Babëzia në Port dhe energji

317
Sigal

Porti i Durrësit në duart e “arabëve”, Piro Vengu tender 1 miliard lekë për pastrimin dhe 50 mln. për vrojtuesit në plazh. KESH 1.5 mln. euro për platformen; OSHEE grabit 200 mijë familje

KESH do harxhojë 1.3 milionë euro për platformën e shit-blerjes së energjisë

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka kërkuar të ndërtojë një sistem online që do t’i shërbejë për shit-blerjen e energjisë. Kompania publike ka vendosur në dispozicion një fond limit prej 155 milionë lekësh apo rreth 1.3 milionë euro për operatorët ekonomikë, të cilët do të duhet të japin ofertat e tyre nën këtë vlerë. Sipas dokumenteve të KESH nevoja për ngritjen e kësaj platforme vjen në kushtet kur kompania ka një licencë për furnizim të energjisë dhe detyrimin për zhvillimin në platforma elektronike të procedurave.

“Qëllimi i këtij projekti është ndërtimi i një sistemi, i cili do të bëjë të mundur publikimin e tenderëve të shitjes dhe blerjes së energjisë elektrike nga ana e KESH, ku më pas të gjithë operatorët vendas apo të huaj, të cilët dëshirojnë të japin ofertat e tyre për këto tendera të kenë mundësinë të ofertojnë online në këtë sistem. Sistemi gjithashtu do të bëjë të mundur sugjerimin në mënyrë automatike të ofertave më të favorshme për KESH për të maksimizuar të ardhurat dhe për të ulur shpenzimet. Në kushtet ku KESH sh.a. është pajisur me licencë në aktivitetin e furnizimit me energji elektrike si dhe ku parashikohet që procedurat e shit-blerjes së energjisë elektrike do të kryhen me mjete elektronike/platforme, lind nevoja për hartimin e rregullave të reja të tregtimit të energjisë elektrike”- thuhet në dokument.

Procedura “Platforma për menaxhimin e shit-blerjes së energjisë si dhe modulet mbështetëse” jep detaje mbi mënyrën sesi duhet të jenë të ndërtuara modulet e sistemit sa i takon krijimit të përdoruesve apo krijimit të klientëve. Sa i takon këtyre të fundit KESH sqaron se në këtë sistem klient do të quhet çdo operator vendas apo i huaj, i cili është i interesuar të marrë pjesë në prokurimet e publikuara nga KESH për shitblerjen e energjisë elektrike.

“Për shkak të rëndësisë së sistemit klientët e interesuar duhet në fillim të kontaktojnë me KESH, i cili bën verifikimin e dokumenteve dhe më pas përdoruesit e brendshëm të KESH kanë mundësi të krijojnë llogari klienti për ta. Për të krijuar një klient përdoruesit e KESH regjistrojnë emrin e klientit, shtetin, aksioneret, ngarkojnë dokumentet përkatëse, vendosin të dhënat për përdoruesin, i cili do të futet në sistem. Në çastin e krijimit të klientit paralelisht në mënyrë automatike sistemi duhet të krijojë dhe përdoruesin përkatës për atë klient”- thuhet në dokument. Operatorëve u kanë lënë afat deri më 18 mars 2022.

 Si po i grabit OSHEE 200 mijë familje shqiptare

OSHEE është bërë pjesë e një tjetër skandali, teksa nga raportimet e qytetarëve është faktuar se për muajin Janar 2022, qytetarët janë taksuar dy herë mbi tarifën e shërbimit të Televizionit Publik Shqiptar. Nga 100 lekë, tarifa është dyfishuar duke paguar kështu 200 lekë. Kujtojmë se bëhet fjalë për rreth 200 mijë familje, çfarë tregon se janë grabitur nga OSHEE rreth 20,000,000 lekë vetëm gjatë muajit janar 2022. Denoncimi: “Këto janë faturat e dritave për janarin kanë ndërruar matësit nga mekanik në elektronik dhe kanë futur 2 herë për të paguar Televizionin Shqiptar për një  muaj, pra nga 100 lekë në 200 lekë. Bëhet fjalë për afro 200 mijë familje që kanë paguar këtë tarifë të dyfishuar.”

Porti i jahteve në Durrës ju ‘shitet’ të huajve si realitet !

Nga Edi Paloka

Nuk e di ta ndaj; por Rama është thjesht mashtrues apo jeton vërtetë në një botë të tijën imagjinare ku ai është një udhëheqës i madh që ka bërë mrekulli për popullin e tij ?!!! Rama është i famshëm për paraqitjen e projekteve në 3D si “arritje” të qeverisë së tij. Ato projekte nuk realizohen kurrë dhe në shumicën absolute të rasteve janë të vjedhura diku në internet. Deri tani ato kanë shërbyer për të bindur shqiptarët se qeveria ka projekte madhështore për investime dhe deri këtu jemi në rrafshin e mashtrimeve, po ajo çfarë më dërguan së fundmi , e kalon dhe këtë cak. Në linjat e fluturimit me Air Albania ( që nga ana e saj është një mashtrim më vete, sepse turku shitet për shqiptar) udhëtarëve ju është vënë në dispozicion dhe një revistë ku reklamohet Shqipëria. Shumë mirë! Këtë publicitet e gjen në gjithë linjat nacionale për vendet e tyre; paraqesin vendet më të bukura , pikat turistike, traditat…Kështu dhe një i huaj që nuk e njeh vendin, mund të vendosë e të zgjedhë se çfarë të vizitojë në destinacionin për ku udhëton. Prandaj dyshoj nganjëherë që Rama nuk është thjesht mashtrues , po mbase jeton vërtetë në botën e tij imagjinare e për këtë duhet mëshiruar duke e mbyllur thjeshtë në një spital psiqiatrik!

Porti i Durrësit në “dorë” të arabëve dhe privatëve. Shteti tender 700 mijë euro për ta pastruar

Në këmbim të investimit 2 miliardë euro, Shqipëria po bën marrëveshje me arabët, për t’i falur truallin. Ende nuk ka një ndarje pjese apo torte se çfarë përfiton Shqipëria nga ky investim, ndërkohë do pastrohet me paratë e taksapaguesve për 3 vite.

Porti i Durrësit është kthyer në një tjetër aferë, e ngjashme me inceneratorët. Shteti shqiptar ka dhënë me koncesion disa shërbime si terminalin e pasagjerëve apo me “qira” terminalin e kontenierëve. Atje ka para për të gjithë, ndërkohë paralelisht po bëhen disa tendera që Porti i Durrësit – i mallrave-, të zhvendoset në zonën e Porto Romanos. Janë shpenzuar miliona euro për konsulenca apo bërje rruge, me qëllim që t’i hapet “rruga” arabëve për ta shndërruar portin aktual në turistik. Madje një zonë turistike me pallate dhe qendra tregtare, duke e kthyer në një vend, që pëlqehet nga investitorët. Në këmbim të investimit 2 miliardë euro, Shqipëria po bën marrëveshje me arabët, për t’i falur truallin. Ende nuk ka një ndarje pjese apo torte se çfarë përfiton Shqipëria nga ky investim, megjithatë kanë filluar edhe aludimet dhe akuzat e para. PD-ja e Bashës akuzon Ramën për lidhje me firma të caktuara. Dhe, më të fituarit nga kjo situatë, janë Pirro Vengu, drejtor i APD-së dhe Belinda Balluku, ministrja e Infrastrukturës. Këta të fundit po vijojnë që të bëjnë tendera të njëpasnjëshëm, edhe pse Porti i Durrësit i ka kaluar arabëve. Por, a ka dijeni Pirro Vengu se Porti i Durrësit i ka kaluar arabëve dhe së shpejti do të fillojë ndërtimi? Natyrisht, arabët janë te dera, por Vengu nuk i ka parë! Ai ka hapur një tender me objekt “pastrimi i ambienteve të jashtme të APD-së për 3 vite”. Po, e lexuat mirë për 3 vite! Vite në të cilat Porti i Durrësit do të kthehet në një kantier të madh. Sipas dokumenteve që disponon BoldNeës.al, fondi i këtij tenderi është 69.803.172 lekë pa TVSH, ose me TVSH shuma shkon në rreth 700 mijë euro. Pra, nga njëra anë arabët bëjnë “pis” ambientin dhe nga ana tjetër Pirro Vengu me fshesë në dorë duke ua pastruar. Por, në kurriz të taksapaguesve, të cilëve pavarësisht se trualli i portit po u merret, po paguajnë që edhe t’u pastrohet! Në dokumentet shoqëruese të tenderit është edhe një hartë se çfarë do të pastrohet. Sipas hartës, do të pastrohet i gjithë porti. Përfshirë Terminalin e Pasagjerëve, i cili administrohet nga një koncesionar. Do të pastrohet Terminali i Kontenierëve, i dhënë me qira një firme private. Gjithashtu, do të pastrohet edhe vendi ku depozitojnë metalet firmat e mëdha apo porti i peshkimit. Të gjitha që menaxhohen nga privatët. Por, në hartë është edhe zona ku arabët do të fillojnë që të bëjnë ndërtime. Nisur nga shërbimet apo marrëveshjet, sipas boldnws Pirro Vengu ka vetëm çelësat e kashtës, pasi të gjitha shërbimet i kanë privatët. Por, për t’ua lehtësuar punën privatëve, Pirrua shpenzon plot 700 mijë euro që t’u pastruar vendin!