Vajzën e Alketa Vejsiut e kërkojnë për nuse nga ‘Instagram’-i, por ja si u përgjigj ajo

716
Sigal

Alketa Vejsiu është një ndër moderatorët më të dashura në Shqipëri. Ajo gjithnjë është përpjekur që ta mbajë familjen e saj larg medias, mirëpo vajza e saj Nicol po merr goxha vëmendje.

Image

Ajo është aktive në rrjetin social “Instagram”, ku herë pas here publikon foto.

Së fundmi, vajza e moderatores ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj.

Ndër të tjera, Nicol ka treguar se me vëllain e saj ka një marrëdhënie mjaft të veçantë. “Vëllain e kam 11 vjeç. E kam pikë të dobët. Nuk e ndërroj me asgjë në botë”, shkruan ajo.

Mirëpo nuk kanë mbetur pas edhe pyetjet apo komentet ngacmuese për të.

Dikush i shkroi bukuroshes: “Merre mamin në telefon dhe thuaji më kërkon njëri për nuse”.

Por Nicol i ktheu ndjekësit një përgjigje epike plot humor: “Paskan filluar aplikimet edhe në Instagram pse s’thoni ju”.

Image