Engjëll Musai
Drejtor i “Telegraf”
Nënat dhe bebet e Fush-Arrëzit , ndjenjnë kujdesin dhe dorën e ngrohtë të mjekut dhe profesionistit të obsetër –gjinekologjisë shqiptare
Pasojat e tërmetit dhe situata e rëndë ekonomiko-financiare, ka lënë pasoja tek qytetarët dhe sidomos tek të sëmurët kronikë dhe nënat shtatëzëna. Pikërisht, një iniciativë të veçantë ka ndërmarë ditën e shtunë mjeku humanist Dr.Halim Kosova. Pa bujë dhe pa kamera, larg çdo reklame hipokrite, por me dashuri për qytetarët e zonave të prekura dhe në respekt të betimit të “Hipokratit”, mjeku i të gjithë shqiptarëve ka udhëtuar drejt Fush-Arrëzit për të bërë vizita për nënat shtatëzana dhe ato me fëmijë të vegjël. Por, nëse përditë po shohim hipokritë që shëtisin nëpër kantierët e shkatërruar të qyteteve, të shoqëruar me fanfaret e kamerave, Dr.Kosova ka zgjedhur një mënyrë të veçantë. Ai ka marrë eko-grafinë në një automjet dhe ka bërë me dhjetra vizita, duke ngjallur shpresën tek nënat dhe motrat e zonës së Fushë-Arrzit, se në këtë botë ka dhe njerëz humanë, që nuk harrojnë detyrën dhe misionin e tyre. I kontaktuar në lidhje me këtë lajm, Dr.Halim Kosova hezitoi të flasë, madje nuk pranoi që ky veprim i tij i konsideruar tejet humanist të bëhej publik, “pasi unë,- thekson Dr.Kosova,- nuk e ndërmora këtë veprim për t’u dukur, por për t’u shërbyer grave që janë shtatëzanë dhe kërkojnë kurajo pas tragjedisë, që i ndodhi atdheut tonë. Por “Telegraf” u interesua dhe nëpërmjet Dr. Nikolin Bardhokut, mjek në Fushë-Arrëz mësoi gjithçka për këtë ngjarje të jashtëzakonshme, që ka si protagonist një nga mjekët më të shquar dhe ndoshta më të preferuarin e profesionit Dr.Halimit. Në emër të personelit mjekësor dhe banorëve të Fushë-Arrzit, mjeku Nikolin Bardhoku përcolli dhe urimin për Dr.Kosovën: Ju falenderoj nga zemra për impenjimin e mundimin e bërë, përveç profesionalizmit, ke përcjellë edhe mesazhin, që ka akoma njerëz me zemër të madhe që aq shumë po mungojnë ditët e sotme”. Më tej, mjeku Bardhoku rrëfen se: “ Janë kryer të gjitha vizitat dhe kjo lehtësoi jashtëmase familjet e nënave dhe ne si personel i Fushë-Arrzit.Por, mbi të gjitha, ishte një shërbim i domosdoshëm për gratë shtatëzanë dhe nënat me fëmijë të porsalindur dhe të vegjël. Veç kësaj gjatë vizitave dhe pas tyre Dr.Kosova, bashkëbisedoi me kolegët, mjekun e familjes,infermierët dhe mamitë, duke dhënë disa njohuri bazë për këtë situatë, mjekimet në rast urgjence.” Gjatë vizitave të kryera nga Dr.Halim Kosova kanë qenë të pranishme edhe “Motrat Gjermane” të instaluara prej kohësh në këtë zonë të largët në ndihmë të banorëve. Ky veprim është një shembull i veçantë që tregon se kur vijnë të huajt dhe na ndihmojnë, ne shqiptarët duhet të çohemi në këmbë për t’u solidarizuar me të dëmtuarit dhe cilindo që ka nevojë për ndihmë dhe mbështetje. E vetmja fjalë që mundëm t’i shkëpusnim Dr.Halim Kosovës kishte të bënte me faktin që “ kjo iniciativë do të vazhdojë çdo fundjavë në zonat e prekura dhe dëmtuara nga kjo fatkeqësi natyrore”. Shëmbulli i Dr.Kosovës, jashtë çdo interesi personal dhe partiak, është modeli më i mirë që tregon se sot më shumë se kurrë duhet të jemi pranë njëri tjetrit, duke pasur si model frymëzimi Shën Nënë Tereza, e cila me fjalët e saj piedestal do të thoshte: “Mos shaj errësirën, por në vend të saj ndiz një qiri”. Ky amanet i trashëguar, pikërisht Nënë Tereza, e cila do mbetet shembulli i jashtëzakonshëm i dashurisë pa kurrfarë kushti dhe i misionit të pareshtur të përkujdesjes ndaj kujtdo që vuan, pa dallim kombësie, race, feje apo përkatësie shoqërore janë më aktuale se kurrë. Dhe shembulli i saj, këto ditë të ftohta dimri na fton të gjithëve, të hapim horizonte të reja, gëzimi e shprese, mirëkuptimi e dashurie për ata që kanë aq shumë nevojë. Ky shembull u dha dy ditë më parë nga Halim Kosova. Faleminderit doktor!