Auditi nxjerr zbuluar shkeljet 130 mln USD tendera nga FSHZH

286
Sigal

Auditi nxjerr zbuluar shkeljet 130 mln dollarë tendera nga FSHZH e Dritan Agollit

Miliona dollarë janë kontraktuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i drejtuar nga Dritan Agolli, pak muaj para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

 Në kohën kur buxheti i shtetit kishte në vështirësi të mëdha për shkak të krizës ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi, Fondi Shqiptar i Zhvillimit i drejtuar nga Dritan Agolli vazhdoi të hapë tendera miliona euro për fasada dhe shtrime rrugësh.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka vijuar edhe kohët e fundit me bërjen publike pas zbardhjes së shkeljeve dhe abuzimeve që bëhen në tenderat shtetërorë. Me dhjetëra projekte dhe tendera në kanë rezultuar me abuzime të mëdha duke i shkaktuar buxhetit të shtetit qindra miliona lekë dëme. Abuzimet dhe shkeljet me këta tendera janë verifikuar kryesisht gjatë vitit të fundit.

Rreth 130 milionë dollarë janë kontraktuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i drejtuar nga Dritan Agolli, pak muaj para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Sipas raportit të audituesve të KLSH, pas datës 15 tetor të vitit 2020, institucionet shtetërore vijuan të nënshkruanin në kundërshtim me kërkesat e ligjit të buxhetit mbi 500 kontrata për investime publike me vlerë të kontraktuar rreth 230 milionë dollarë.

Në raportin e KLSH-së për zbatimin e buxhetit 2020, thuhet se kontraktimet më të mëdha në vlerë 130 milionë dollarë u kryen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Sipas audituesve të KLSH, shkeljet e Fondit të Zhvillimit vazhdojnë me shtesën prej 30 milionë dollarë që i është bërë rishikimit të buxhetit për 21 projekte të reja investimi, të cilat nuk kanë kaluar ciklin e menaxhimit të investime publike në programin afatmesëm 2020-2022.

“Vijon praktika e çeljes së fondit të ngrirë pa detajuar projektet të cilat do të financohen, e konstatuar kjo për 19 projekte investimi me vlerë 684 milionë lekë, si në rastin e Ministrisë së Bujqësisë dhe ARRSH-së. Kjo, në kundërshtim me kërkesat e udhëtimit ku nuk parashikohet çelja e fondeve të ngrira për investimet kapitale të miratuara”, thuhet në raportin e kontrollit të KLSH.

Kontrolli i Lartë i Shtetit konstatoi gjithashtu rreth 12 milionë shpenzime që në realitet janë klasifikuar si shpenzime kapitale.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Agjencia e Zhvillimit Bujqësor raportojnë si investim të realizuar kostot lokale të menaxhimit të projekteve, ndërsa autoriteti rrugor shqiptar raportoi si investimet, edhe shpenzimet për shlyerjen e vendimeve gjyqësore.

Në raportin e KLSH-së përmendet edhe një investim i Ministrisë së Infrastrukturës me vlerë 78 milionë dollarë.