVILE Ent publik
184 DREJTORIA E RAJONIT QENDROR TIRANË Ent publik
185 BORDI KULLIMIT Ent publik
186 SHKOLLA PROFESIONALE “HAVZI NELA” KUKES Ent publik
187 QEND. KOMB. PRITESE PER AZILKERKUES Ent publik
188 NDERMARJA MEKANIKE TEKSTILIT Ent publik
189 I.E.V.P FIER Ent publik
190 DREJTORIA BUJQESISE DIBER Ent publik
191 REPARTI USHTARAK NR 4400 Ent publik
192 INST. I SIG.USHQIMORE DHE VETERINARISE Ent publik
195 OFICINA E AUTOMJETEVE Ent publik
197 DREJTORIA ARSIMORE MIRDIT Ent publik
199 AGJENCIA E AUDITIT PROGRAMEVE ASISTENCES Ent publik
201 DREJTORIA ARSIMORE FIER Ent publik