Zac Efron në një lidhje me notaren olimpike? Ja e vërteta…

410
Sigal

Zac Efron mund të jetë në një lidhje të re dhe fansat dyshojnë se mes tij dhe notares olimpike, Sarah Bro mund të ketë diçka. Dyshimet lindën nga një foto që Sarah dhe Zac publikuan gjatë një loje hokej, e cila ishte pothuajse e njëjtë. Nëse kjo nuk ju duket një provë e fortë, në fakt dyshja është parë bashkë gjatë asaj fundjave. Në një ndeshje ‘UFC’, Zac është kapur nga kamerat dhe pranë tij ishte dhe Sarah. Sipas një burimi për ‘E!News’, të dy ishin shumë të lumtur, duke biseduar dhe duke qeshur përpara se të fillonte ndeshja. “Ato dukeshin shumë të lumtur dhe nuk po bënin asgjë për të tërhequr vëmendje. Pasi mbaroi ndeshja, u larguan të dy”, shkruan ‘E!News’. Me këtë, u sqarua njëherë e mirë historia e Zac Efron me Selena Gomez, pasi fansat po flisnin për një flirtim mes tyre.