AKU e kapur nga mafia e vajit të palmes që po helmon qytetarët. Tregtarët sjellin qindra kg për ta përzier me ushqime

504
Sigal

 

Vaji i palmës, i cili shpeshherë futet edhe abuzivisht në Shqipëri nga mafia e ushqimeve, është një produkt që konsiderohet shumë i rrezikshëm për shëndetin e njeriut, për shkak të sasisë së madhe të yndyrnave të ngopura dhe numrit të frikshëm të kalorive. Sipas ekspertëve, ushqimet e përgatitura me vaj palme sjellin shtim në peshë, problem me zemrën dhe sëmundje të tjera kronike. Përdorimi i vajit të palmës çon gradualisht në bllokimin e enëve të gjakut dhe më pas drejt goditjeve në zemër dhe infarkteve. Në Shqipëri vajin e palmës e gjeni gati në të gjitha ëmbëlsirat e gatshme, biskotat, patatinat e kripura si dhe nëpër restorante.

Në Shqipëri zhvillohet prej vitesh një aktivitet kriminal nga ajo që quhet mafia e ushqimeve. Vaji i palmës hidhet në sasi të mëdha dhe pa kriter në nënproduktet e qumështit, sidomos në gjalpë dhe djathë, duke dëmtuar rëndë shëndetin e qytetarëve. Arsyeja se pse mafia e ushqimeve përdor vajin e palmës ka të bëjë me faktin se ky produkt është shumë i lirë, rrit peshën dhe volumin si dhe i ruan produktet për një kohë të gjatë. Vaji i palmës nuk është ndaluar ende zyrtarisht si produkt me ligj, por për shkak të rrezikshmërisë së tij, vitet e fundit janë ndërmarrë masa të forta ligjore për ta kontrolluar dhe kufizuar.  Por, siç ndodh në Shqipëri, ligjet zbatohen vetëm në letër, pasi në realitet mafia e ushqimeve ka kapur jo vetëm AKU, por edhe deputetët, dhe këtë e tregoi javët e fundit mafia e qumështit që bleu deputetët për të hequr taksën për qumështin pluhur. Disa investigime serioze kanë zbuluar praninë e vajit të palmës në produktet e bulmetit, pas analizave në laboratorë.  Po kush janë kompanitë dhe njerëzit në Shqipëri që fusin vaj palme nëpër pikat doganore? Deri më sot, kapot e ushqimeve kanë lobuar dhe kanë lëvizur çdo gur që të mos zbulohen, por të vijojnë aktivitetin në fshehtësi, duke fituar shpeshherë në dëm të shëndetit të qytetarëve. Për herë të parë kemi mësuar nga burime  zyrtare dhe të dokumentuara, disa nga kompanitë kryesore që sjellin në Shqipëri mijëra kg vaji palme çdo vit. Mes kompanive është edhe ‘Alta Group’, me nipt: L02017014B. Pas kësaj kompanie qëndron Artur Duçkallari sipas Pamfleti,  i cili është administrator dhe zotëron maxhorancën e aksioneve. ‘Alta Group’ ka një peshë të madhe në tregtimin e lëndëve të para për furrat e bukës, pastiçeritë, akulloret, marketet, qumështin etj. Po cilat janë sasitë e vajit të palmës që Artur Duçkallari hedh në produktet ushqimore? Në cilat produkte hidhet vaji i palmës dhe ku përfundojnë ato? Cili është roli i AKU-së? Cilat janë kompanitë e tjera me natyrë mafioze që përziejnë vajin e palmës në produktet e bulmetit.