Vazhdon beteja e Angelina Jolie dhe Brad Pitt për kujdestarinë e fëmijëve

665
Sigal

Mosmarrëveshja e Angelina Jolie dhe Brad Pitt mbi kujdestarinë e gjashtë fëmijëve të tyre vazhdon prej më shumë se 20 muajsh.

Sipas një urdhëri të gjykatës, aktores i kërkohet që ti thotë fëmijëve se ‘gjykata ka vendosur që mos krijimi i një marrëdhënie me babain e tyre është e dëmshme për ta, se janë të sigurtë me babain e tyre dhe se të kesh një marrëdhënie të mirë me të dy prindërit është shumë e rëndësishme’.

Pitt dhe Jolie kanë tre djem dhe tre vajza, nën moshën 16  vjeç.

Gjykata ka ndërtuar një skemë të përbashkët kujdestaria gjatë kësaj vere, ku fëmijët do të ndajnë kohën e tyre midis Los Angeles dhe Londrës, ndërsa Jolie mban kujdestarinë primare.

Pitt iu dha qasje e pakufizuar telefonike me fëmijët.

Në dokumentet e gjykatës, gjyqtari këshilloi Jolie se marrëveshja e kujdestarisë do të ndryshohej.

“Nëse fëmijët e mitur mbeten të lidhur me babain dhe në varësi të rrethanave, kjo situatë thellohet, atëherë mund të ketë një reduktim të kohës që ata kalojnë me të ëmën e kjo mund të rezultojë edhe me kalimin e kujdestarisë primare tek Pitt,”-shkruhet ne dokumentin e gjykatës.

Çifti u nda në shtator 2016 pas dy vitesh martesë dhe u divorcuan menjëherë pas.

Jolie ka kërkuar vetëm kujdestarinë e fëmijëve.