Alarmante/ Në 5 muaj, rreth 600 qytetarë të prekur nga tumori

623
Sigal

Shifra alarmante – Në vetëm pesë muaj, rreth 600 qytetarë të prekur nga kanceri

 

Numri i rasteve me kancer dita ditë vetëm po rritet. Sipas statistikave të Institutit të Onkologjisë gjatë pesë muajve të parë të këtij viti rreth 600 qytetarë të Kosovës janë prekur me kancer. Gjatë gjithë vitit të kaluar në Qendrën Klinike Universitare janë trajtuar rreth raste të reja me kancer.

 

Në 5 muajt e parë të këtij viti, në Kosovë janë regjistruar rreth 600 raste të reja të diagnostikuar me kancer. Sipas statistikave të Institutit të Onkologjisë, te femrat dominon kanceri i gjirit, ndërsa te meshkujt ai i mushkërive. Drejtori i këtij instituti, Ilir Kurtishi, u bën thirrje qytetarëve që të bëjnë vizita sistematike te mjeku, më qëllim të zbulimit të hershëm të kësaj sëmundjeje, sepse, sipas tij, shpresat për jetëgjatësi janë më të mëdha. Kurteshi ka treguar se krahasuar me pesë mujorin e parë të vitit të kaluar, këtë vit në Kosovë është rritur numri i rasteve me kancer prej 3%. “Këtë vit për pesë muajt e parë numri i kancerit në përgjithësi është në rritje në krahasim me vitin e kaluar për 3-4%, dhe për pesë muajit e parë kemi evidentuar 545 raste me kancer në total, kurse me kancer të gjirit janë 135 raste”. Brenda vitit në Kosovë shënohen rreth 1600 raste të reja më kancer, ndërsa në shumicën e rasteve nuk ka terapi adekuate, të cilat janë të domosdoshme për trajtimin e kësaj sëmundjeje të rëndë. “Një përqindje e pacientëve që ne nuk i evidentojmë është 5 deri në 10 për qind që dalin e marrin trajtim jashtë Kosovës ose që janë shtetas tonë, por që jetojnë jashtë vendit dhe natyrisht marrin trajtimin në vendet e Bashkimit Evropian. Kurse banorë rezident të Kosovës, ata që lajmërohen në klinikën tonë përbëjnë këtë numër prej 1500 deri në 1600 të prekur”.

Kurse të dhënat e  Ministrisë së  Shëndetësisë tregojnë se në vitin 2014 numri i personave të prekur me kancer, e të cilët ishin regjistruar në Institutin e Onkologjisë ishte 760. Në vitin 2015 kjo shifër ishte rritur në 808, ndërsa në vitin 2016 të prekur me kancer ishin 1.236 persona. Ende më shumë kishte në vitin 2017 pasi u paraqiten 1.550 raste të reja t të prekur me kancer.

Hulumtimet dhe të dhënat botërore të prezantuara më parë kanë treguar se në botë janë 14 milionë raste të reja që paraqiten në vit me kancer, derisa parashihet që deri në vitin 2030 të shtohet ky numër në rreth 22 milionë. Ndërkaq të dhënat tregojnë se nga kanceri në botë aktualisht vdesin rreth 8 milionë  persona në vit, derisa deri në vitin 2030 ky numër mund të shkojë deri në 13 milionë. Sipas studimeve thuhet se në vendet me buxhet të ulët do të shtohen për 70 për qind rastet e vdekjeve nga kanceri, derisa në vendet e zhvilluara deri në 30 për qind, dhe kjo arsyetohet me faktin se vendet e zhvilluara kanë programe strategjike për parandalim të sëmundjes./Monitor

Rastet rriten vit pas viti

Në vitin 2014 numri i personave të prekur me kancer, e të cilët ishin regjistruar në Institutin e Onkologjisë ishte 760. Në 2015-n kjo shifër ishte rritur në 808, ndërsa në 2016-n  ishin 1.236 persona. Rritje pati edhe në vitin 2017, pasi u paraqiten 1.550 raste të reja t të prekur me kancer