Vishet me rroba të gjëra, Billie Eilish zbulon arsyen: Pija ilaçe për dobësim, por urinoja…

228
Sigal

Billie Eilish ka rrëfyer se kur ishte në moshën 12 vjeç kishte pirë pilula për të rënë në peshë pasi ka patur gjithmonë komplekse me veten e saj. Gjatë një interviste për Vanity Fair, Billie tha se vëmendja ndaj trupit të saj i ka bërë njerëzit në rrethin e saj të ngushtë të ndiheshin të shqetësuar.

Unë mendoj se njerëzit përreth meje ishin më të shqetësuar për këtë sesa unë. Të jem e sinqertë unë fillova të vishja rroba të gjera vetëm për shkak të trupit. Mbaj mend që piva ilaçe për dobësim. Por thjesht më bëri të urinoj në shtrat.

Isha vetëm 12 vjeçe, ishte çmenduri sa tani nuk arrij ta besoj. Mendova se vetëm unë e urreja trupin tim, por dhe interneti e urren trupin tim gjithashtu”, është shprehur artistja. Artistja me famë botërore u bë e famshme në moshën 14-vjeç me këngën hit “Bad Guy”.