4 –fishohet çmimi i ujit në çezmat e qytetarëve

166
Sigal

Me vendim Gjykate, uji është i papijshëm dhe i dëmshëm për shëndetin, jashtë parametrave që garantojnë cilësinë e konsumimit. Enti Rregullator i Ujit në parlament mbi raportin vjetor për 2020, foli për rishikim çmimit të ujit. Aplikohet një faturë në vlerën prej rreth 1400 lekë/muaj, ndërsa aktualisht, vlera mesatare e faturës mujore varion nga 350, ndërkohë qytëtarët do të paguajnë edhe faturat e 40 % të atyre që vjedhin ujin dhe nuk paguajnë. Kjo do të çonte në një katërfishim të faturës

 

Ujë i papijshëm rrjedh në çezmat e qytetarëve, paralajmërohet 4-fishimi i çmimit

ERRU: Ujësjellës-Kanalizime ka nevojë për 5 mld euro investime, një pjesë e kostos do kalojë tek faturat

 

Ndriçim Shani, kreu i ERRU-së, gjatë raportimit në parlament mbi raportin vjetor të institucionit që ai drejton, për vitin 2020, foli për rishikim çmimit të ujit dhe metodologjinë e re

 

 

Edhe pse Shqipëria është e 3-ta në Evropë për burimet ujore, qytetarët nuk kanë ujë të pijshëm në shtëpi. Asnji ujësjellës nuk e vlerëson aktin higjieno-sanitar. Çdo person duhet të konsumojë 3 litra ujë në ditë dhe për 1 familje me 4 persona, shpenzohen 2500 lekë në ditë ose mbi 75 mijë në muaj. Kësaj vlere duhet ti shtohet edhe fatura me taksat e Ujësjellësit, ku vlera totale është e barabartë me 1 pension mujor. Edhe me vendim Gjykate, uji me të cilin furnizohet Tirana është i pa pijshëm dhe i dëmshëm për shëndetin. Gjykata Administrative e Tiranës ka pranuar se, cilësia e ujit që furnizohet kryeqyteti është jashtë parametrave që garantojnë cilësinë e konsumimit.

 

Aplikohet një faturë e unifikuar për sektorin në vlerën prej rreth 1400 lekë/muaj, ndërsa aktualisht, vlera mesatare e faturës mujore varion nga 350. Kjo automatikisht do të çonte në një katërfishim të faturës, për ata që sot paguajnë me vlerë minimale.

Pra për 3mln njerëz duhen 5miliardë euro dhe 25 vjet që të ketë ujë 24h pa ndërprerje, ndërsa në çdo dalje gjatë fushatës të PS-së për 8 vite rresht është premtuar ujë pa ndërprerje. Sikur të mos mjaftonte kjo, ujësjellësit nuk kanë ngurruar që të zgjerojnë stafet. Trendi i rritjes së stafit në sektor vazhdon akoma, dhe për vitin 2020, i cili rezulton i shtuar me 213 punonjës.

Sektori i Ujësjellës-Kanalizimeve, për të shkuar drejt parametrave normalë të furnizimit pa ndërprerje dhe ofrimit të shërbimit në të gjithë vendin ka nevojë për 5 miliardë euro deri në vitin 2040.

Enti Rregullator i Ujit (ERRU) në raportin e performancës të publikuar këto ditë, nënvizon se, “Investimet fizike në sektorin UK, referuar Master Planit Kombëtar për këtë fushë të projektuara deri në vitin 2040, rezulton që të jenë rreth vlerës së 5 miliardë euro. Për përmbushjen e këtyre kërkesave kërkohen rreth 200 milionë euro/vit duke patur parasysh projektimin e tyre në 25 vite.

I njëjti vlerëson se në vitin e kaluar, investimet e bëra në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve ishin 53 milionë euro. Sipas ERRU një pjesë e financimeve është realizuar nga buxheti i shtetit përmes AKUM në vlerën 4.4 miliard lekë ose 36 milion euro (plus dhe vlerën e TVSH-së) dhe pjesa tjetër nga burimet e huaja përmes KfW & SECO në vlerën 2.1 miliard lekë ose 17 milionë euro.

Investimet e bëra sipas raportit kanë mundësuar ujë 24 orë në disa bashki. Sfidë për sektorin mbetet pjesa e kanalizimeve, ku ende gati gjysma e vendit nuk është e mbuluar me këtë shërbim për largimin e kontrolluar të ujërave të përdorur.

Në një tjetër raport të mëparshëm, për të rritur efikasitetin nëpërmjet ekonomisë së shkallës, Enti Rregullator i Ujit (ERRU), në një raport të fundit, propozon dy variante konkrete për agregimin (bashkimin) e ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve.

 

Edhe me vendim Gjykate, ujë është i pa pijshëm dhe i dëmshëm për shëndetin, jashtë parametrave që garantojnë cilësinë e konsumimit.

Katërfishimi i çmimit, fatura minimale e unifikuar e ujit të jetë 1,400 lekë, nga 350 lekë që është

Në një prej alternativave thuhet që të aplikohet një faturë e unifikuar për sektorin në vlerën prej rreth 1400 lekë/muaj, ndërsa aktualisht vlera mesatare e faturës mujore varion nga 350 deri në 2,000 lekë në muaj. Kjo automatikisht do të çonte në një katërfishim të faturës për ata që sot paguajnë me vlerë minimale. Vetë ERRU e pranon se kjo do të krijonte kosto të mëdha sociale, sidomos për zonën verilindore.

Sektori po vuan dhe nga detyrimet e papaguara të energjisë. Ministria e Financave, në një raport të mëparshëm ka propozuar që borxhet që ujësjellësit kanë për energjinë, të futen në faturën e ujit. Ndërmarrjet e ujësjellësit, të cilat janë në administrim publik kanë rikrijuar një borxh prej 17 miliardë lekësh ose 138 milionë eurosh ndaj OSHEE -së deri në fund të vitit të kaluar.

Ministria e Financave në një prej alternativave për zgjidhjen e situatës, propozon që të bëhet zbatimi i plotë i reformës së ujit, ku do të reflektohet kosto e energjisë elektrike në tarifën e ujit në kuadër të rishikimit të metodologjisë të tarifave të ujit.

Kreu i ERRU: Asnjë ujësjellës s’e merr ndershmërisht aktin higjieno-sanitar

Ndriçim Shani, kreu i ERRU-së, gjatë raportimit në parlament mbi raportin vjetor të institucionit që ai drejton, për vitin 2020, foli për rishikim çmimit të ujit dhe metodologjinë e re. Shani u ndal dhe te përballimi i faturave të ujit nga familjet në nevojë, duke kërkuar subvencione.Ndërkaq,  sa i takon performancës të shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve, ai tha se, shumë prej treguesve  u përkeqësuan në vitin 2020. Paralelisht, kreu i ERRU-së solli në vëmendje  pajisjen e shoqërive me aktin e inspektimit higjieno-sanitar, duke kërkuar ndryshime legjislative, pasi sipas tij, edhe ato kompani që e kanë marrë aktualisht, nuk e kanë përfituar me ndershmëri.

60 mijë lekë në muaj ujë i pijshëm

Kujtojmë se një individi  i duhen mesatarish 3 litra ujë në ditë. 2 mijë lekë që një familje me 4 persona do harxhojë në ditë vetëm për ujë të pijshëm, përkatësisht në një  muaj i duhen 60 mijë lekë të vjetra. Gjithë këto shpenzime vetëm për ujë, pasi uji  që rrjedh nga çezmat e qytetarëve nuk është i pijshëm.

37% e qytetarëve nuk kanë mundësi të paguajnë ujin

Shifrat zyrtare nga Bashkia Tiranë tregojnë se mesatarja mujore e numrit të debitorëve përgjatë 12 muajve të vitit 2020, ka qenë rreth 93 mijë individë/kontrata.

Kostot e fshehura

Banorët  përveç faturës zyrtare të UKT-së për ujin e pijshëm, paguajnë edhe një faturë shtesë, atë për blerjen e ujit që konsumojnë. Ndërkohë që, rreth 2 vjet e gjysmë nga miratimi i tarifave të rritura që do të shkonin për furnizmin 24 orë me ujë të pijshëm, investimi duket i largët, ndërsa afatet për arritjen e objektivit 5-vjeçar vihen në pikëpyetje.