Dhëndrri i drejtorit të UK lë banorët pa ujë, vadit misrin

444

-uji i pishëm vadit parcelat me misër-

 

Agron MEMA

Ndodhin çudira nën pushtetin e “Rilindjes” edhe në bashkitë ku janë me koalicion siç është bashkia e Finiqit, që MEGA drejton bashkinë falë koalicionit me PS-në. Por PS-ja e Finiqit ka rënë viktimë në këtë koalicion për mosrespektim kontrate paraelektorale. Por kjo është puna e tyre politike. Ajo që është më e keqja, është nepotizmi dhe despotizmi nepotik. Qytetarët e fshatit Rrahullë në njësinë administrative të Alikos, bashkia Finiq, shprehin një shqetësim pranë gazetës “Telegraf” për sa i përket furnizimit me ujë të pishëm. Përtej mangësive të shërbimit të ujësjellësit në këtë fshat e zonë, ata përmendin edhe faktin, që janë pa ujë qysh prej dy ditësh. Qytetarët shprehen se kur kanë telefonuar teknikun e ujësjellësit, dhëndrin e drejtorit të ujësjellësit, ai u është përgjigjur me arrogancën dhe euforinë mbrojtëse që i jep pushteti i njerëzve të tij, se është në Sarandë dhe ka probleme private, ndërkohë që ka qenë në ahengje në lokalet pranë gjykatës së Sarandës. Qytetarët shprehen se u është rritur edhe tarifa e çmimit të ujit në 10 mijë lekë të vjetra për muaj, pasi sipas pretendimit të ujësjellësit, dalin me humbje. Banorët e kanë kundërshtuar këtë rritje tarife, megjithëse e kanë paguar, por përsëri mbeten pa furnizim me ujë të pishëm. Sipas tyre, rritja e tarifës së ujësjellësit vjen si produkt i rritjes së personelit të kësaj drejtorie, me drejtor të përgjithshëm, me drejtor teknik e me një personel teknikësh prej 35 personash, ndërkohë që nga 59 fshatra që ka kjo bashki, vetëm dhjetë prej tyre furnizohen me ujë të pishëm. Ç’duhen 35 teknikë, sipas etiketimit të kuadrit?! Por ankesat ndaj dhëndrit të drejtorit të ujësjellësit, teknikut Vasil Panajoti (Çavo) banorët e fshatit Rrahullë i drejtojnë tek një veprim, që sipas tyre mund të jetë korruptiv, se është vendosur një saraçineskë që mbyll furnizimin e fshatit dhe furnizon fushat e mbjella me misër. Por ndërkohë fshatarët, nuk mbështeten në ankesat e tyre.