Sigal

Mediat rozë janë duke shkruar çdo ditë për marrëdhënien e Justin Bieber dhe Hailey Baldwin. Pas propozimit për fejesë, dyshja janë përfolur shpesh herë për një martesë të fshehtë. Ata nuk kanë deklaruar asgjë publikisht, por burime të ndryshe nxjerrin shpesh herë fakte të reja.

Por me sa duket ky e fundit është më zyrtar. Teksa çifti ka darkuar me një fansen e tyre ata kanë pranuar njëzëri se janë martuar në fshehtësi.

“Unë i pyeta nëse janë martuar dhe ata mu përgjigjën njëzëri me “Po”. Ishin shumë të lumtur dhe Justin më tha se Hailey është engjëlli i tij”,- shprehet vajza.

Fansja me emrin Nona Melkoni ka darkuar me çiftin më 16 tetor.