Çfarë pritet akoma? Pse u rritën vdekjet në burgjet greke pas 2014?

559
Sigal

Në 23 muajt e fundit kemi 9 shqiptarë të vdekur nga mosha 29-35 vjeç, viktima që gjeten vdekjen ne burgun e Trikallës dhe të Koridallos, dy burgjet ku kanë numrin më të madh të vdekjeve. Në burgun e Koridallos janë regjistruar 5 vdekje dhe në atë të Trikallës 4 vdekje. Në burgun e Trikallës i Sigurisë se Lartë është një gardian për 180 të burgosur, ndërsa ne ate famëkeqin Koridallos në Athinë është një gardian për 300 të dënuar, konkretisht një gardian për një godinë pesë që ka burgu. Burgu Koridallos u ndërtua me 1961 për te mbajtur rreth 600 të burgosur, por projekti i tij ishte bere me 1922, dhe ndertimi i tij i pare deshtoi me 1931 dhe u realizua 30 vite me vonë me 1961, që përbën një nga burgjet më të mëdhenjë të vendit ne mes të qytetit. Më problematik janë godina e katert D dhe godina e pestë E, ku çdo godinë nga këto më problematik ruhet vetëm nga një gardian burgu ( të dhëna nga vetë të burgosurit) Por numri i vrasjeve ka ardhur në rritje që nga viti 2014 kur u bë një marrëveshje për transportimin e 500 shqiptarve të dënuar për krime të rënda midis dy vendeve, por faktikisht deri më sot nuk është bërë. Mos ndoshta është një rastësi që ndodhin këto vdekje apo një strategji për të detyruar qeverinë shqiptarë të marrë nga Greqia 500 të burgosurit sipas marrëveshjes të bërë në shkurt të 2014. Gjatë kësaj periudhe pati dhe një marrëveshje për krijimin e një komiteti të përbashkët të ekspertëve për shkëmbimin e të dënuarve midis Greqisë dhe Shqipërisë në takimet e ministrave të drejtësisë Nasip Naço dhe homologu Harallambo Athanasi, mbajtur në Athinë më 21/02/2014.Ky takim u bë me kërkesën e ministrit grek. Në vitin 2013 në burgjet e Greqisë ndodheshin 8,000 të dënuar me kombësi të huaj, nga këta 2,500 ishin shqiptarë (32%) më pas vijnë rumunët dhe bullgarët. Në shkurt të 2014 ne burgjet greke ndodheshin 2,850 shqiptar, ndërsa në 2017 numri u ul në 1650 të dënuar shqiptar, ku pati vetëm dy vdekje.