Will Smith për Era Istrefin: Bashkëpunimi me të dhe Nicky Jam është harmoni

595
Sigal

Më 14 Qershor 2018 pritet të nis ngjarja më e madhe në botën e sportit, Rusia 2018.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në mes të Rusisë e Arabisë Saudite dhe një numër i madh i njerëzve, adhurues të futbollit mezi po presin që të nis ky Kampionat.

Ere Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam do të jenë zërat kryesor në këngën e Botërorit, të tre janë shprehur të lumtur që u është dhënë rasti të marrin pjesë në një organizim kaq madhor siç është ky i FIFA-s.

Menjëherë pasi në mediat e huaja u konfirmua se kush do të jenë këngëtarët që do të performojnë ishte Will Smith ai i cili e zbuloi emrin e këngës nëpërmjet publikimit të një fotografie ku edhe e etiketoi Erën.

Ndërsa sot për FIFA 2018 ai u shpreh se bashkëpunimi me Erën dhe Nicky-n përfaqëson harmoni.

‘’Është nder kur të kërkohet të performosh për Kupën e Botës në FIFA 2018. Kjo ngjarje globale sjell njerëz nga e gjithë bota për t’u gëzuar, qeshur, festuar dhe provuar magjinë. Bashkëpunimi me Nicky, Diplo dhe Erën në këtë rrugë përfaqëson harmoni. Në fund të ditës thjesht duam ta shohim botën duke vallëzuar’’, ishte prononcimi i tij për faqen zyrtare të FIFA-s ndërsa për ta lexuar deklaratën e Erës shikoni në lajmin që ju sjellim poshtë këtij teksti.