Ambasada e SHBA nxjerr udhëzimet, 6 hapat për plotësimin e Lotarisë

846
Sigal

Ambasada Amerikane në Tiranë ka njoftuar se duke nisur nga dita e sotme në orën 18:00 me orën shqiptare, të gjithë qytetarët mund të aplikojnë për lotarinë amerikane deri më 6 nëntor ora 18:00.

Përmes një postimi në Facebook, Ambasada e SHBA ka dhënë edhe disa udhëzime dhe këshilla që duhet të ndiqni në mënyrë që të mos bini pre e mashtrimeve dhe të aplikoni në mënyrë të saktë.

Statusi i plotë:

??️ | Duke filluar nga sot, ora 18:00 deri në datën 6 nëntor 2018, ora 18:00, ju mund të aplikoni për Lotarinë e Vizës së Shumëllojshmërisë! Vizitoni faqen tonë të internetit dhe të lexoni udhëzimet e këtij viti në shqip ? https://bit.ly/2l7myjg
Vazhdoni të na ndiqni në këtë faqe për të marrë këshilla mbi plotësimin e aplikimit tuaj. #pyetanen

42864328 10155888590495838 5553603755536023552 N