Denoncim për djathin “Erzeni”: Datën e skadencës e ka në prill, myket që tani

Një tjetër denoncim për sigurinë ushqimore është bërë nga një qytetar. Sipas joq qytetari shkruan se ka blerë djathë dhie të markës “Erzeni” me afat skadence deri më 17 prill, por produkti rezultonte i prishur dhe me shenja të dukshme myku, ndonëse ndodhemi ende në muajin shkurt.

Më herët është denoncuar se nga kontrollet e kryera në territorin e Vlorës, AKU ka zbuluar se shqiptarët kanë konsumuar edhe qumësht me aflatoksinë. Produktet e kontaminuara i përkasin pikërisht Lufrës dhe Erzenit.

Sigal

U raportua se nga 26 mostra të marra nga janari deri në prill 2025, 10 prej tyre kanë rezultuar pozitive dhe sipas specialistëve 40% e qumështit të kontrolluar ishte i kontaminuar mbi normat e sigurisë ushqimore.

Aflatoksina është një toksinë e krijuar nga myku, që rritet tek drithërat, misri dhe gruri. Kur lopët ushqehen me foragjere të kontaminuara aflatoksinë sekretohet më pas te qumështi që prodhojnë.