VIDEO/ “Shita biznesin…”, Olta Gixhari rrëfen ‘arratisjen’ dhe periudhën e mjaltit në Spanjë, ja si e kalon kohën me të dashurin në karantinë

350
Sigal

Aktorja Olta Gixhari po e kalon këtë periudhë izolimi në Spanjë, pranë të dashurit të saj, që mbetet ende misterioz për publikun, por ajo që dihet është që është një djalë shqiptar. E ftuar në emisionin e mëngjesit, Wake Up, Gixhari ka treguar se ka shitur biznesin e saj, dhe ky ka qenë një veprim i zgjuar nga ana e saj në këtë kohë krize.

“Në fakt në lidhje me biznesin, bëra gjënë më të mençur që mund të një një njeri para një pandemie. Unë e shita atë. I bëra të keqes përpara. Tani jam shumë më e qetë, sepse do isha shumë e stresuar nëse do kasha biznesin akoma hapur në Shqipëri, do kisha puntorët që duhet t’i paguaja. E shita për ta rihapur sërish në Tiranë, por kjo do të vijë kur çdo gjë të normalizohet….”- u shpreh aktorja.

Ajo ka ndarë detaje dhe nga jeta e saj në karantinë me të dashurin, ku ndër të tjera ka treguar se po e shijon shumë këtë periudhë mjalti, dhe merret me punë shtëpie, të cilat i quan antistres.

Kam kuptuar që jam shumë e lezetshme në shtëpi, vetë i dytë, kam zbuluar që i marr pluhurat shumë mirë, dhe kam zbuluar që jam një njeri me një durim të jashtëzakonshmë. Ne jemi akoma tek pjesa e mjaltit. Unë jam natyrë shumë e lumtur dhe positive dhe pjesën e karantinimit këtu e kam marrë me një pozitivitet shumë të madh. Ne po e shijojmë shumë këtë periudhë, bëjmë gjërat që secili bën në shtëpi, mbase mund të qeshim pak më shumë se sa çiftet e tjera…Ne jemi shumë të lumtur që jemi bashkë,”– është shprehur Olta Gixhari.