U përfol për divorcin dhe lidhjen jashtë martese, flet aktorja

612
Sigal

E ftuar në emisionin e mëngjesit në Ora News, Rudina Dembacaj nuk i ka shpëtuar dot pyetjes, për lajmet që kanë ‘pushtuar’ median këto kohë, kryefjalë e të cilës është aktorja dhe ndarja e saj nga bashkëshorti për një ish-deputet problematik.

Aktorja e humorit Dembacaj përsëri ka vendosur të mos thotë asgjë në lidhje me thashethemet që qarkullojnë për të, por ka kërkuar me ngulm të gjendet ai person që e ka akuzuar për të tilla gjëra. Ndër të tjera ka pranuar se ndjehet e lumtur shpirtërisht.

Biseda e plotë

Rudina Dembacaj: “Se kush më ka akuzuar, dua të gjej akuzuesin për ca gjëra. Kush më ka akuzuar aman, dua të di kush ma ka bërë këtë akuzën dua ta puth në ballë. Sepse kanë thënë akuzohet Rudina Dembacaj për kshu kshu kshu. Po ma gjetën kush më ka akuzuar do i jap ça të duan”.

Arjola Shehu: “Ka bërë mirë apo ka bërë keq që të ka akuzuar?”

Rudina Dembacaj: “Jo dua ta di një herë pse më ka akuzuar…Okej dhe kam zgedhur të mos flas fare, nuk dua të flas për momentin. Sigurisht që unë do flas në një moment”.

Arjola Shehu: “Nga gjendja shpirtërore je ok në këtë moment?”

Rudina Dembacaj“Nga gjendja shpirtërore të them të drejtën jam shkëlqyeshëm. Jam e lumtur për momentin”.