Sigal

Nuk kaloi shumë kohë nga dalja e lajmit për propozimin që Justin Bieber i bëri në Bahamas Hailey Baldwin dhe këngëtari kanadez konfirmoi fejesën mes tyre me një postim në romantik në “Instagram”.

24-vjeçari Bieber postoi foton e tij dhe të të fejuarës, modeles 21 vjeçe, duke konfirmuar për fansat lajmin e gëzueshëm.

“Doja të gjeja kohën e duhur për të thënë atë që ndjej për ty, por koha fluturon shpejt, kështu që e thjeshta dhe e mira Hailey, po të them se jam kaq shumë i dashuruar me ty. Jam i angazhuar që ta kaloj jetën duke njohur çdo detaj tëndin, të të dua me durim dhe mirëdashje. Premtoj ta drejtoj familjen tonë me nder dhe integritet dhe Shpirti i Shenjtë na drejtoftë në gjithçka që do të bëjmë dhe çdo vendim që marrim. Zemra ime është tërësisht e jotja. Je dashuria e jetës sime dhe nuk dua ta kaloj me askënd tjetër. Tani, me ty, gjithçka merr kuptim”.

Ndërsa Hailey shkroi në “Twitter”: “Nuk e di se çfarë kam bërë në jetë për të merituar një lumturi të tillë, por i jam kaq mirënjohëse Zotit që kam pranë një person të tillë të pabesueshëm për të ndarë jetën time me të”.