Sigal

Pak ditë pasi aktorët e “Apartamenti 2XL” konfirmuan largimin nga “Vizion Plus”, Cubi (Esmeralda) Metkaj, pjesë e trupës së aktorëve u shfaq me fustan të bardhë nusërie. Të gjithë filluan të ngrinin pyetje se si qëndron e vërteta, sepse Turjan Hyska në një fotografi të aktores shkruante: “Ja erdhi dita o Cubi”.

Duket se e gjithë kjo ka qenë një skenar i përgatitur për reklamën e programit më të ri të humorit me aktorët e “Apartameti 2XL”. Në fakt këtej e tutje ky spektakël do të quhet “Duplex Show” dhe do të nisë transmetimin në televizionin “Klan”. “Duplex Show” do të nisë në vjeshtë dhe këtë e kanë bërë të ditur aktorët dhe producenti i tij, Turjan Hyska.