Betonizimi i zonave të mbrojtura

318
Sigal

VOA: Ekspertët flasin për betonizimin e bregdetit. Qeveria vetë Ali, vetë Kadi , miraton PPP e Butrintit mes kundërshtive dhe protestës së aktivistëve. Opozita: Kjo shpikjë ndodh vetëm në Shqipëri. Auron Tare: Të huajt interesohen për zonën ku përfitohen milionat

 Zëri i Amerikës: Po betonizohen kudo zonat e mbrojtura në jug

Ekspertët mjedisorë flasin për ndërtimet  në zonat bregdetare

  • Ekspertë dhe aktivistë mjedisorë në Shqipëri thonë se po bëhet gjithnjë e më real shqetësimi për ndërtimet në zonën bregdetare pas rishikimit të kufijve të zonave të mbrojtura nga qeveria në janar të këtij viti. Shqetësimi lidhet me lejet për fshatra dhe resorte turistikë që prekin pasuritë natyrore si në zonën bregdetare të Adriatikut edhe të Jonit. Qeveria u ka dhënë statusin e investitorit strategjik projekteve me politika që sipas saj nxisin zhvillimin e turizmit dhe thithjen e investimeve, por ekspertët e natyrës thonë se modelet nuk premtojnë mbrojtje të territorit dhe zhvillim të qëndrueshëm. Gjiri i Manastirit, pak kilometra larg Sarandës, një plazh gati i paprekur nga ndërtimet ku pushonin qindra pushues çdo ditë në sezonin veror tani po mbyllet për publikun për shkak të punimeve që kanë nisur për një resort turistik. Pjesa që deri në janar të këtij viti përfshihej në zonën e mbrojtur të Parkut Kombëtar të Butrintit u hoq dhe qeveria miratoi lejen për ndërtim në një sipërfaqe prej rreth 53 mijë metrash katrorë, të strukturave akomoduese siç paraqiten në faqen zyrtare të projektit. Leje të tjera siç tregojnë vendimet e Komitetit të Investimeve Strategjike janë dhënë apo janë në proces miratimi në zonën nga Kanali i Cukës në Kepin e Stillos në skajin më jugor të kufirit me Greqinë për resorte apo fshatra turistikë dhe investitorët po nisin të vënë muret e ndalim -kalimit për publikun. Siç tregojnë pamjet afër Pemës së Thatë në Ksamil punimet po vazhdojnë në ndërtimin e një fshati tjetër turistik . Ndërtimet pritet të prekin këtë zonë të bregdetit që në periudhën e komunizmit ruhej me roje kufitare për shkak të afërsisë me brigjet greke të Korfuzit, ku modeli i mbrojtjes së natyrës dallon dukshëm nga territori shqiptar. Biologu Aleko Miho thotë se rishikimi i zonave të mbrojtura është një proces normal por në Shqipëri u bë sipas tij i shpejtuar. “Rishikimi i zonave të mbrojtura është një nevojë e kohës. Ne e përshëndetëm në këtë drejtim, por ishikimi i shpejtuar siç u bë nuk ishte në frymën moderne të rishikimit të zonave të mbrojtura”. Ajo që është më e keqja thotë më tej zoti Miho është se këto zona që hiqen i jepen zhvillimit. “Atje pastaj justifikohet ndërtimi aeroportit, diku ndërtimi resortit,të cilat jo më mbrojnë por e përkeqësojnë mbrojtjen siçndodh me Nartën, siç ndodhi me Kune Vainin, me Talen në Lezhë , si edhe në Butrintin më tej.” Vendet europiane kanë legjislacion të fortë për zonat e mbrojtura thotë për Zërin e Amerikës Ferdinant Bego ndërsa në Shqipëri kjo mungon. Qeveria shqiptare e lidhi vendimin e rishikimit të zonave të mbrojtura në janar të këtij viti me një punë të gjatë në terren për të përditësuar zhvillimet në territor pas ndryshimeve në 30 vitet e fundit.

  Qeveria miraton koncensionin e Butrintit mes debateve, opozita: Shpikje vetëm në Shqipëri!

Kuvendi ka miratuar marrëveshjen për menaxhimin e parkut kombëtar të Butrintit, me 75 vota vota pro, 18 kundër dhe 1 abstenim ndërsa në votim morën pjesë 94 deputetë. Skandali solli reagime të shumta nga opozita dhe shoqëria civile por jo vetëm sepse ky projektligji për Butrintin ka nxitur edhe debate të forta në seancën e së hënës ku deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa i ka bërë thirrje deputetëve të mos e votojnë projektligjin për dhënien me koncesion të parkut të Butrintit. Ajo nga foltorja e Kuvendit u shpreh se kjo gjë nuk ndodh në asnjë vend të botës, sepse nuk ka shtet të përgjegjshëm që ia kalon trashëgiminë kulturore privatit. Ina Zhupa: Dëgjova një përrallë, dhënien e Butrinit me koncesion me 10 vjet nje fondacioni privat. Vjet po coja djalin tim në Butrint, nuk e dija se një vit më vonë do të isha duke  e mbrojtur nga një model që nuk ekziston në asnjë vend të botës. Ajo e ka hequr nga përralla nga modelet e vendeva të tjera. Asgjë e përbashkët me ligjin tonë për tia dhënë privatit. Ku e gjetën këtë model? Sepse nuk ka shtet të përgjegjshëm që ia kalon trashëgiminë kulturore privatit. Në Shqipëri janë 4 individ privat, e padëgjuar më parë. Thonë nuk po e shesim. Gjithmonë ka kryetarët e bashkisë ku ndodhet siti, e kanë hequr pushtetin lokal. Mjafton një anonim që ka zgjedhur ministrja që të jetë aty. Butrintit me kete fondacion të krijuar i hiqet mundësia që KLSH të shoh se ca behet atje, është privat e nuk e kontrollon dot. Fandacioni thotë se do e marrë për 5 mln dollar. Ai Butrint prodhon për 10 vjet, 60 mln dollar. Nuk është arsye që për 5 mln dollar të jepni Butrintit. Ju jeni anëtare bordi. 2 vjet ministrja do jetë kryetare bordi. Ne rrezikojmë historinë dhe identitetin. Ju ftoj të mos e votoni këtë akt, që dorëzon trashëgiminë kulturore te privati. Ndërsa Ministrja e  Kulturës, Elva Margariti insitoi se kjo marrëveshje do sjellë shndërrimin e kësaj zone, opozita akuzoi qeverinë se po e jep me koncesion këtë park . Ministrja e Margariti, ka folur për dhënien me koncension të parkut Kombëtar të Butrintit. Ministrja tha se fondacioni shqiptaro amerikan, që do të bëjë menaxhimin e Butrintit do të shtojë shërbime për turistët që e vizitojnë. ‘Fondacioni për menaxhimin e Butrintit është një Fondacion Shqiptar. Mirë administrim do të thotë përdorim sa më i mirë i aseteve. Është e vërtetë që komuniteti jeton në brendësi të këtij potenciali. Është një optimizim i të ardhurave që sjellë Butrinti. Me gjithë kundërshtinë e ekspertëve dhe opinionit publik, mazhoranca nuk hoqi  dorë nga miratimi i porjektligjit për menaxhimin e Butrinit. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, mbrojti  projektligjin e qeverisë që parashikon ngritjen e fondacionit që do menaxhojë Butrintin. Por ndërsa ministrja u mundua ti cilësojë të gjitha kritikat si shpifje, opzoita insitoi  se  mazhoranca po e jep  me koncesion trashgiminë kulturore te privati.  Marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit, që parashikon administrimin e Parkut Kombëtar të Butrintit nga ky fondacion, u miratua mes polemikave dhe kundërshtive pasi opozita  e cilësoi si një kontratë koncensionare mbi një pasuri kombëtare, duke ngriture dhe shqetësimin për mbrojtjen që i garanton parkut kombëtar të Butrintit kjo marrëveshje nga synimet për ndërtime resortesh brenda tij.

Auron Tare: Të huajt interesohen vetëm për zonën A3 të Butrintit, ku vijnë të ardhurat nga biletat

 M.G: Që ky projekt të funksionojë nuk mund të realizohet vetëm. As Fondacioni dhe as Qeveria nuk mund ta bëjnë të vetëm, sepse nëse qeveria do ta bënte vetëm nuk do të kishte nevojë për kapitalet tona. Por së bashku ne mund të bëjmë shumë gjëra, që asnjëri nga ne nuk mund t’i bënte vetëm. Aspekti tjetër është atraksioni i kapitaleve të huaja. Kjo ishte një pikë e rëndësishme, sepse për një kohë të gjatë nuk do të limitohen vetëm me kapitalin që i ka mundësuar Fondacioni, edhe pse ne kemi dhuruar më shumë se 100 miljonë dollarë në Shqipëri, pra një shifër e konsiderueshme, por jo e mjaftueshme me çfarë mund të ofrojë Qeveria. Me kalimin e kohës ne duhet të krijojmë partneritete me institucione të tjera financiare ndërkombëtare, si Banka Botërore, UN, me shtete të tjera si Britania që ka interes për të investuar, si dhe organizata të tjera, që ndajnë të njëjtat interesa si ne dhe kërkojnë mënyra për t’u përfshirë në projekte, të cilat nuk kanë vetëm synime shumë të mira, por dhe përfitime nga kjo.

FAKT

Butrinti ka pasur një listë shumë impresionuese të institucioneve ndërkombëtare, që kanë ndihmuar në kohë të vështira. Por për të kuptuar më mirë konceptin që kemi “NE” pala kundërshtuese e projektit të Zotit Granof, nga eksperienca ime mund të them se Butrinti nuk ka nevojë për fonde të shumta, por për administrim të përditshëm të konservimit, ambjentit, turizmit, komuniteteve të zonës dhe lagunave. Një pjesë e mirë e këtyre aspekteve janë përjashtuar nga koncepti i Zotit Granof, qartësisht, sepse ky koncept nuk ka asnjë lidhje dhe asnjë interes për të ndihmuar komunitetet përqark. Fakti që Z Granof është i interesuar vetëm për zonën A3, pra zonën ku vijnë të ardhurat nga biletat tregon se koncepti i Z Granfo nuk ka lidhje me ruajtjen e tërësisë së Parkut Kombëtar si dhe mbrojtjen e pejsazheve historike të zonën së mbrojtur.

(M.G): Pra ajo që të gjithë duam të shikojmë jo vetëm Fondacioni jonë, por dhe gjithë investitorët anembanë botës është të shikojnë këtë lloj përgjegjshmërie. Pra nëse fondacioni ynë ndihmon për të ofruar këtë lloj përgjegjshmërie, nuk do të jetë vetëm fakti që projekti do të zhvillohet më mirë, por do të tërheqë edhe më shumë njerëz dhe institucione, të cilët do të punojnë me ne, do të kenë mundësi ta zhvillojmë dhe ta përshkallëzojmë këtë projekt në të gjithë vendin. Ky është qëllimi ynë. Nuk duhet të harrohet që ne jemi një organizatë e përheshme, pra ne nuk do të qëndrojmë deri për zgjedhjet e ardhshme. Unë personalisht kam ardhur në Shqipëri këto 27 vitet e fundit dhe kur flitet për 100- vjetorin e marrëdhënieve shqiptaro- amerikane ndjehem i vjetër duke menduar që për çerekun e kësaj periudhe kam qenë në Shqipëri. Dhe puna jonë sapo ka filluar. Ky fondacion do të vazhdojë të funksionojë edhe kur unë dhe i gjithë stafi të mos jemi pjesë e tij, edhe kur të ketë udhëheqës të rinj politikë. Me shpresën që do të bëjmë një punë të mirë, ky fondacion do të jetë një ndihmë për Shqipërinë, dhe nëse e bëjmë këtë puna e fondacionit tonë do të konsiderohet si një sukses i madh.

Fakt

Auron Tare:Marrëveshja për Fondacionin e ri të zotit Granof, thekson se kjo marrëveshje është e vlefshme vetëm për 10 vjet. Në intervistën e tij z Granoff qartësisht thekson se do të rrijë në Butrint për një kohë shumë të gjatë, pra duke i hequr mundësinë autoritetit shtetëror dhe publik që të krijojë një menaxhim tërësisht shqiptar.

Zëri i Amerikës: Plani i Menaxhimit të Butrintit, që u hartua së fundi, propozonte edhe heqjen e një pjese të zonës bregdetare të Ksamilit nga harta e Parkut Kombëtar të Butrintit (rreth 100-150 hektarë sipas planit). Por Qeveria shqiptare në janar vendosi të heqë rreth 800 hektarë nga zona e mbrojtur e Parkut dhe në këtë zonë tashmë është miratuar ndërtimi i një resorti. Sipas raporteve të shtypit shqiptar, qeveria është gati për të miratuar resorte të tjerë. A cënohet integriteti i Parkut Kombëtar nga rreziku që zonat natyrore përreth tij të përfshihen nga ndërtime të vrullshme?

Michael Granoff: Unë mund t’u qetësoj që zona, në të cilën ne do të luajmë një rol, nuk ka asnjë veprimtari tregtare dhe nuk do të ketë kurrë veprimtari tregtare, nuk do të ketë asnjë hotel në atë zonë, pra s’do të ketë veprimtari tregtare të asnjë lloji. E vetmja ndërtesë, që ne po planifikojmë të ndërtojmë, është qendra e vizitorëve. Qendra e vizitorëve është çelësi i çdo zone të trashëgimisë kulturore. Pra mund t’iu siguroj që nuk do të ketë asnjë veprimtari tregtare në asnjë nga zonat që ne do të jemi pjesë.

Fakt

Auron Tare: Z Granof nuk i jep përgjigje pyetjes pse Parku Kombëtar i Butrintit është reduktuar në tërësinë e tij me status të mbrojtur dhe planifikohet të reduktohet më tej veçanërisht në zonën e Kep Stillo, një vlerë e jashtëzakonshme e biodiversitetit, arkeologjisë nën ujore dhe sipërfaqësore. Mund të them se Ligji dhe Marrëveshja e negociuar nga Fondacioni i Michael Granoffit me Shtetin Shqiptar është tërësisht një eksperiment: fakt ky i pranuar nga Z Granof në intervistën e tij televizive. Jo vetëm që ky model bie ndesh me modelet amerikane të menaxhimit të parqeve kombëtare, por duke qenë një model i panjohur do të bjeri ndesh me legjislacionin kulturor të BE-s. Lind pyetja në cilin kontinent kërkon të na udhëheqë zoti Granoff? Mos vallë drejt Atlantidës?

 

( M.G): Një ekspert i arkeologjisë ka bërë një parashikim që në 50 vitet e ardhshme ¼ ose 1/3 e Butrintit do të jetë nën ujë,- tha ndër të tjera Michael Granoff për VOA-n

FAKT

Auron Tare:Arkeologu në fjalë Prof. Richard Hodgës i sjellë në Bordin e “Fondacionit Michael Granoff”, një arkeolg i periudhës së mesjetës nuk ka asnjë studim në fushën e hidrografisë apo bonifikimit të zonave arkeologjike. Si rrjedhim ky arkeolog nuk mund të merret në konsideratë pa një studim të specializuar nga specialistët e fushës. Mund t’i them zotit Granof se plani i Menaxhimit të Butrintit i dhuruar prej tij, Ministres Kumbaro, nuk ka asnjë studim për këtë çështje. Mund të shtoj për dijeninë e zotit Granof se çështja e nivelit të ujrave në Butrint ka qënë një temë e njohur që nga koha e Perandorit August, Kolonia e të cilit sipas të dhënave arkeologjike ka bërë punime bonifikuese në fushën e Vrinës. Mund t’i them Zotit Granoff se në periudhën e shtetit komunist, fusha e Vrinës është terësisht e bonifikuar, shtrati i lumit të Pavllës u ndryshua për të shmangur përmbytjen e fushave dhe në hyrje të zonës arkeologjike ndodhet stacioni i fuqishëm i pompave të hidrovorit. Po i theksoj të gjitha këto në rastin kur arkeologu apo Bordi i Z Granoff do të kërkojnë një bonifikim të ri me Tender për të shpëtuar përmbytjen e Butrintit.

Ky është një shembull, që tregon se me sa detaje po mendojmë për të ardhmen e Butrintit, dhe duam që kjo zonë të mos ketë prodhim karboni, duam të respektojmë mjedisin rreth Butrintit edhe në të ardhmen,- tha ndër të tjera Michael Granoff për VOA-n

Fakt

Auron Tare:Koncepti I mësiperm tregon qartësisht se Z Granof nuk ka asnjë interest dhe dëshirë që nëpërmjet ruajtjes se Butrintit të mbrojë pejsazhet historike të kësaj zone apo të ndihmojë komunitete përqark në zhvillim ekonomik nepërmjet ruatjes së trashegimisë kulturore. Si një financier i mirë, zoti Granof kerkon të kontrollojë zonën ku prodhohen të ardhura ( ashtu si koncesioni i pasaportave) dhe jo detyrimisht të ruajë dhe të mbrojë pasurine kombëtare kulturore të shqiptarëve. Fundi i fundit përse duhet që Granofi & CO te bëjë këtë gjë? Ai është një biznesmen amerikan të cilit për konjuktura politike, klasa jonë udhëheqëse me servilizmin e saj të dukshem e ka bërë të mendoje se mund dhe duhet të jëtë një prokonsull i pa shpallur në këto troje. E si për tja kenaqur deri në fund egon e tij dhe për tu ndier me të vërtëtë si një “Romanus Proconsul Illyrici” tashmë po i japin edhe Buthrotumin antik.