Bora zbardh disa qytete, shumë fshatra të bllokuar

690
Sigal

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme reshjet e borës kanë qenë prezente në disa qytete të vendit. Ndyrshe nga parashikimet, në Tiranë nuk pati reshje të shumta, por vetëm disa flokë.

Ndërkohë ky mëngjes ka gjetur të zbardhur Shkodrën dhe Gjirokastrën, Korçën, Dibrën dhe qytetet të tjera të vendit, si dhe rrethinat e Elbasanit. 3-4 cm borë në qytetin e Shkodrës.

Bashkia Shkodër deklaron se ka marrë masat për pastrimin e borës me 4 fadroma në qytet. Një fadromë është vendosur në dispozicion për rrugën e prekalit që lidh Kirin dhe Dukagjinin.

Ndërkohë që disa fshatra të zonave të Dukagjinit dhe të Dibrës së Madhe janë të izoluar për shkak të trashësisë së borës, që bën të pamundur qarkullimin e mjeteve.

Më poshtë fotot e borës: