Alarmi: Shqiptarët rrezikohen të mbeten pa pensione

964
Sigal

Drama e pensioneve, rreth 1200 ente publike nuk paguajnë sigurimet Skema e shmangies së sigurimeve, si po krijohen detyrimet nga  shkarkimet e padrejta nga puna deri tek fillimi i hetimeve

Alarmi/ Shqiptarët rrezikohen të mbeten pa pensione. Ja lista e dytë

 

Një situatë alarmante është rikthyer në arkën e sigurimeve shoqërore, ku entet publike po refuzojnë në masë të paguajnë kontributet. Sipas të dhënave zyrtare nga Tatimet, lista e debitorëve arriti në 1171 në maj 2019, teksa mijëra persona që punojnë në shtet u rrezikohen pensionet*. Debitorë që nga Kuvendi, ministritë, tatimet, dogana, burgjet, ujësjellësit, bashki, klube futbolli, qendra shëndetësore, zyra arsimore. Borxhi total arriti në 13.8 miliardë lekë ose 138 milion Dollarë  në fund të 2018 dhe u zgjerua me 19% në një vit…..

Si rrezikohen pensionet

Zyrtarë të Institutit të Sigurimeve Shoqërore pohuan se, ka një thellim të problematikës me pagesat e sigurimeve shoqërore në entet dhe institucionet publike, duke pohuar se pensioni i tyre rrezikohet nëse ata nuk E rregullojnë problematikën në kohë. Ekspertët në ISSH pohojnë se më së shumti janë të prekur punonjës të ndërmarrjeve shtetërore dhe sidomos të ujësjellësve, por gjeografia e institucioneve që nuk paguajnë sigurimet po shtohet çdo ditë. Të gjitha rastet duhet të zgjidhin çështjen në gjykatë. Por punonjësit që kanë punuar në shtet janë treguar më të pakujdesshëm për të monitoruar pagesën e sigurimeve dhe gjithashtu për të mbajtur dokumentacionin të plotë. Problematika është komplekse përveç mospagesës së sigurimeve, entet publike kanë humbur dosjet, kanë ngatërruar të dhënat, duke krijuar një problematikë komplekse që mohon pensionin e pleqërisë për shumë nga këto persona. Rruga e vetme është gjykata, por kur dokumentet mungojnë gjithçka bëhet e pamundur. N. Sylaj, e cila ka punuar në një pozicion specifik në HEC-in e Fierzës, prej katër vitesh është në proces gjyqësor me Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve. Deri më tani, me pozicionin e punës së saj kanë përfituar pension tetë veta, kur në të vërtetë kanë punuar vetëm dy persona. Raste të tilla janë me mijëra. Përveç pagesës së ulët, pensionistët shqiptarë në tri dekadat e fundit janë ndeshur shpesh me problematika që kanë të bëjnë me dokumentacionin për pagesat dhe vitet e fundit. Në fillim të viteve 1990, për ish-ndërmarrjet bujqësore ka munguar dokumentacioni dhe më pas gjatë tranzicionit dhe ngjarjeve të vitit 1997, shumë arkiva janë dëmtuar. Për të vërtetuar vitet e tyre të punës, shumë pensionistë tani duhet të hapin procese gjyqësore që, me anë të dëshmitarëve të vërtetojnë vitet dhe pozicionin e punës. Mirëpo duke qenë se pensionet false kanë qenë një fenomen i përhapur pas viteve 1990, nevoja për konsolidim në buxhetin e sigurimeve ka sjellë vështirësi të reja. Ka shumë raste që një pozicion pune i caktuar është dubluar me të tjerë që kanë përfituar pensione false. Kur vjen mosha e pensionit, personi që ka kryer punën me të vërtetë, has në vështirësi për të fituar të drejtën e pensionit. Gjykatat dhe Drejtoritë Rajonale të Sigurimeve kanë forcuar kriteret për vlerësimet, kështu që shumë persona në moshë pensioni po përballen me vështirësi për të vërtetuar vitet e punës me dëshmitarë. Por ekspertët e ISSH-së thonë se këto problematika do të zgjidhen njëherë e mirë me informatizimin e sistemit të pensioneve. Krijimi i një regjistri digjital për dosjet e pensioneve do të zhveshë skemën nga abuzimet dhe spekulimet dhe gjithashtu do të sigurojë një transparencë më të madhe për të interesuarit. Tashmë, regjistri online është plotësuar nga viti 2011 e deri më aktualisht, ndërkohë po punohet për hedhjen e të dhënave edhe për vitet e mëparshme.

 

 

Privati, më korrekt se shteti

Për vitin 2018, të ardhurat nga Kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore janë programuar 87.9 miliardë lekë dhe janë realizuar 88.8 miliardë lekë, me një rritje prej 0.9 miliardë lekë, ose 1% më shumë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017, rezultatet tregojnë për rritje me 6 miliardë lekë më shumë ose 7.20% më shumë. Por rezultatet pozitive nga arkëtimet e sigurimeve shoqërore mësohet të kenë ardhur nga sektori privat, teksa performanca e pagesave nga entet publike ka ardhur me përkeqësim. Në vitin 2018, sipas të dhënave zyrtare nga ISSH, numri mesatar i punonjësve në ndërmarrjet buxhetore që paguan sigurime ishte më i ulët se në vitin 2017, edhe pse numri i punonjësve në administratë nuk ndryshoi. Në vitin 2018, nga kjo kategori paguan sigurime 140,600 persona ose 0.6% më pak se në vitin 2017. Ndërsa në institucionet jobuxhetore, numri i personave që paguan sigurime shoqërore më 2018 ishte 3.1% më i ulët se në vitin 2017. Edhe numri i punonjësve në këtë kategori shënoi rritje të mëtejshme në vitin 2018. Duke lexuar të ardhurat sipas zërave, shihet se rritja e arkëtimeve në sigurimet shoqërore erdhi nga sektori privat. Numri i punonjësve nga sektori privat që u përfshinë në skemën e sigurimeve shoqërore u rrit me 14% në vitin 2018 në raport me vitin e mëparshëm.

Si po përsëriten borxhet e bujshme të sigurimeve të 2015-s

Në janar të vitit 2014, Erion Veliaj, atëherë ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, doli në një konferencë shtypi për të ngritur alarmin e akumulimit të një borxhi të madh në arkën e sigurimeve shoqërore nga qeveria e mëparshme. “Rreth 53 mijë subjekte, nga të cilat 1407 institucione publike buxhetore, nuk u kanë paguar sigurimet shoqërore punëtorëve të tyre të deklaruar gjatë tetë viteve të qeverisë së kaluar”, – tha Veliaj. Në total, ato kanë rrezikuar pensionet e 250 mijë shqiptarëve, deklaroi ministri Veliaj. Ai përmendi disa nga institucionet më të rëndësishme si Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Arsimit, Ministria e Shëndetësisë, ALUIZNI, QSUT-ja etj., të cilat gjatë tetë viteve të qeverisjes së kaluar nuk u kanë paguar sigurimet punonjësve të tyre, duke u rrezikuar edhe një pjesë të mirë të pensionit. “Nëse kjo nuk do të ishte zbuluar, një pjesë e mirë e ushtarakëve do të rrezikonin të mbeteshin pa pensione. Ka reparte ushtarake të cilat kanë deri në 1 milion dollarë sigurime shoqërore të papaguara. Vendi ku kemi jetuar në 8 vite, ka qenë një vend i cili paska punuar në të zezë për mijëra zyrtarë të Republikës së Shqipërisë. Veç ministrive, ALUIZNI është institucioni me debinë më të madhe; një institucion që duhej të ishte përgjegjës për legalizimin e shqiptarëve që kishin ndërtuar në mënyrë ilegale, ishte vetë ilegal sepse punonte në të zezë”, tha Veliaj. Nga ana tjetër, ai e cilësoi si qesharake dhe tragjikomike faktin se në 8 vitet e shkuara, as Ministria e Punës dhe institucionet e saj të varësisë nuk i paguanin sigurimet shoqërore. Ndërkaq, të gjitha institucionet shtetërore do të nisin të shlyejnë menjëherë detyrimet e prapambetura për kontributet shoqërore. Ky konstatim i ministrit Veliaj në atë kohë vjen me të njëjtin alarm edhe sot, ku situata paraqitet njësoj. Gati 1200 ente publike nuk paguajnë sigurimet e punonjësve, duke rrezikuar pensionin e mijëra personave. Ekspertët e ISSH-së u bëjnë thirrje punonjësve që të kryejnë verifikime, teksa mijëra dosje pensioni po shqyrtohen në Gjykatën Administrative.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Tatimet, 13.8 miliardë lekë nga totali i detyrimeve ose 77% totalit është krijuar nga viti 2014-2016, teksa shihet se 3.2 miliardë lekë janë të mbartura para vitit 2013. Siç shihet nga të dhënat, borxhi ndaj arkës së sigurimeve është rritur me ritme më të shpejta vitet e fundit. Vetëm më 2018 u akumuluan 2.6 miliardë lekë detyrime të reja, ose 18.8% e të gjithë totalit.

Burimet nga Tatimet pohuan se një pjesë e madhe e këtyre detyrimeve u përkasin enteve publike dhe pushtetit lokal, pasi për bizneset private janë marrë masa shtrënguese. Nëse bizneset nuk paguajnë në kohë detyrimet për punonjësit, llogaritë bankare të tyre paguhen.

 

 

Mund të paguhen me këste

Institucionet publike që nuk kanë paguar sigurimet shoqërore apo shëndetësore të administratës mund të hyjnë në marrëveshje për pagesë me këste. Ministria e Financave dhe Ekonomisë bëri së fundmi disa ndryshime në udhëzimin “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, ku nënvizon se përjashtimisht vetëm entet publike mund të përfitojnë nga kjo lehtësi. “Në rastet kur në cilësinë e tatimpaguesit janë institucione apo ente shtetërore apo publike, qendrore apo vendore apo ente të tjera ku shteti është palë, për raste të një interesi të lartë publik ose të nevojës për moslejimin e cenimit të rendit dhe të sigurisë kombëtare, mund të lidhet një marrëveshje me këste edhe për detyrimet e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore” thuhet në udhëzim.

Ndryshimi vjen në të njëjtin udhëzim ku janë prekur edhe pika të tjera, si ajo për rastet e lidhjes së marrëveshjes për pagesë me këste të disa detyrimeve nga ana e bizneseve. Sipas këtij udhëzimi, marrëveshja për pagesë me këste mund të lidhet për detyrime tatimore të vendosura nga administrata tatimore, si rezultat i një vlerësimi tatimor të kryer, dhe për detyrime tatimore të vetëdeklaruara (vetëvlerësimit) nga tatimpaguesi. Pavarësisht hapësirave që mundësohen për pagesë me këste, udhëzimi sqaron se administrata tatimore nuk hyn në një marrëveshje të pagesës me këste, vetëm për detyrim tatimor mbi të ardhurat të mbajtur në burim dhe të vetëdeklaruar nga tatimpaguesi, si dhe për detyrim nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, i cili është llogaritur, ose mbledhur, ose mbajtur prej tatimpaguesit. Në çdo rast, udhëzimi sqaron se hyrja në marrëveshje për pagesë me këste nuk lehtëson pozitën ligjore të personit përgjegjës në rastet e prezumimit apo konsumimit të veprës penale së parashikuar ligjërisht lidhur me detyrimin tatimor të vetëdeklaruar nga tatimpaguesi, i cili është llogaritur, ose mbledhur, ose mbajtur prej tij, përfshirë kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësor. Një raporti i mëparshëm i Kontrollit të Lartë të Shtetit, por edhe vetë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, kanë vlerësuar se mospagesa e kontributeve për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore po kthehet në problematikë të theksuar sidomos për bashkitë. Këto të fundit rezultojnë me mospagesa në vite të kontributeve të punonjësve të punësuar pranë tyre.

Nga Blerina Hoxha

Ja lista e dytë e institucioneve që nuk kana paguar sigurimet shoqërore 

 

 

 

Nr. SUBJEKTI Forma Ligjore e përpunuar
1 A.R.M.O. Sh A Shtetërore
2 REPARTI USHTARAK 4303 Ent publik
7 REPARTI USHTARAK  4006 Ent publik
8 REPARTI USHTARAK 4460 Ent publik
9 ALUIZNI  TIRANA  RURALE Ent publik
10 FAKULTETI EKONOMIK Ent publik
15 NJËSIA  MBËSHTETJES TEKNIKE PROG. IADSA Ent publik
17 MINISTRIA E MBROJTJES Ent publik
19 FAKULTETI SHKENCAVE NATYRES Ent publik
23 MINISTRIA  E  FINANCAVE Ent publik
27 ZYRA ARSIMORE LIBRAZHD Ent publik
28 REPARTI USHTARAK  NR 4443 Ent publik
29 FAKULTETI DREJTËSISË Ent publik
30 REPART USHTARAK NR.4009 Ent publik
31 UZINA LËNDËVE PLASËSE Ent publik
32 APARATI I MINISTRISË SË BRENDSHME Ent publik
35 HOTEL DAJTI Ent publik
38 KOMB. TEKSTILEVE TË PAMBUKTA Ent publik
41 ZYRA ARSIMORE MALLAKASTËR Ent publik
42 MINISTRIA E KULTURËS Ent publik
46 AGJENSIA (­­­ALUIZNI ) Ent publik
47 ZYRA ARSIMORE HAS Ent publik
48 DREJTORIA ARSIMORE QYTET Ent publik
51 AUTORITETI RRUGOR SHQIPTAR Ent publik
55 SPITALI UNIVERSITAR “SHEFQET NDROQI Ent publik
56 PREFEKTURA  TIRANË Ent publik
57 REPARTI USHTARAK  5001 Ent publik
58 REPARTI USHTARAK  3001 Ent publik
63 QEND. SHENDETËSORE KAMEZ Ent publik
67 FEDERATA E MUNDJES Ent publik
68 INSTITUTI I  KËRKIMEVE TË USHQIMIT Ent publik
70 QENDRA E ARTIT, TEATRI “SKAMPA” Ent publik
72 NDËRMARRJA E RRUGËVE RURALE Ent publik
74 N N   H/C BANJE Ent publik
76 NDËRMARRJA ELEKTROTEKNIKE Ent publik
77 GJYKATA E TIRANËS Ent publik
78 PROKURORIA RRETHI GJYQËSOR KRUJË Ent publik
81 INSPEKTORATI SHTETËROR I ARSIMIT Ent publik
82 FAKULTETI  I ARKITEKTURËS DHE URBANISTIKËS Ent publik
83 MINISTRIA E ENERGJISË DHE INDUSTRISË Ent publik
85 REPARTI USHTARAK NR.6640 Ent publik
86 AGJENS. SHQIPT. E BIZNES.DHE INVEST. Ent publik
87 SHËRBIMI KOMBËTAR I RINISË Ent publik
88 REPARTI USHTARAK 1109 Ent publik
89 DREJT.RAJON.KUFIRI E MIGRA Ent publik
93 GJYKATA PËR KRIMET E RËNDA Ent publik
96 AGJENCIA E MENAXHIMIT TË BURIMEVE UJORE Ent publik
97 DREJTORIA E PËRGJITSHME E POLICISË Ent publik
98 DREJT. RAJONALE E MONUMENTEVE TË KULTURËS Ent publik
102 ASISTENCA TEKNIKE IPA ADRIATIK Ent publik
104 AGJENCIA KOMB.TË BURIMEVE NATYRORE Ent publik
107 PARTIA SOCIALISTE KOLONJË Ent publik
109 SHKOLLA  INDUSTRIALE Ent publik
112 REPARTI USHTARAK NR 1301 Ent publik
114 ZYRA E ARSIMIT PEQIN Ent publik
115 REP. ISPEKT. SHPËTIM MINIERA TIRANË Ent publik
116 ZYRA ARSIMORE SARANDË Ent publik
117 ”AGJENC. KOMB. ZONAVE TË MBROJTURA” Ent publik
120 REPARTI USHTARAK NR. 3500 , RINAS Ent publik
121 FEDERATA SHQIPTARE E SHAHUT Ent publik
122 INSPEKTORATI SHTETËROR TEKNIK DHE INDUSTRIAL Ent publik
123 MINISTRIA E MJEDISIT Ent publik
125 INSTITUTI I STATISTIKËS Ent publik
127 SHTËPIA  BOTUESE  BOTEM Ent publik
128 QEND.SHEND.PASKUQAN Ent publik
129 KOMISIONERI PER MBIKQYRJEN E SHERBIMIT CIVIL Ent publik
131 SHKOLLA ARTISITIKE JORDAN MISJA Ent publik
133 KOMITETI SHTETËROR TË MINORITETEVE Ent publik
134 SPITALI UNIVERSITAR I TRAUMES Ent publik
135 SPITALI UNIVERSITAR I TRAUMËS (SHËRBIMI URGJENCES) Ent publik
136 KËSHILLI I MINISTRAVE Ent publik
137 QENDRA SHËNDETËSORE DIVJAKË Ent publik
138 TEATRI KOMBËTAR Ent publik
139 FEDERATA GJIMNASTIKËS Ent publik
140 DREJTORIA E ALUIZNIT TIRANA VERI Ent publik
142 PR.”FURNIZ.UJEKANALIZ F.KRUJË ,PESHKOPI” Ent publik
143 DREJTORIA POLICISË QARKUT Ent publik
144 “DREJTORIA SHERBIMIT PYJOR” Ent publik
146 REPARTI USHTARAK 2222 Ent publik
147 PROJEKTI  ” S P E E D Y ” Ent publik
148 INSTITUTI I MJEKSISË LIGJORE Ent publik
150 I. E. D. P  PARABURGIMI DURRËS Ent publik
152 DREJTORIA E ARTIT DHE KULTURËS Ent publik
154 REPARTI USHTARAK  4001 Ent publik
155 QENDRA E ZHVILLIMIT MENDOR SHKODËR Ent publik
158 BURGU  313 Ent publik
159 REPARTI USHTARAK 4001 Ent publik
160 REPARTI USHTARAK 6620 Ent publik
161 DREJTORIA E ALUIZMIT SARANDË Ent publik
166 DEGA E POLICISE NDERTIMORE RRETHI Ent publik
168 REPARTI USHTARAK 2001 Ent publik
170 RRUGET RURALE Ent publik
171 ARKIVI QEND. SHTETËROR FILMIT Ent publik
174 DREJTORIA NR 2 E PUNËTORËVE TË QYTETIT Ent publik
176 DREJT.PERGJITHSHME SHERBIMIT TË PROVËS Ent publik
177 DREJTORIA  E  POLICISË Ent publik
178 DREJTORIA PËRGJITHSHME BURGJEVE Ent publik
179 ZYRA E  PARKUT ARKEOLOGJIK BYLIS Ent publik
180 QENDRA E LLOGARISË SË ARSIMIT KAVAJË Ent publik
181 SHTEPIA E FEMIJEVE ” PELLUMBAT” Ent publik
182 AGJENCIA PER MBESHTETJEN  SHOQ. CIVILE Ent publik
184 DREJTORIA E RAJONIT QENDROR TIRANË Ent publik
185 BORDI KULLIMIT Ent publik
186 SHKOLLA PROFESIONALE “HAVZI NELA” KUKES Ent publik
187 QEND. KOMB. PRITESE PER AZILKERKUES Ent publik
188 NDERMARJA MEKANIKE TEKSTILIT Ent publik
189 I.E.V.P FIER Ent publik
190 DREJTORIA BUJQESISE DIBER Ent publik
191 REPARTI USHTARAK NR 4400 Ent publik
192 INST. I SIG.USHQIMORE DHE VETERINARISE Ent publik
195 OFICINA E AUTOMJETEVE Ent publik
197 DREJTORIA ARSIMORE MIRDIT Ent publik
199 AGJENCIA E AUDITIT PROGRAMEVE ASISTENCES Ent publik
201 DREJTORIA ARSIMORE FIER Ent publik
205 AGJENCIA E EFIÇENSËS SË ENERGJISË Ent publik
206 ND.PASTRIM GJELB. PERMET Ent publik
208 PARKU ARKEOLOGJIK APOLLONIA Ent publik
209 PREFEKTURA QARKUT LEZHË Ent publik
210 QENDRA   KULTURORE Ent publik
212 DR.RAJ.REZERV.MATERIAL.TE SHTETIT TIRANE Ent publik
213 QEND. KOMBËTARE E PANAIREVE Ent publik
214 DREJTORIA  E SHËRBIMIT PYJOR Ent publik
215 DREJTORIA  ALUIZNI  TIRANË  – 2 Ent publik
216 DREJTORIA E POLICISË RRUGORE Ent publik
218 INSPEKTORATI QENDROR Ent publik
219 INSPEKTORATI SHTETËROR SHENDETESOR Ent publik
220 QENDRA SHEND. MARGEGAJ Ent publik
222 REPART USHTARAK NR.4030 Ent publik
223 MIN.TRANSPORTIT DHE INFRASTRUKTURES Ent publik
227 ADRIATIC ËELFARE MIX Ent publik
228 DREJT.PERGJ.PARANDAL.TE PASTRIM .PARAVE Ent publik
229 ND.KOMUNALE GJIROKASTER Ent publik
230 MINISTRIA E MIRËQENIES SOCIALE DHE RINISË Ent publik
231 QEND.SHEND.BALDUSHK Ent publik
232 DREJTORIA RAJONALE E RRUGËVE Ent publik
233 DREJTORIA E SHËRBIMIT SPITALOR TROPOJE Ent publik
235 KOMISARIATI I POLICISË KAVAJË Ent publik
236 INST.EKZEKUTIMIT TË VENDIMEVE PENALE SHKODËR (IEVP) Ent publik
237 DREJTORIA ARSIMORE DURRËS Ent publik
239 SHËRBIMI PYJOR HAS Ent publik
242 DREJTORIA E ANTITERRORIT Ent publik
243 ORGANI KOMB INVS AKS INC AJROR  AV CIVIL Ent publik
244 INST. STUDIM PROJEKTIMIT TË MBROJTJES Ent publik
245 NËNPREFEKTURA Ent publik
246 PROJEKTI ZHVILLIMIT BURIMEVE NATYRORE Ent publik
248 KOMISARIATI I POLICISË TROPOJË Ent publik
249 INSPEKTORIATI SHTET.MBIKËQYRJES SË TREGUT Ent publik
250 ISHMPU, KUKES Ent publik
253 DREJTORIA RAJONALE TATIMORE DIBËR Ent publik
258 MINISTRIA E INFRASTRUKTURES DHE ENERGJISE (M I E) Ent publik
259 BORDI KULLIMI GJIROKASTËR Ent publik
260 AGJENCIA KOMBËTARE DUHAN CIGAREVE Ent publik
261 INSPEKTORATI SHTETËROR SHËNDETËSOR Ent publik
263 SHKOLLA E MESME E GJUHEVE TE HUAJA Ent publik
264 PROKURORIA E RRETHIT GJIROKASTER Ent publik
266 DREJ.RRUGE RURALE DELVINE Ent publik
267 KOLEGJI POSAÇËM I APELIMIT Ent publik
269 Z.VENDORE INSPEKTORATIT SHTETËROR PUNES Ent publik
270 MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME Ent publik
271 PËRFAQESITË DIPLOMATIKE Ent publik
272 KOMISARIATI I POLICISË DIBËR Ent publik
274 ND. PASTRIM GJELBRIM KAMËZ Ent publik
275 UNIVERSITETI I TIRANES Ent publik
277 DREJTORIA SHËRBIMIT PYJOR KAVAJË Ent publik
279 QENDRA SHEND. Ent publik
280 DREJT.RRUGEVE RURALE HAS Ent publik
281 PROKURORIA TROPOJE Ent publik
282 RROM – ALB Ent publik
283 REPARTI USHTARAK  1302 Ent publik
284 SHTËPIA FËMIJËVE Z. HALLULLI Ent publik
287 AGJEN LEGALIZIM URBANIZIM ZON INFORMALE Ent publik
288 DREJTORIA RAJONALE ARSIMORE Ent publik
289 DREJTORIA SHERBIMIT SPITALOR Ent publik
292 BIBLOTEKE POLITEKNIKE Ent publik
293 QENDRA SHENDETSORE BUJAN Ent publik
294 DREJTORIA RAJONALE TATIMORE TIRANE Ent publik
295 DOGANA KAPSHTICË Ent publik
296 PROKURORIA DIBËR Ent publik
297 SHKOLLA TEKNIKE ELEKTRIKE Ent publik
299 DREJTOR.SIG.SHOQERORE DIBER Ent publik
300 DREJTORIA VENDORE E POLICISË SHKODËR Ent publik
301 QEND. FURNIZIMIT MATERIAL TEKNIKE Ent publik
303 NDERMARRJA PASTRIM GJELBERIMI LIBRAZHD Ent publik
304 DREJTORIA E MIRËMBAJTJES SE RRUGËVE Ent publik
306 DREJTORIA SHËRBIMIT PYJOR DURRËS Ent publik
308 DREJT.PËRITHSH. E REZERV. SË SHTETIT Ent publik
309 SHERB.I KONTROLL.BREND.NE SIST.BURGJEVE Ent publik
310 QENDRA SHENDËTSORE NR.1 Ent publik
311 UNIVERSITETI “E.CABEJ” Ent publik
312 ZYRA RAJONALE E PUNËSIMIT Ent publik
313 SHK.NIVELIT KOMB E MESME R.KRYEZIU Ent publik
315 FEDERATA PESHËNGRITJE Ent publik
317 BORDI I KULLIMIT MAT Ent publik
320 BORDI I KULLIMIT KUKËS Ent publik
321 GJYKATA E APELIT TIRANË Ent publik
322 QENDRA SHENDETËSORE ARAS Ent publik
323 FEDERATA E CIKLIZMIT Ent publik
324 QENDRA PRITESE TË TRAFIKUT Ent publik
326 DREJT.RAJ. MONUM.KULTURE Ent publik
327 GJYKATA E RRETHIT” Ent publik
328 ND.RRUGËVE RURALE LEZHË Ent publik
329 DREJTORIA RAJONALE RUGEVE RURALE DIBËR Ent publik
330 QENDRA SHEND. LEKBIBAJ Ent publik
331 REPARTI I NDERHYRJES SE SHPEJTE Ent publik
333 ASIST.TEK.ZBAT.PROG.NDERKUF.IPA II MNE-SHQ2014-20 Ent publik
336 REPARTI USHTARAK 2004 Ent publik
340 (PMU) NJESIA E MENAXHIMIT TE PROJEKTEVE Ent publik
341 QEND.SHEND.ZALL – BASTAR Ent publik
342 DR.RAJON.POLIC.KUFI.EMIGRA Ent publik
343 AGJENCIA KOMB.SHOQËRISË SË INFORMACIONIT Ent publik
345 INP.SHTET.SHENDE.DEGA RAJONALE  Q.TIRANË Ent publik
346 POL.E SPECIALITETEVE NR 1 Ent publik
348 NDËRMARRJA GJEOLOGJIKE POGRADEC Ent publik
350 DREJT.SHERB.PYJOR TEPELENË Ent publik
351 ZYRA PERMBARIMIT DIBËR Ent publik
353 QENDRA SHENDETËSORE IBALLE Ent publik
354 MINISTRIA DREJTESISE Ent publik
355 DREJT RAJONALE SHËRBIMIT KOMBETAR PUNES Ent publik
356 QENDRA SHËNDETËSORE QELEZ Ent publik
357 PROJEKTI “ADRIATIC ËELFARE MIX” Ent publik
358 GJYKATA E RRETHIT ELBASAN Ent publik
360 REPARTI USHTARAK NR.1001 Ent publik
361 DREJ.RAJON.FORM.PROF.PUBLI Ent publik
362 DREJTORIA RAJ E KUFIRIT DHE MIGRACIONIT Ent publik
363 DREJTORIA ARSIMORE RAJONALE DIBËR Ent publik
364 BORDI I KULLIMIT Ent publik
365 AVOKATI I PROKURIMEVE Ent publik
367 INSTITUTI KONFUCI NE UNIVERSITETIN E TIRANËS Ent publik
368 QENDRA E TRANSF. TEKNOLOGJ. BUJQ.SHKODËR Ent publik
370 NDËRTIM I BANESAVE ME QELLIM SOCIAL Ent publik
371 SHËRBIMI SOCIAL SHTETËROR Ent publik
372 POLICIA KUFITARE DHE EMIGRACIONIT Ent publik
373 PROKURORIA PUKE Ent publik
374 D.SHERBIMIT PYJOR KOPLIK Ent publik
375 QENDRA SHENDETSOR KOPLIK Ent publik
376 DREJTORIA  RAJONALE E INSPEK. SHTET. PUN Ent publik
377 INSPEKTORIATI SHTETEROR TË PUNËS Ent publik
378 UZINA MEKANIKE Ent publik
379 DREJTORIA E POLICISË BERAT Ent publik
380 SHKOLLA MESME NDERTIMIT Ent publik
381 AMBASADA GREKE Ent publik
383 MINISTRIA INTEGRIMIT EUROPIAN Ent publik
384 KLINIKA STOMATOLOGJIKE UNIVERSITARE Ent publik
385 PARKU ARKEOLOGJIK AMANTIA ORIKUM Ent publik
389 AGJENCIA SIG. SHOQËRORE Ent publik
390 KOMISIONERËT PUBLIKË Ent publik
391 GJYKATA USHTARAKE E APELIT Ent publik
392 NJESIA E MENAXH.TE PROJEK. FINANC.B.I.ZH Ent publik
394 SHËRBIMI GJEOLOGJIK SHQIPTAR Ent publik
395 KOMISARIATI I POLICISË Ent publik
396 REPARTI USHTARAK 1410 Ent publik
397 NJESIA RAJONALE POLICISE RRUGORE TIRANE Ent publik