“Zoti e bekoftë”, babai i Meghan Markle flet pas lindjes së nipit

539
Sigal

Babai i Meghan Markle nuk ka fshehur krenarinë sot pas lindjes nga vajza e tij të një djali të shëndetshëm.

Princi Harry njoftoi lindjen e porsalindurit të tij këtë pasdite pasi Markle  ishte më shumë se një javë me vonesë.

Ish-drejtori i ndriçimit në Hollywood, Thomas Markle uroi prindërit e rinj ndërsa tha që ‘zoti duhet të bekojë këtë fëmijë”, pak pasi mbajti profil të ulët përgjatë javëve të kaluara.

Ai tha se shpreson që fëmijët do të shërbejnë me dinjitet dhe krenari.

“Jam shumë i lumtur që nëna dhe fëmija po ia dalin mirë”- u shpreh 74-vjeçari.

“Jam i lumtur që nipi im lindi në familjen mbretërore dhe jam i bindur që do të rritet për t’i shërbyer kurorës dhe njerëzve të Britanisë së Madhe me dinjitet dhe nderim”-shkruan ai më tutje.