Banorët e Unazës së Re protestë kundër Borchardt

477
Sigal

Banorët e Unazës së Re protestë kundër ambasadorit Bernd Borchardt

Banorët e Unazës së Re protestuan dje kundër ambasadorit të OSBE-së në Tiranë Bernd Borchardt, pas gjestit fyes të tij teksa banorët e Unazës së Re po protestonin. Protestuesit kanë zgjedhur të protestojnë sot përpara godinës ku po zhvillohet konferenca mesdhetare e OSBE-së, ku është i pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së Thomas Greminger. Me pankarta në duar ku shkruajnë “Dinjiteti ynë është më i lartë se shpellarët e Veliat dhe gishti i Borchardit”, banorët e Unazës kërkojnë largimin e ambasadorit nga Shqipëria. Më 13 tetor, banorët e Unazës së Re po protestonin përpara Drejtorisë së Policisë në mbështetje të banorëve të arrestuar. Në momentin që banorët thërritën “Rama ik”, ambasadori i OSBE-së u tregon atyre gishtin e mesit. Ambasadori Borchard kërkoi ndjesë publike për gjestin, ndërsa Misioni i OSBE-së në Tiranë nuk pranoi të bënte asnjë koment mbi ngjarjen.