Afera e inceneratorëve, videot kompromentuese apo vendimmarrjet për vettingun, shkak që SPAK të arrestoj Ëngjëll Agaçin…?!

Një mori provash e faktesh të dala ndër vite, kanë krijuar dyshimet e forta publike se afera, me kosto rreth 430 milionë euro, është ideuar dhe zbatuar nga njerëz me pushtet shumë të lartë në Shqipëri, përfshirë kreun e qeverisë, Rama, zv/Kryeministrin Ahmetaj, ministren e Infrastukturës, Balluku, kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj dhe, me një rol deçisiv në hartimin e procedurave, Ëngjëll Agaçi.

Sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, nuk është më në detyrën që mbante pranë kreut të qeverisë, Edi Rama. Largimi i tij mësohet ka ardhur si rezultat i dorëheqjes, ndërsa arsyet nuk janë ende të qarta. Prej një kohe të gjatë, Agaçi ka patur telashe me drejtësinë dhe është thirrur në SPAK për disa çështje në hetim nga Prokuroria e Posaçme. Engjëll Agaçi largohet nga detyra pas plot 13 vitesh. Juristi Agaçi u  kthyer nga Italia me gjasme për të shërbyer në vendin e tij, por që duket se më shumë i ka shërbyer xhepit të tij. Nga duart e tij kalonte çdo dokument i institucionit, çdo ligj, çdo koncesion që miratohet dhe çdo vendim. Pra, Engjëll Agaçi ishte filtri. Thuhej dikur nga zyrtaret e Financave se pa dieninë e tij nuk kishte auditime dhe kontrolle tek bizneset. Pa verifikimin e tij nuk kalonte asnjë vettingun, madje edhe një pjesë e zyrtarëve kanë deklaruar se komandonte sistemin e Gjyqësorit e SPAK madje edhe u jepte urdhër e direktiva ?! “Engjëlli” i Ramës, i akuzuar për një mijë e një bëma dhe gjëma, sot sfidon hapur edhe të gjithë ministrat. Agaçi u mundua të mbyllte shpejtë aferën korruptive të inceneratorëve, por  hetimi ka lënë disa litarë jashtë prej vitesh, duket se tashmë i është afruar në zyrën ngjitur të kreut të qeverisë tek ish-Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë. Një mori provash e faktesh të dala ndër vite, kanë krijuar dyshimet e forta publike se afera, me kosto rreth 430 milionë euro, ka si strateg edhe Ëngjëll Agaçin në hartimin e procedurave. I konsideruar edhe si “eminenca gri” e shefit të qeverisë, duket se do të jetë personazhi i radhës në oborrin e Ramës që do të provojë shijen e hidhur të prangave nga prokurorët e posaçëm. Hetimi për aferën e Djegësave ka nisur rreth 5 vjet më parë. Deri më tani, personazhet kryesorë të arrestuar e dënuar janë ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-deputeti socialist, Alqi Bllako. Bashkë me ta, janë shpallur fajtor edhe një dyzinë zyrtarësh të niveleve më të ulëta, si edhe biznesmenë.

Roli i “eminencës gri”

NOA

Ka shumë indikatorë që tregojnë se afera qindra-milionë euro e inceneratorëve mbërrin deri në majën e kupolës shtetërore. Kjo nuk është thjeshtë një retorikë, por e mbështetur në të dhëna dokumentare e dëshmi të dhëna nën betim nga personazhet që kanë pasur të drejtën për të firmosur e vulosur procedurat paraprake dhe kontratat që kanë pasur një përfitues të vetëm të dukshëm Klodian Zoton. Gjeneza e aferës nisi me procedurat për impiantin e përpunimit të mbetjeve në Elbasan, të cilat u pasuan me sipërmarrjet e ngjashme në Fier dhe Tiranë.

Dhe, kontrata e Elbasanit mund të marrë me vete kupolën e Edi Ramës, në rast se Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK), do të jetë e lirë për të vepruar. Dokumentat dëshmojnë për rolin thelbësor të ish-zëvendës-kryeministrit, Arben Ahmetaj dhe ish-Ministri i Infrastrukturës dhe aktualisht deputetit Damian Gjiknuri. Por, siç ka raportuar më herët “Boldnews.al”, mbi ta qëndron emri i Ëngjëll Agaçit, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave. Në shtator të vitit 2014, Ministria e Mjedisit, nën drejtimin e Lefter Kokës, nis një procedurë të përzier për të dhënë me koncesion me negocim pa shpallje impiantin e përpunimit të mbetjeve në Qarkun e Elbasanit.Burime konfidenciale për “Boldnews.al” deklaruan se historia e inceneratorëve ende nuk është mbyllur dhe se tashmë janë krijuar dyshime të forta mbi rolin e Agaçit. Ai është zyrtari që mban përgjegjësinë për verifikim e dokumentacionit, procedurave, draft kontratave, përpara se ato të kalojnë për miratim në Këshillin e Ministrave. Ëngjëll Agaçi mohoi që Këshilli i Ministrave të ketë miratuar propozimin anti-ligjor të Lefter Kokës për inceneratorin e Elbasanit.

Milionat e Agaçit, burgu i Kokës dhe si e mashtruan të jepte dorëheqjen nga deputet,pasi ai ishte “Guri i Sizifit”

Por, në rast se procedura e paligjshme nuk është miratuar dhe nuk ka sjellë efekte, siç deklaron Agaçi, atëherë përse u arrestua Lefter Koka? Ka shumë SMS, që janë në dorën e shërbimeve të vendeve të BE-së dhe të SHBA-ve, ku Koka konsiderohej nga disa si “Diamant” dhe nga “kapua” si “Guri Sizifit”. Jam i bindur se Lefter Koka me fisnikërinë e tij dhe me besën e shqiptarit dha dorëheqje, pa pasur asnjë gjynahë tek Inceneratorët, se dihet kush ishte i nxirë në këtë maskaradë që nisë me “Eko-Albania -Tirana” në 2002-in dhe përfundoj me burgosjen e të pafajshmëve. Madje Koka as e di fare se ç’është “Guri Sizifit” , vetëm nëse ja ka spjeguar mbas lirimit nga burgu ndonjë mik i tij fisnik që e njeh letërsinë. Me pak fjalë:  “Miti i Sizifit”, është sfida e mundimshme e gurit që e shndërroi njeriun në gur. Në mitologjinë greke, nuk ishte thjesht një mbret dinak, ai ishte arketipi i njeriut që guxon t’i kundërvihet rendit kozmik, që e provokon fatin me inteligjencën e tij, që beson se mund t’i mashtrojë edhe perënditë. Por dënimi i tij, ajo përjetësi e lodhshme, ku guri rrokulliset çdo herë sapo prek majën, nuk është thjeshtë hakmarrje hyjnore”. Ndoshta këtë fragment do ta sqarojmë në kohën e mëvonshme pasi aty janë edhe sms ose kodi i sms-ve që hapin kutinë e pandorës së Inceneratorëve. E pas tyre fshihet Agaçi ,që orienton,zbaton dhe këshillon “Shefin e Madh”.

-Në vijim do të lexoni, se çfarë përfaqëson Ëngjëll Agaçi, dhe a ka lidhje me marrëveshjen për qëndrën e pritjes në Shëngjin? Po për PPP-të, Investitorët Strategjikë. Ajo që bie në sy është se Agaçi dhe gruaja e tij nuk kanë investuar në pasuri të patundshme, por kanë shuma të mëdha parash në llogaritë e tyre bankare. Zbulimi i pasurisë së ish-Sekretarit të Përgjithshëm z.Agaçi. Bëhet fjalë për njeriun kyç të të gjitha akteve që ka miratuar kjo qeveri ! Po ashtu, bashkëshortja e tij ka deklaruar dhe 30 mijë euro dhuratë nga nëna e saj, teksa Agaçi në një rast ka marrë dhe hua edhe pse ai ka deklaruar fitime të majme nga dhënia me qira e apartamenteve në Romë.

( Adashi)