Sigal

Çdo gjë që ajo thotë apo bën ngjall kuriozitet të jashtëzakonshëm tek fansat e saj. Elvana Gjata është kthyer sërish në qendër të vëmendjes së medias kohët e fundit së bashku me mikun dhe aktorin Ermal Mamaqi, për shkak të filmit më të ri që dyshja është duke xhiruar.

Por një tjetër detaj i ka bërë kuriozë fansat e këngëtares dhe kjo është unaza që ajo mban në gisht. Pak orë më parë Elvana ka postuar një foto të saj ku shihet qartë unaza me gur që ajo ka vendosur në gisht.

Kaq ka mjaftuar që fansat ta pyesin vazhdimisht artisten në qoftë se është fejuar, ndërkohë që shumë të tjerë e urojnë. Kjo nuk është hera e parë që komentohet fejesa e Elvana Gjatës, pasi muaj më parë një lajm i tillë bëri xhiron e rrjetit.