Ambasada: Fituesit e Lotarisë të kontrollojnë buletinin e vizave për datën e intervistës

587
Sigal

Fituesit e Lotarisë Amerikane DV2019 tashmë ndodhen në fazat e fundit të përgatitjes për emigrimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ambasade e Sh.B.A-ve në Tiranë, në një deklaratë të ditëve të fundit u ka bërë thirrje personave të shpallur fitues të Lotarisë të jenë të vëmendshëm për sa i përket njoftimeve në lidhje me caktimin e datës së intervistës dhe dërgimin e dokumenteve të nevojshme në konsullatë. “Të përzgjedhur të Lotarisë DV2019: kontrolloni buletinin e vizave për të parë se kur çështja juaj do të jetë gati për intervistë, si dhe kontrolloni rregullisht emailin tuaj për një email nga KCC ku kërkohet t’i dërgoni dokumente me email. Lexoni këtu rreth buletinit të vizave: https://go.usa.gov/xEn4B “.