‘Zog’ në qafë, Rita Ora bën tatuazhin e saj të prefeurar

469
Sigal

Rita Ora ka një dashuri të madhe për tatuazhet dhe sidomos për ata që janë të vegjël dhe detajist? Këngëtarja me origjinë shqiptare numëron disa në trupin e saj, por i fundit është shumë i veçantë për të. Tatuazhi është në gjuhën shqipe dhe ka një kuptim për këngëtaren e njohur.

Ditën e djeshme Rita ka ndarë foton e tatuazhit të saj të ri në Instagram. Ajo ka shkruar në qafë fjalën “zog”, që për të ka një domethënie të veçantë.

“Kur isha e vogël nëna ime më thërriste zog, ‘zog i mamit’”, -ka treguar Rita për ndjekësit duke shpjeguar edhe domethënien e fjalës në anglisht. Një surprizë e bukur kjo ka qenë edhe për të ëmën, Verën, e cila ka komentuar se do ta thërrasë “zog” përgjithmonë.