VIDEO/ Si rrallëherë, Dhurata Dora shfaqet pa pikë grimi në fytyrë

247
Sigal

Dhurata Dora po shijon disa ditë pushimesh. Këngëtarja ka zbuluar se prej disa ditësh ka udhëtuar drejt Maldives, ku shpeshherë ka ndarë momente me ndjekësit teksa shijon ditët e nxehta.

Së fundmi, ylli i hitit “Harrom” ka publilkuar në Instastory disa video, ku shfaqet pa pikë grimi në fytyrë.

Kjo ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve duke qenë se këngëtarja shfaqet gjithmonë e kuruar në daljet e saj publike.

Ajo shfaqet e veshur me një palë bikini ngjyrë rozë, që i vënë në pah linjat perfekte trupore.

Ndërkohë kujtojmë që përsa i përket muzikës Dhurata po shijon suksesin e këngës më të fundit “Harrom”, të publikuar pak javë më parë.

Sakaq, dhe producenti Oster me origjinë nga Gjermania ndau një foto me Dhuratën, dhe siç shihet duket se po përgatiten për të sjellë hitin e ri.