U shtrua me urgjencë në spital pas dhimbjeve të forta, gazetari zbulon se modelja Wanda Nara vuan nga…

40
Sigal

BUENOS ARIES

Modelja dhe prezantuesja, Wanda Nara me probleme serioze shëndetësore. Prej disa ajo është e shtuar në një spital në Buenos Aires. Tashmë po thuhet se partnerja e Mauro Icardit është me leucemi. Jorge Lanata në emisionin e tij në Radio Mitre pohon se disa burime pranë Wanda Narës i kanë konfirmuar se ajo vuan nga leucemia.

Të mërkurën në mbrëmje, Wanda u u dërgua me urgjencë në spital pasi kishte dhimbje të forta abdominale. Pas kësaj, mjekët vendosën se gjëja më e mirë për të bërë ishte pranimi i saj në mënyrë që ajo t’i nënshtrohej të gjitha analizave të nevojshme.

Më pas, të premten, mediat lokale raportuan se Wanda Nara ishte transferuar në Sanatorio de Los Arcos, në Buenos Aires.
Pas kësaj, ajo është kontrolluar nga stafi mjekësor për të gjetur dhe diagnostikuar sëmundjen për të cilën kanë krijuar shqetësime për të. Lanata pohon gjithashtu se, që kur mori vesh lajmin e tmerrshëm për diagnozën e supozuar të leucemisë së Narës, partneri i saj Mauro Icardi dëshiron ta dërgojë atë në Itali për trajtim.

Icardi ka luajtur pjesën më të madhe të futbollit të tij në Itali dhe është vendi ku ai dhe Nara kaluan pjesën më të madhe të marrëdhënies së tyre, një vend në të cilin ata ndihen më shumë si në shtëpinë e tyre.